Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër rregulla për biznes të suksesshëm në Bullgari

БНР Новини
Zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva dhe përfaqësuesi i përhershëm i Bankës Botërore për Bullgarinë Toni Tompson
Foto: BGNES

“Në Bullgari ka problem me epërsinë e ligjit – diçka që ndikon negativisht ekonominë e shtetit”. Këtë e tha zëvendëskryeministrja e politikave evropiane dhe çështjeve institucionale Meglena Kuneva gjatë Forumit Ekonomik për Evropën Juglindore, i cili zhvillohet në Sofje.Një studimi i “Shoqërisë së Hapur” tregon se 2/3 e të anketuarve mendojnë se ligji nuk aplikohet në të njëjtën mënyrë ndaj të gjithë shtetasit. 2/3 prej tyre mendojnë se ligjet nuk janë të drejta. Efikasiteti i procesit legjislativ mund të përmirësohet ndërmjet nismave legjislative të qytetarëve – një praktikë që është e re për Bullgarinë, por jo për shtetet e tjera të BE-së.

“Gjithnjë e më shumë afrohemi tek mundësitë teknike të demokracisë, komentoi Meglena Kuneva. Në kuadrin e një brezi, përveç me shtyp, disponojmë edhe me internet dhe me rrjete sociale. Kjo ndikon edhe procesin legjislativ. Përpiqemi të kompensojmë prapambetjen me “vlerësim të ndikimit”, me diskutime publike, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë legjislacionin.”

Mosbesimi në legjislacion pakëson gjithashtu fluksin e kapitaleve të huaja në Bullgari, mendon përfaqësuesi i Bankës Botërore tek ne Toni Tompson, i cili mori pjesë në Forum Ekonomik. Sipas tij për një biznes të suksesshëm në Bullgari kompanitë e huaja duhet të respektojnë katër rregulla:

“Këshilli im i parë ndaj firmave është që të mbetën larg pushtetit ekzekutiv. Kjo do të thotë – të mos investojnë në sektorë, në të cilët qeveria merr pjesë si rregullator apo si klient. Sepse për fat të keq përvoja tregon se asaj nuk mund t’i besohet.

Në vend të dytë i këshilloj investitorët, të evitojnë nënshkrimin e marrëveshjeve, sepse po të gjykoni dikë në bazë të ndonjë marrëveshjeje, rreziku të humbni çështjen është i madh.

Në vend të tretë – duhet të zgjidhni problemin me mungesën e kuadrove të kualifikuara. Po të doni të keni sukses duhet paraprakisht të keni strategji për tërheqjen e specialistëve me aftësitë e domosdoshme. Një variant i mirë është partneriteti me universitetet.

Dhe në vend të katërt – mos kini asgjë të përbashkët me “të fortët e shtetit”. Ata do ta bëjnë jetën tuaj tmerr dhe do t’ju nxjerrin nga biznesi.”

Toni Tompson mendon se për përmirësimin e kushteve për biznes në Bullgari ka nevojë për rritjen e disiplinës së nënshkrimit të marrëveshjeve, duhet të reformohen arsimi dhe administrata shtetërore. Një problem tjetër sipas ekspertit është se tani rreth 20% të studentëve pas përfundimit të arsimit të tyre kërkojnë mundësi të gjejnë punë jashtë shtetit – kërkojnë punë me pagë më të mirë dhe ndonjë sistem social më cilësor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Të hënën pritni intervistat me pjesëmarrësit shqiptarë në Forumin Ekonomik për Evropën Juglindore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD