Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është e mundshme “ekzistenca post-digjitale”?

БНР Новини
Black Hawk Paint nga Addi Wagenknecht
Foto: Bitforms Gallery NY

Përgjigje pyetjes “A është e mundshme ekzistenca post-digjitale” do të kërkojmë në Festivalin Ndërkombëtar për dizajn dhe kulturë vizuale ONE DESIGN WEEK. Për vit të dytë të radhës mikpritës i tij është qyteti bullgar Plovdiv, ndërsa tema e festivalit të sivjetshëm është “Digjital One” e cila do të trajtohet në ekspozitën “Ekzistenca post-digjitale”. Sipas traditës forumi mbledh emra të njohur nga tërë bota në sferën e dizajnit dhe arteve vizuale, që prezantojnë praktika të mira dhe tendenca aktuale në sektor.

Kurator i ekspozitës është Rene Beekman, holandez, i cili jeton dhe punon në Bullgari prej 12 vjetësh. Ai është piktor, pedagog dhe bashkëthemelues i programit të magjistraturës “Artet digjitale” në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje. Ja se çfarë na tregoi ai: “Emri i ekspozitës vjen nga libri me të njëjtin emër “Ekzistenca post-digjitale” të Nicholas Negroponte nga viti 1995. Në të ai përshkruan kalimin nga bota analoge në atë digjitale. Gjithçka ndodhi shumë shpejtë dhe atë që e përfytyruam si digjitale është ndryshuar rrënjësisht. Në fillim mendonim, se kompjuterët janë monitor, tastierë... Ndërsa këto ditë Google njoftoi, se do të bëjë disa prej rrobave si pjesë e interfejsit për drejtimin e kompjuterëve rreth nesh. Kjo është periudhë, e cila prej 15 vjetësh quhet post-digjitale. E përkthyer në bullgarisht kjo fjalë do të thotë, se ajo që ka ekzistuar më përpara tashme ka përfunduar. Në këtë ekspozitë do të prezantohen vepra, që tashmë nuk përdoren në mënyrën tradicionale, nuk ka shumë video shfaqje, por ka art figurativ, skulpturë dhe punime të tjera, të bëra në mënyrë digjitale.”

Gjatë vitit 2000 kompozitori i njohur i muzikës elektronike Kim Cascone përdori për herë të parë fjalën “post-digjitale”. Qe atëherë deri më sot termi përdoret gjerësisht në debatet për artin dhe kulturën e sotme. Ai përshkruan situatën, në të cilën ne tashmë nuk jemi të shqetësuar që të bëhemi digjitalë. Bota jonë tashmë është digjitale dhe kjo ndryshon thellë mënyrën, sipas së cilës jetojmë, punojmë dhe mendojmë. Digjitalja tashmë nuk është instrument, por praktikë e cila ka qëndrim ndaj botës. Ekspozita do të tregojë punimet e afro 20 artistëve nga 8 vende, të cilët punojnë nëpërmjet prizmit të kësaj situate post-digjitale. Rene Beekman tregoi:

Quantum Foam #1 nga Frederic de Wilde“Do t’ju prezantojë tre piktorë të huaj shumë interesantë. Këta janë Addi Wagenknecht – piktore amerikane, e cila jeton në Austri. Puna me të cilën merr pjesë “Black Hawk Paint” kombinon hakjen e teknologjisë së gatshme me ekspresivitetin krijues. Ajo përdor dron në vend të furçës dhe krijon art figurativ, duke provokuar ndjenje të përziera të romantikës drejt teknologjisë dhe ekspresivitetit krijues. Piktori belg Frederic de Wilde punon në kufirin midis shkencës dhe artit. Interesohet për rezultatin krijues në gërshetimin e dy fushave dhe hakimin e zhurmës së kuanteve, bazë të Universit tonë. Për krijimin e veprave të tij ai punon me laboratorë dhe universitete nga e gjitha bota, përfshi laboratorët e NASA-s. Në këtë ekspozitë Wilde do të prezantojë dy skulptura të vogla, të krijuara në bazë të të dhënave të matjes së kuanteve, bërë në një laborator në Australi. Carl-Johan Rosen është nga Suedia dhe ai do to të prezantohet me punimin “I speak my self into an object”. Projekti i tij është njëkohësisht libër dhe program kompjuterik. Programi kompjuterik përfshin dizajnin dhe formimin e librit dhe pjesë prej kodit të tij është vetë përmbajtja e librit. Kur e startosh softuerin, ai rikrijon formimin e librit me kodin e softuerit si përmbajtja. Përmbajtja e librit është shkruar me gjuhën e programimit C++. Kjo gjuhë zakonisht është e destinuar për të shkruar nga njerëzit dhe për të lexuar nga kompjuteri. Kur e lexojmë librin me zë, gjuha e programimit transformohet në gjuhë të të folurit dhe na ofron mundësinë të kuptojmë kodin në mënyrë të re.”

E pyetëm për ndikimin e revolucionit digjital mbi jetën tonë dhe ai me buzëqeshje u përgjigj: “Unë nuk besoj, se do të vijë kohë, kur do të përdorim teknikën më pak, përkundrazi, do ta përdorim gjithnjë e më shumë” – tha në përfundim Rene Beekman.

Përgatiti në shqip. Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD