Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e artit koral dhe dashurisë për muzikën – edicioni i pestë i Festivalit “Tingujt e Detit të Zi”

БНР Новини
Çelja e festivalit

Në qytetin Ballçik të Bullgarisë Verilindore u mbyll Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Korale “Tingujt e Detit të Zi”. Në aktivitetin e sivjetshëm u organizuan shumë koncerte, diskutime publike, punishte, takime jo zyrtare. Pra, programi ishte tepër i larmishëm.

“Pasi që kaluat 5 ditët e këtij festivali të mrekullueshëm në qytetin e bukur buzë Detit të Zi – Ballçik, unë po e shpall veten ambasadore e festivalit”, tha znj. Elzhibeta Vtorkovska, dirigjente e Korit të Vajzave “Kancona” nga Polonia. Çmimin e parë, një statujëz dhe certifikatën “E ardhmja e Evropës” i meritoi kori “Katajanmarjat” nga Finlanda.

“Edicioni i sivjetshëm tejkaloi pritjet e mia. Çdo gjë ishte organizuar në mënyrë të përkryer. E përshëndes drejtoreshën artistike dhe njëkohësisht anëtare të jurisë, znj. Valentina Georgieva”. Ashtu u shpreh dirigjentja e korit finlandez Zllatomira Vasileva. Kjo e fundit së bashku me të shoqin e saj Ognjan Vasilev jeton prej vitesh të tëra në qytetin Pori të Finlandës. Atje çifti bullgar ka themeluar një shkollë të muzikës korale, e cila përfshin tri formacione.

Kori “Katajanmarjat”Me çmim u shpërblye dhe formacioni i dhomës nga Holanda “Belle Voci”, me dirigjente të përkohshme Nedjallka Todorova. Ajo ka mbaruar Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje. Dirigjentja bullgare bashkëpunon me korin holandez që nga viti 2012, por vetëm sipas projekteve të veçanta, të cilat mbulojnë një periudhë të shkurtër repertori.

Kori polonez “Kancona”Pas mbylljes së festivalit kori miks “Sonja Marinkoviç” nga Novi Sadi i Serbisë mezi u largua nga Bullgaria. Sipas fjalëve të dirigjentes Dunja Deuriç koristët serbë kanë qenë shumë të kënaqur.

“Jam mirënjohëse për mikpritjen bullgare, thotë znj. Dunja Deuriç. – Në aktivitetin e sivjetshëm fituam shumë njohuri, në veçanti në punishtet e mbajtura. U kënaqa jashtëzakonisht shumë me koncertin e korit “Tingujt kozmikë”, dirigjuar nga znj. Vanja Moneva. Për mua kjo ishte gara e parë ndërkombëtare ku marr pjesë si dirigjente dhe jam e lumtur se ndodhem pikërisht në Bullgari.”

“Belle Voci”“E veçanta e festivalit është se një formacion koral është mikpritës i të gjithë aktivitetit dhe ky formacion bën përpjekje që të tjerët të ndihen mirë si mysafirë, vë në dukje dirigjentja e korit mikpritës “Tingujt detarë”, znj. Valentina Georgieva. – Ne u kushtojmë shumë vëmendje punishteve të folklorit bullgar, gjë e cila është me rëndësi të madhe për koret bullgare, dhe njëkohësisht përbën interes për interpretuesit e huaj. Sivjet patëm rastin të bashkëpunojmë me dirigjenten Vanja Moneva, e cila është profesionaliste e vërtetë”. Mikpritësja e festivalit znj. Georgieva është e bindur se çdo i interesuari për të kënduar, patjetër duhet të paraqitet në skenë. Ja pse sivjet në programin jashtë konkursit u përfshin dhe më se dhjetë formacione të tjera korale. Sigurisht më tërheqës ishte kori i bashkësisë hebraike “Lira” nga Zagrebi i Kroacisë.

Dirigjentja Vanja Moneva, anëtare e jurisë dhe udhëheqëse e një punishte folklorike tha: “Arti koral është dashuri. Që të këndosh muzikë korale përballë duhet të kesh njeri të cilit t’i besosh dhe ta duash atë. Koristët treguan dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe kjo e bëri atmosferën e festivalit të paparë”.

Kori “Tingujt kozmikë”, dirigjuar nga znj. Vanja MonevaSecili nga pjesëmarrësit e festivalit u paraqit në skenë, mori vlerësimin kompetent të jurisë dhe pati mundësi të zgjerojë repertorin e vet. Doc. Georgi Arnaudov, anëtar i jurisë, kompozoi dy vepra posaçërisht për festivalin. Nën udhëheqjen e tij koret pjesëmarrëse i interpretuan ato në koncertin mbyllës. Organizatorët e aktivitetit e kanë për qëllim interpretimin e muzikës bashkëkohore bullgare.

Kori “Sonja Marinkovi甓Këndimi në grup të madh përbën një akt moral, po të më lejoni ta citojë Platonin, thotë Doc. Georgi Arnaudov. – Më vjen mirë se atë e pashë te pjesëmarrësit që ishin afro 500. “Tingujt e Detit të Zi” është një festivali i madh, i cili organizohet brenda disa ditësh. Ne, nga Asociacioni i Kompozitorëve do të vazhdojmë të mbështesin festivalin dhe do të bëjmë përpjekje ta zgjerojmë atë, duke bashkëpunuar me vendet e huaja”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD