Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ikona e Shën Paisijit – dhuratë për papën Francisk

БНР Новини
Foto: u4avplovdiv.com

Sivjet më 24 maj – ditën e arsimit dhe kulturës sllave, një delegacion bullgar do të vizitojë varrin e shenjtorit Konstantin-Kirill Filozof në Romë. Ai dhe vëllai i tij Metodij janë krijuesit e shkrimit sllav. Në programin e delegacionit është përfshirë një audiencë me papën Francisk. Dhurata për të është një ikonë të Shen Paisij Hilendarskit. Libri i Paisij Hilendarskit “Historia Sllavo-Bullgare” i shkruar në vitin 1762 ka një rol të rëndësishëm në Rilindjen tonë kombëtare gjatë viteve të sundimit osman. Ikona është vepër e Adriana Ljubenovës, profesoreshe në katedrën “Teologjia” të Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendarski”.

“Unë e zgjodha ikonën e Paisij Hilendarskit sepse pavarësisht se apostujt Kirill dhe Metodij janë krijuesit e shkrimit sllav, Paisij është ai i cili i zgjoi bullgarët në errësirën e sundimit dhe i bëri një popull. Ishte i pari që foli për identitetin tonë kombëtar – diçka me rëndësi të madhe edhe sot në botën e globalizimit.”

Kjo është ikona e tretë e Shën Paisij Hilendarskit e vizatuar nga Adriana Ljubenova. Të parën ajo ia dhuroi patrikut rus gjatë vizitës së tij në Bullgari.  E dyta ndodhet  në Universitetin e Plovdivit. Ideja për këtë dhuratë për papën Francisk lindi kur si anëtare e Këshillit drejtues të Asociacionit të shkollave bullgare jashtë shtetit ajo ishte ftuar për një vizitë në Romë baskë me fëmijë bullgarë që jetojnë jashtë shtetit. Organizatorja e vizitës është drejtoresha e Gjimnazit të Parë Bullgar në Spanjë – Petja Taneva. Eja çfarë tjetër na tregoi Adriana:

“Nisma e Patja Canevës lindi në mënyrë spontane. Është me rëndësi që nxënësit bullgarë jashtë shtetit ta vizitojnë varrin e Shën Kirill Filozofit. Kështu historia bullgare do të bëhet pjesë e jetës së tyre nuk do të mbetet vetëm në faqet e librave mësimore. Petja Caneva organizon rreth 300 fëmijë nga 6 shtete, të cilët do të marrin pjesë në festimet me rast të 24 majit.”

Ja se çfarë e lidh Adrianën me bullgarët jashtë shtetit. Kur ishte 15 vjeçare ajo nisi për në SHBA. Atje ajo studioi në fushën e skulpturës – ka gjithashtu tri diploma për mastar – në fushën e ikonografisë, në fushën e teologjisë dhe në fushën e arkeologjisë.

“Unë jetoja 6 vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atje isha mësuese në shkollën bullare në Uashington. Për fëmijët që jetojnë larg Bullgarisë, historia është lidhur kryesisht me qytetin, në të cilin jetojnë gjyshi dhe gjysha apo me shtëpinë në fshat.  Për ta historia duhet të prezantohet në një mënyrë më atraktive, ta provokojë interesin e tyre.”

Në Bullgari Adriana punon me organizata të ndryshme joqeveritare si “Bota Paralele” – një shoqatë të nënave të fëmijëve me autizëm. Është koordinatorja e programit të fondacionit “Muzeu im”, ku përpunohen programe arsimore, të cilat kanë si qëllim t’i bëjnë muzetë më atraktive dhe interesante për fëmijët. 

“Aktualisht punoj mbi disa nisma sociale – shtoi ajo. – Njëra është krijimi i një programi për fëmijë me të meta. Kërkojmë mënyra për t’i përfshirë ata në jetën kulturore të qytetit. Me studentët nga Fakulteti Filozofik dhe Historik të Universitetit “Paisij Hilendarski” kemi një klub, në të cilin merremi me ikonografi dhe teologji. Atje ata punojnë me fëmijë të moshës së ndryshme. Sivjet për vit të dytë me radhë bashkë me Muzeun Historik të qytetit organizojmë një kamp historik dhe arkeologjik për fëmijët.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD