Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ballotë e maturantëve – festë në kohën e murtajës

БНР Новини
Foto: BULFOTO

Ditët e fundit të majit ata mund të shihen dhe të dëgjohen kudo: numërojnë deri në 12 – sepse aq vite kaluan në shkollë. Rrinë me trupin drejt të hipur në limuzina luksoze dhe në vetura sportive zhurma e borisë së të cilave dëgjohet larg, zakonisht të veshur me petka të shtrenjta dhe pinë alkool nga shishet. Kështu duken maturantët në Bullgari në kohën e ballove, të cilat u kushtojnë prindërve shumë para. Mbarimi i shkollës së mesme është ngjarja e parë e rëndësishme në jetën e njeriut. Mirëpo ballotë e maturantëve prej kohe u degraduan dhe u kthyen në një festë të shëmtuar.

Arsimimi i fëmijëve është një nga vlerat kryesore të bullgarit dhe për këtë ai është gati të zhveshë edhe këmishën e fundit. Këtë tipar të bullgarit e përshkroi edhe klasiku i letërsisë bullgare Ivan Vazov në romanin “Nën zgjedhën”. Dhe përderisa në të kaluarën fëmijët, mësuesit, prindërit, të parët e qytetit mblidheshin që të festojnë fundin e vitit shkollor dhe dituritë e përvetësuara nga nxënësit, sot ballotë e kanë humbur këtë përmbajtje të thellë. Dhe sikur nuk ka rëndësi, a janë në gjendje prindërit të paguajnë për këtë shthurje. Mbrëmja e maturës është një herë në jetë.

Ballotë e maturantëve janë një krijesë e çuditshme bullgare, e cila i ngjan shumë dasmës. Prindërit e pranojnë organizimin e kësaj mbrëmjeje si një detyrim. Për para nuk flet asnjeri. Prindërit e vajzave janë në një pozitë jo aq të favorshme. Për fustanin e mbrëmjes, këpucë, çantë, stoli, makijazh, rregullim të flokëve shuma arrin deri në 1 mijë euro. Duke shtuar edhe qiranë për veturën luksoze, darkën për të afërmit dhe miqtë dhe kuvertën për mbrëmjen e maturantit, shuma bëhet edhe më e lartë. Ky është një luks për një natë, në të cilën maturantët 19-vjeçar hasen me jetën e ëndërruar pas shkollës.

Mirëpo jeta reale është krejt e ndryshme, ngandonjëherë edhe e errët. Bullgaria është shteti më i varfër të BE-së. Çdo njeri i pestë jeton buzë greminës së varfërisë me nga 150 euro për muaj. Rroga mesatare është përafërsisht 400 euro. Mirëpo gjatë mbrëmjes së maturantëve ato gjykime nuk janë të arsyeshme. Ndërsa bullgarët lavdërohen edhe për këtë, që festojnë se kur e bëjnë këtë herën e fundit. Dhe kjo edhe pse jemi nga më të varfëritë.

Është fakt, se çdo e rregulla ka përjashtime. Kështu që mund të shpresojmë, se harxhimi i paarsyeshëm i parave vetëm për një natë ndoshta një ditë do të mbetet në historinë. Që prej disa vitesh nisma bamirëse #steniskanabala përpiqet të zgjojë ndërgjegjen e maturantëve, duke ftuar t’u dhurojnë jetimëve paratë për mbrëmjen, që të vazhdojnë arsimin e tyre në shkollat e larta ose në qendrat e aftësimit profesional. Dhe megjithëqë fushata po avancon ngadalë, maturantët që kalojnë mbrëmjen me kanotierë akoma hasen rrallë. E mira është se tashmë ka të tillë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD