Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 maj - festa e shpirtit

БНР Новини

24 maj është një nga festat tona më të ndritshme. Në këtë ditë ne lavdërojmë veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, krijuesit e shkrimit sllav. Në vitin 1980 ata ishin shpallur nga papa Gjon Pali II për patronë shpirtërorë të Evropës. Përveç se është festa e shkronjave, 24 maj është dita e arsimit dhe kulturës bullgare.

Historia e alfabetit sllav fillon në shekullin e nëntë – një kohë, në të cilën Roma dhe Konstantonopoja u konkurruan për të drejtën t’i konvertojnë në fenë e krishtere komunitetet e shumta sllave që jetonin në Kontinentin e Vjetër. „Bullgaria atëherë ishte nën ndikimin e fortë të sllavëve. Fqinjat perëndimore dhe veriperëndimore të Bullgarisë ishin Principata Serbe dhe Principata Kroate. Atëherë u krijuan Rusia e Kievit dhe Moravia e Madhe – shteti më i madh sllav i Evropës Qendrore, u zhvilluan proceset e formimit të principatave në Poloni” – shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë historiani prof. Hristo Matanov.

Pse për krijimin e një alfabeti, të përshtatshëm për sllavët, janë zgjedhur pikërisht vëllezërit Kirill dhe Metodij?

„Kirilli ishte një filolog i shkëlqyeshëm, ka mbaruar Shkollën Magnaure. Akoma në një moshë shumë të re ai u dërgua në misione diplomatike. Zotëroi mirë gjuhën sllave sepse ishte nga Selaniku – një qytet me popullsi të madhe sllave. Metodij pati të njëjtat cilësi, por ai ishte më shumë administrues, jo njeri i kulturës. Pati përvojë me konvertimin e sllavëve në fenë e krishtere në rajonin gjeografik të Maqedonisë. Kështu që ata ishin të përgatitur mjaft mirë për këtë mision – tërheqjen e sllavëve në sferën e ndikimit politik dhe kulturor të Bizantit me anë të shërbimit kishtar në gjuhën sllave. Shenjtorët Kirill dhe Metodij ishin misionarë të shkëlqyer bizantino-sllavë, të cilët e zbatuan detyrën e tyre me porosi të rrjeteve politike bizantine. Por misioni ka një rëndësi aq të madhe për të gjithë sllavët, se motivet fillestare politike me kalimin e kohës janë harruar dhe në vend të parë vlerësohet aspekti kulturor dhe religjioz i veprimtarisë së tyre.”

Çfarë është roli i tyre në përkthimin e librave fetare dhe në krijimin e gjuhës së shërbimit të krishterë.

„Roli i tyre është i stërmadh. Do të filloj me gjuhën e shërbimit , sepse kjo ishte detyra e tyre kryesore kur ishin në Moravinë e Madhe. Ideja e Kostandinopojës atëherë ishte se sllavët mund të konvertohen lehtësisht në fenë e krishtere, në se ata e kuptojnë gjuhën e meshave kishtare. Kështu ata mund të pranojnë modelin bizantin. Nuk do të mendojnë se tek ata vijnë njerëz të huaj, të cilët flasin një gjuhë të huaj dhe i detyrojnë të besojnë në një zot, i cili nuk flet gjuhën e tyre. Për këtë arsye është krijuar alfabeti i ri sllav. Por kjo nuk është më e rëndësishmja. Me rëndësi akoma më të madhe është se me këtë alfabet fillon një veprimtari intensive të përkthimit dhe në fillim janë përkthyer disa nga tekstet kryesore të krishtere.”

Sipas profesorit Matanov sfida më e madhe për vëllezërit e shenjtë ishin pikërisht përkthimet, me të cilat ata në praktikë krijuan gjuhën e shërbimit, e cila është në bazë të gjuhës letrare sllavo-bullgare. Sipas fjalëve të tij kjo është një veprimtari epokale sepse këto ishin përkthime të teksteve të ndërlikuara liturgjike në një gjuhë, në të cilën mungonin nocione themeltare për këto gjëra – diçka që është shumë e vështirë. Dhe diçka tjetër – Kirilli dhe Metodiji u ngarkuan me përgjegjësinë e përgatitjes së nxënësve, të cilët do të shërbenin në gjuhën sllave dhe do të vazhdonin veprimtarinë e madhe të shkrimit – më parë në Moravinë e Madhe e pastaj në shtetet e tjera sllave – në këtë numër edhe në Bullgari. Në vitin 886 princi bullgar Borisi I i mirëpriti në Bullgari nxënësit e Vëllezërve të Shenjtë – Kliment Naum, Gorazd, Sava dhe Angellari. Në shtet u krijuan dy shkolla letrare -  Shkolla e Pliskës dhe e Presllavit dhe ajo e Ohrit. Veprimtaria e vrullshme e tyre gjatë vjetëve e bëri shtetin tonë djepi i shkrimit dhe kulturës sllave.

„Ato ishin qendra, të cilat në vend të parë kishin detyrë të përgatitnin një numër maksimal nxënësish, sepse Bullgaria ishte para pranimit zyrtar të gjuhës sllave – diçka për të cilën kishte nevojë për shumë priftërinj, të cilët të shërbejnë në këtë gjuhë në kishat. – shpjegoi zoti Matanov. – Dhe në vend të dytë duhet thënë se në Shkollën Letrare të Ohrit ishte krijuar një alfabet më të thjeshtë – alfabeti cirilik. Krijimi i tij është lidhur me veprimtarinë e udhëheqësit të saj Shën Kliment i Ohrit. I frymëzuar nga veprimtaria e Vëllezërve të Shenjtë ai vendosi të krijojë një alfabet më të përshtatshëm për shkrim të shpejtë, kështu që librat të krijohen me shpejtësi më të madhe. Alfabeti glagolik, i krijuar nga Kirilli dhe Metodiji është një alfabet fantastik, por është i vështirë – edhe për shkrim, edhe për mësim. Kështu lindi prototipi i alfabetit, që e përdorim sot. Duke folur për shkollën e kryeqyteteve të vjetra bullgare – Pliska dhe Presllav, ajo mbeti në hijen e Shkollës së Ohrit, por ka një rol të rëndësishëm sepse brenda saj u krijua një rreth letrar elitar. Më vonë, në epokën e mbretit bullgar Simeon, në Shekullin e Artë, siç është njohur koha e udhëheqjes së tij, ky rreth krijoi letërsi elitare, më të cilën Bullgaria u bë e njohur në ambientet e arsimuara të botës së atëhershme sllave.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD