Izraeli është një vend i kontrasteve. Dhe ndoshta kjo e frymëzoi fotografin e ri Andrej Rashev të prezantojë disa prej fotografitë me ngjyra, të cilat i bëri gjatë udhëtimit në Tokën e Premtuar. Ekspozita e tij “Izraeli – historia, feja, e ardhmja” u rregullua në lulishten para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në kryeqytet. Ajo i kushtohet përvjetorit të 72-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Gjatë vizitës sime në Izrael më frymëzuan njerëzit dhe energjia e rajoneve, të cilët pata fatin të frekuentojë. Përfytyrimi për Varrin e Zotit dallohet shumë nga realiteti. Aty ndjenja, emocionet, që preokupojnë njeriun, nuk mund të përshkruhen me një fjalë. Dhe pikërisht ky frymëzim më drejtonte përderisa fotografova çdo kuadër të ekspozitës. U përpoqa të prezantoj këndvështrimin tim dhe të evitoj fotografitë tipike turistike. Kur njeriu për herë të parë viziton ndonjë vend, ai dëshiron të kapë me fotoaparatin më shumë gjëra interesante. Personalisht unë kërkova gjërat jo aq të zakonshme.”
Ndonjë vajzë në uniformën ushtarake në Tel Aviv është një pamje e zakonshme. Dhe pasi popullsia e Izraelit përbëhet nga emigrantë nga afro nja 100 vende, nëpër rrugët plotë vapë mund të shihet gjithçka – nga hebrenjtë ortodoksëme veshjet tradicionale dhe burrat me petkat moderne, por të gjithë me kësulat tipike hebraike në kokë të quajtur “kipa”, deri te gra me shami ose me rroba bashkëkohore evropiane.
“Njerëzit në Izrael janë të buzëqeshur dhe mirëdashës. Nuk ndjehet asnjëfarë tensioni edhe në Jerusalem, ku takohen tri fe, të cilat bashkëveprojnë në një sinkron. Në fakt jeta në këtë vend kalon në një harmoni. Fëmijët, që hasen kudo nuk ka rëndësi cilës nga fetë i përkasin. Ata janë fëmijë dhe luajnë së bashku me njeri tjetrin. Dhe kjo ishte një nga shkaqet që të vë theksin mbi të ardhmen e Izraelit pasi e ardhmja janë pikërisht fëmijët dhe prej tyre varet si do të zhvillohen marrëdhëniet midis njerëzve.”
Fotografi Andrej Rashev na prezanton fotografitë e tij më të dashura, për të cilat tregon:
“Atë që shikojmë janë fëmijë myslimanë, të cilët e kanë vënë mbi biçikletën një zemër të kuqe. Fillimisht ishte tepër e vështirë që të shihet zemra, sepse filmi është bardhë e zi. Prandaj qëllimisht e vura theksin mbi zemrën e kuqe. Ata fëmijë nuk kërkojnë konflikte, ata janë fëmijë të mirë. Dhe fakti, se një fëmijë myslimanë mban mbi biçikletën një zemër të kuqe flet për qëndrimin ndaj njerëzve të tjerë. Bëra fotografi të tjera interesante duke hyrë në Varin e Zotit. Nga kubeja e kishës pash si një fill i hollë drite bie mbi gurin e shenjtë të Jisu Krishtit. Mbeta pa frymë. Këtë fotografi nuk e përpunova. Ajo është një copëz hyjnore, e cila ndodhi para syve të mia dhe të cilën edhe më sot nuk mund ta shpjegoj. Shfletova shumë burime, por nuk arrita të gjej ndonjë ndodhi të ngjashme aq të fuqishme. Kam edhe një fotografi tjetër të pëlqyer – në një nga muret e Qytetit të Vjetër të Tel Avivit pash një grafit interesant, i cili vet vetiu flet për situatën aty, për ndjenjat, për idetë. Dhe pikërisht kjo fotografi u bë motoja e ekspozitës sime. Në të mund të shihet një zemër e madhe e kuqërreme dhe pranë saj një zemër më të vogël ngjyrë portokalli. Brenda saj janë të rikrijuara shenjet fetare të islamit, të fesë së krishtere dhe të judaizmit. Te zemra e kuqe ka një simbol matematikor për më të madhe, thënë me fjalë të tjera dashuria duhet të jetë më e madhe nga dallimet midis feve.”
Ekspozita përputhet me vendimin e Bashkisë së Kryeqytetit, që në lulishten pranë Kuvendit Popullor të ngrihet një monument i kushtuar përvjetorit të 70-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, përvjetor, që u shënua në vitin 2013. Po këtë monument do të vihet edhe në portin në Jafa. Ky është qyteti në të cilin më shumë hebrenj bullgarë gjetën strehë gjatë emigrimit në Izrael në vitet 1948 – 1949. Për rëndësinë e këtij akti flet kryetari i Organizatës së Hebrenjve në Bullgari “Shallom” Maksim Benvenisti:
“Hebrenjtë bullgarë jetojnë në mbarë botën, por pasardhësit e tyre – në vendin tonë dhe në Izrael. Bullgaria është atdheu ynë ndërsa Izraeli është vendi i stërgjyshërve tanë. Dhe është një gjë normale që të respektojmë një fakt unik, i cili nuk e ka shokun në mbarë botën – Bullgaria jo vetëm që i shpëtoi hebrenjtë nga vrasje, por e shpëtoi bashkinë bullgare të hebrenjve. Ndryshe nga Danimarka, hebrenjtë e së cilës u transferuan në Suedi. Bullgarët e bashkuar dhe kleri, bashkë me disa liderë politikë mbrojtën hebrenjtë në vazhdim të katër viteve. Ata nuk e transferuan, nuk e dëbuan. Dhe kjo do të jetë rëndësia simbolike e të dy monumenteve – atje ku banojnë më shumë pasardhës të hebrenjve bullgarë nuk duhet të harrohet shpëtimi i baballarëve.”
Ekspozita para Teatrit Popullor u organizua me përkrahjen e Ambasadës së Izraelit në Bullgari dhe të Organizatës së Hebrenjve në Bullgari “Shallom”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: shalompr.org
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..