Për herë të parë që është në pushtet (nga 2002-ta) partia islamo-konservatore e Presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan e humbi shumicën e plotë parlamentare. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi vetëm 40.8 për qind. Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë në favor të Erdoganit, i cili ishte i përkushtuar vetëm në një kauzë – ta kthejë Turqinë në republikë presidenciale.
“Këto zgjedhje ishin si një votë-referendumi “pro” apo “kundër” modelit të Erdoganit”, i cili gjeneronte pushtet, komenton drejtori i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, z. Ljubomir Kjuçukov. – Pavarësisht sukseseve ekonomike e sociale gjatë 10 viteve të para të pushtetit, modeli i Erdoganit gradualisht filloi të shteret, ndërsa ndikimi i presidentit – të gërryhet”.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Turqi sollën dhe po ashtu surpriza. Partia Demokratike e Popujve (HDP), e themeluar gjatë 2012-ës, grumbulloi 10 për qind, aq sa duhet për të hyrë në Parlament. Kjo parti bashkon si social-demokratët, ashtu dhe një sërë organizatash pro-kurde.
Çfarë do të ndodhë në Turqi – zgjedhje të reja, qeveri e koalicionit ose qeveri e pakicës?
“Është e mundur të ndodhë secili nga variantet, shpjegon z. Kjuçukov. – Ndryshe nga fushata parazgjedhore, kur të gjitha formacionet politike i besonin mesazhit “anti-Erdoganit”, tani koalicioni i të gjitha partive kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) duket po thuaj se i parealizueshëm. Sepse dy nga partitë vështirësisht do të pajtoheshin me njëra-tjetrën. Këto janë partia nacionaliste e së djathtas dhe partia pro-kurde e së majtës. Megjithë se tri partitë në opozitë e refuzojnë skenarin e ardhshëm të qeverisë së koalicionit me partinë e Erdoganit, ky skenar nuk duhet të nënvlerësohet. Shumica e analizatorëve janë të mendimit se qeveria e pakicës është një variant i realizueshëm.”
Ruajtja e stabilitetit politik në Turqi është me rëndësi kyçe si në shkallë ndërkombëtare, ashte dhe në raportet dypalëshe Bullgari-Turqi. Mos harrojmë se vitet e fundit pikërisht Turqia fitoi pozitën e liderit rajonal dhe u bë faktor global në çështje të rëndësishme ndërkombëtare. Për Bullgarinë është me interes që Turqia të formojë shpejt qeveri të re, e cila qeveria të bëjë një politikë të jashtme, të qartë e të vazhdueshme.
“Sferat të cilat përbëjnë interes për zhvillimin e raporteve Bullgari-Turqi nga pikëpamja bullgare janë shumë, thotë z. Kjuçukov. – Pas vitit 2010 patëm një etapë kur ndiqnim më tepër interesin turk, përfshi duke u mbyllur Drejtoria e Çështjeve të Ballkanit në MPJ. Bullgaria sikur hoqi dorë nga pozita e saj aktive e politikës së jashtme të Ballkanit. Kohët e fundit vërehet një lloj ndryshimi, por më tepër në reduktimin e kontakteve dypalëshe, se sa në aktualizimin e rendit të ditës. Patëm dhe disa vite ndërprerjeje të instrumentit kryesor të negociatave diplomatike me Turqinë, dhe ky ishte Komisioni i Çështjeve të Pazgjidhura, i themeluar më 2008. Sot funksionimi i këtij Komisioni u rifillua dhe puna e tij është më intensive. Një objekt diskutimi përbëjnë problemet me refugjatët e Trakisë, pronat e Eksarhisë Bullgare, të drejtat sociale, çështjet energjetike, statuti i lumit Rezovska, transmetimet e radios. Pra, një sërë çështjesh, të cilat dy vendet i kanë obligim për t’u zgjidhur. Temat aktuale të raporteve Bullgari-Turqi janë energjetika, siguria, bashkëpunimi në Detin e Zi, dhe jo më pak refugjatët për të cilët u bë fjalë. Çdonjëri nga çështjet e lartpërmendura nënkupton bashkëpunim aktive në mes të dy vendeve.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..