Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet çmimi i rrymës elektrike, energjetika është duke kërkuar urgjentisht kredi prej 500 mln eurosh

БНР Новини
Foto: arkiv

Para pak kohe u bë e qartë se kompania çeke “Energo-Pro”, e cila e siguron rrymën elektrike në Bullgarinë Verilindore, ka ngritur në Qendrën Kombëtare për Zgjidhjen e Çështjeve të Investimeve të Bankës Botërore një padi arbitrazhi kundër Bullgarisë për 54 mln euro, për shkak të deficitit të krijuar në formimin e çmimeve të rrymës elektrike për tregun e rregulluar në periudhën 2013-2014. Kompania austriake EBH gjithashtu e ka nxjerrë në gjyq Bullgarinë për shkak të investimeve të saj të pambrojtura dhe ka pretendime të lidhura me çmimet e rrymës elektrike dhe detyrimet e Kompanisë Elektrike Kombëtare për blerjen e detyrueshme të energjisë nga burimet ripërtëritëse. Pretendimet e shoqërive të huaja elektrike e vështirësojnë suplementarisht situatën në sektorin energjetik.

Që nga data 1 korrik rryma elektrike për familjet në Bullgari do të rritet mesatarisht me rreth 2 për qind. Nuk është shumë, në qoftë se e shikojmë çmimin në sfondin e tarifave në pjesën tjetër të Evropës. Mirëpo, po të merret parasysh përqindja e energjisë në shpenzimet e përgjithshme të bullgarëve do të shihet se megjithatë kjo rritje është e ndjeshme, sepse sipas statistikave zyrtare rumunët dhe bullgarët paguajnë një prej çmimeve më të larta për energjinë elektrike në BE në krahasim me aftësinë blerëse të popullsisë. Në të njëjtën kohë holdingu energjetik shtetëror, i cili është pronar mazhoritar i Kompanisë Elektrike Kombëtare, grumbullon gjithnjë e më shumë borxhe, të cilat pritet që të arrijnë deri në fund të vitit shumën astronomike prej afro 1 mlrd eurosh.

Kontributi më i konsiderueshëm për kolapsin financiar të energjisë elektrike në rastin konkret është i marrëveshjes së arritur me dy prej centraleve më të mëdha elektrike në vend – me kompaninë amerikane Kontur Global dhe me AES, me të cilat shteti bullgar lidhi para pak kohe marrëveshje. Ajo parashikon që deri në fund të këtij muaji të paguhen borxhe të vjetra prej 370 mln eurosh. Sipas llogaritjeve emocionale të Ministrit të Energjetikës për llogari të kësaj ato do të pakësojnë me rreth 30 për qind taksën e paguar nga shteti për kapacitetet e instaluara. Nuk ka rëndësi nëse këto kapacitete kanë prodhuar, ose kanë furnizuar korrent, ose nuk kanë punuar për një ose tjetër shkak, thjeshtë Kompania Elektrike Kombëtare u paguan atyre për atë që kanë dhe teorikisht mund të bëjnë. Në shikim të parë dhe sipas autoriteteve zyrtare kjo marrëveshje duket e leverdishme dhe sipas Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petrova mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm mbi çmimet përfundimtare të energjisë elektrike në drejtimin poshtë. Akoma më tepër se pikërisht në këtë moment në vendin tonë po vëzhgohet një ulje e konsiderueshme e konsumimit të brendshëm dhe e eksportit të rrymës elektrike dhe disa centrale elektrike tashmë hoqën nga eksploatimi disa prej kapaciteteve të tyre, si dhe disa parqe solare dhe të erës, të cilat gjithashtu e ndaluan punën e tyre. Duke pasur parasysh këtë tepricë të energjisë, shuma, e cila praktikisht Kompania Elektrike Kombëtare duhej t’u dhuronte centraleve termike do të rritej konsiderueshëm. Supozohet se marrëveshja do t’i pakësojë këto shpenzime, por që të hyjë në fuqi kjo, duhet të gjenden 370 mln euro deri në fund të muajit, kurse Holdingu Energjetik Bullgar dhe Kompania Elektrike Kombëtare nuk e kanë këtë shumë, ato kanë vetëm kredi dhe borxhe të vjetra, të cilat vazhdimisht po rriten. Megjithë thirrjet e ekspertëve të shquar në lëmin e energjetikës për prishjen e këtyre marrëveshjeve, holdingu shtetëror i drejtoi një kërkesë Ministrisë së Financave për të marrë garanci shtetërore për marrjen e një huaje të tillë, sepse pa garanci të tilla asnjë bankë, e cila e ka bërë analizën përkatëse të gjendjes financiare të kompanisë, nuk do të livrojë asnjë euro cent, ose do të kërkojë interesa shumë të mëdha.

Nëse qeveria do të japë garancitë e kërkuara, kjo nuk është shumë e qartë, sepse ka kufizime ligjore për tavanin e borxhit publik. Praktikisht ka një rrezik real që tavani i borxhit shtetëror i lejuar nga Parlamenti të prishet. Kjo nuk mund të ndodhë lehtë dhe pa probleme, kurse afatet e shkurtra e vështirësojnë Holindgun Energjetik Bullgar gjithnjë e më shumë.

Jo një herë ekspertët në fushën e energjisë dhe analizatorët ekonomikë kanë paralajmëruar se në energjetikë gjendja bëhet gjithnjë e më e nxehtë me çdo një ditë të kaluar dhe se ka nevojë për reforma të domosdoshme dhe radikale. Mirëpo, meqenëse këto reforma nuk mund të mos jenë të dhimbshme për konsumatorët, ka pak të ngjarë që pikërisht në vitin e zgjedhjeve vendore autoritetet ta ndërmarrin këtë operacion të rrezikshëm. Ose, thënë me fjalët e Kryeministrit Bojko Borisov në një fjalim para përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore: “deri tani i kishim përqendruar përpjekjet tona te problemet e ngutshme, por tashmë shikojmë në një perspektivë më të largët”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD