Në qytetin Ballçik të Bullgarisë Verilindore u mbyll Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Korale “Tingujt e Detit të Zi”. Në aktivitetin e sivjetshëm u organizuan shumë koncerte, diskutime publike, punishte, takime jo zyrtare. Pra, programi ishte tepër i larmishëm.
“Edicioni i sivjetshëm tejkaloi pritjet e mia. Çdo gjë ishte organizuar në mënyrë të përkryer. E përshëndes drejtoreshën artistike dhe njëkohësisht anëtare të jurisë, znj. Valentina Georgieva”. Ashtu u shpreh dirigjentja e korit finlandez Zllatomira Vasileva. Kjo e fundit së bashku me të shoqin e saj Ognjan Vasilev jeton prej vitesh të tëra në qytetin Pori të Finlandës. Atje çifti bullgar ka themeluar një shkollë të muzikës korale, e cila përfshin tri formacione.
Me çmim u shpërblye dhe formacioni i dhomës nga Holanda “Belle Voci”, me dirigjente të përkohshme Nedjallka Todorova. Ajo ka mbaruar Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje. Dirigjentja bullgare bashkëpunon me korin holandez që nga viti 2012, por vetëm sipas projekteve të veçanta, të cilat mbulojnë një periudhë të shkurtër repertori.
Pas mbylljes së festivalit kori miks “Sonja Marinkoviç” nga Novi Sadi i Serbisë mezi u largua nga Bullgaria. Sipas fjalëve të dirigjentes Dunja Deuriç koristët serbë kanë qenë shumë të kënaqur.
“Jam mirënjohëse për mikpritjen bullgare, thotë znj. Dunja Deuriç. – Në aktivitetin e sivjetshëm fituam shumë njohuri, në veçanti në punishtet e mbajtura. U kënaqa jashtëzakonisht shumë me koncertin e korit “Tingujt kozmikë”, dirigjuar nga znj. Vanja Moneva. Për mua kjo ishte gara e parë ndërkombëtare ku marr pjesë si dirigjente dhe jam e lumtur se ndodhem pikërisht në Bullgari.”
“E veçanta e festivalit është se një formacion koral është mikpritës i të gjithë aktivitetit dhe ky formacion bën përpjekje që të tjerët të ndihen mirë si mysafirë, vë në dukje dirigjentja e korit mikpritës “Tingujt detarë”, znj. Valentina Georgieva. – Ne u kushtojmë shumë vëmendje punishteve të folklorit bullgar, gjë e cila është me rëndësi të madhe për koret bullgare, dhe njëkohësisht përbën interes për interpretuesit e huaj. Sivjet patëm rastin të bashkëpunojmë me dirigjenten Vanja Moneva, e cila është profesionaliste e vërtetë”. Mikpritësja e festivalit znj. Georgieva është e bindur se çdo i interesuari për të kënduar, patjetër duhet të paraqitet në skenë. Ja pse sivjet në programin jashtë konkursit u përfshin dhe më se dhjetë formacione të tjera korale. Sigurisht më tërheqës ishte kori i bashkësisë hebraike “Lira” nga Zagrebi i Kroacisë.
Secili nga pjesëmarrësit e festivalit u paraqit në skenë, mori vlerësimin kompetent të jurisë dhe pati mundësi të zgjerojë repertorin e vet. Doc. Georgi Arnaudov, anëtar i jurisë, kompozoi dy vepra posaçërisht për festivalin. Nën udhëheqjen e tij koret pjesëmarrëse i interpretuan ato në koncertin mbyllës. Organizatorët e aktivitetit e kanë për qëllim interpretimin e muzikës bashkëkohore bullgare.
“Këndimi në grup të madh përbën një akt moral, po të më lejoni ta citojë Platonin, thotë Doc. Georgi Arnaudov. – Më vjen mirë se atë e pashë te pjesëmarrësit që ishin afro 500. “Tingujt e Detit të Zi” është një festivali i madh, i cili organizohet brenda disa ditësh. Ne, nga Asociacioni i Kompozitorëve do të vazhdojmë të mbështesin festivalin dhe do të bëjmë përpjekje ta zgjerojmë atë, duke bashkëpunuar me vendet e huaja”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Allbena Bezovska
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..