Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U dogjën siguresat

БНР Новини
Foto: BGNES

Rregullatori i Pavarur Energjetik në Bullgari, i cili dy herë në vit saktëson çmimin e energjisë elektrike mori vendim që më 1 korrik të rritet çmimi i korrentit – 2% për përdoruesit e zakonshëm dhe 20% për biznesin. Kjo shkaktoi një valë pakënaqësie në rrjetet e afaristëve, të cilët llogaritën se korrenti i shtrenjtë do të vrasë biznesin e tyre. Bile kryeministri Bojko Borisov shpalli përkrahjen e tij për industrinë duke thënë se solidarizohet me kërkesat për ruajtjen e çmimeve të energjisë elektrike deri në fundin e këtij viti. Kryeministri ndjek me vëmendje situatën sepse gjatë vitit 2013 qeveria e parë e tij dha dorëheqjen pikërisht për shkak të protestave të konsumatorëve bullgarë kundër llogarive shumë të larta për korrent.

Tani vendimi i Rregullatorit nuk mund të diskutohet. Kështu është sipas ligjit. Mbi këtë vendim partitë dhe qeveritë nuk mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por mund të ndikojnë me ndihmën e kontakteve personale dhe partiake. Sepse të mos harrojmë se anëtarët e këtij rregullatori janë përfaqësues të fuqive parlamentare. Duke treguar kujdes për qytetarët dhe për biznesin, të dielën kryeministri Borisov organizoi në mënyrë urgjente një mbledhje të qeverisë, në të cilën ishin të pranishëm ekspertë dhe analizatorë. Reagimi ishte kaq i shpejt për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga ana e biznesit se do të fillojnë të ndërpresin punën e ndërmarrjeve të tyre nga një orë në ditë dhe kjo do të provokojë pakësimin e pagave, kufizimin e personelit, uljen e prodhimit.

Në skenë politike duket se ka njëzëshmëri – të gjithët janë të mendimit se çmimi i korrentit nuk duhet të rritet. Me një përjashtim – partneri qeveritar “Bullgaria e qytetarëve”i ish komisioneres evropiane Meglena Kuneva, e cila është zëvendëskryeministre në qeverinë e Bojko Borisovit.

Bomba e energjetikës bullgare vetëm pret momentin e përshtatshëm për të plasur. Duket se sipas Rregullatorit të Pavarur Energjetik, me kryetar Ivan Ivanov, ky moment ka ardhur. Sepse Kompania Elektrike Kombëtare në fakt është falimentuar dhe pronari i saj – Holdingu Energjetik Bullgar ka afat 10 ditor, brenda të cilit duhet të gjejë 500 miliona euro për t’u paguar borxhet e tij të vjetra centraleve elektrike. Problemet janë aq shumë, me përmasa aq të mëdha dhe të grumbulluara në vazhdim të shumë viteve, se në mbledhjen e djeshme qeveritare, ministrat nuk kishin mundësi të marrin vendime për përmirësimin e situatës. Vetëm vendosën se gjatë tre vjetëve të ardhshëm shpenzimet administrative të shoqatave energjike shtetërore duhet të pakësohen nga 10%. Kjo nuk do të ketë një efekt të konsiderueshëm mbi sistemin energjetik, por duket e arsyeshme sepse në këtë fushë, që është në krizë, rrogat janë dy herë më të larta në krahasim me pagat e mesme në shtet. Vendimi tjetër i rëndësishëm i qeverisë është se më në fund problemet e sektorit do të diskutohen publikisht në Kuvendin Popullor, ku mund të pranohen masa urgjente për përmirësimin e situatës. Sipas fjalëve të kryetarit të një nga organizatave të mëdha të punëdhënësve (Dhoma Ekonomike Bullgare) – Bozhidar Danev – energjetika mund t’i tundë themelet e tërë ekonomisë. Pikërisht ky është shqetësimi i kryeministrit Bojko Borisov, i cili aktualisht krenohet me parametrat e mira të ekonomisë sonë, të arritura gjatë kohës së qeverisjes së tij (që nga vjeshta e vitit të kaluar). Përveç kësaj me rënësi është edhe diçka tjetër – këtë vjeshtë do të zhvillohen zgjedhje vendore. Nga Rregullatori i Pavarur Energjetik dhanë shenjë se mund ta shtyjnë rritjen e çmimeve me një muaj, brenda të cilit mund të zhvillohen analiza më të thelluara dhe debate të kujdesshme për kapërcimin e kësaj krize.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD