Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Enjos – koha më magjike gjatë vitit

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 24 qershor Kisha Ortodokse kremton lindjen e Shën profetit Joan Pagëzuesit, që pothuajse përputhet me solsticin veror – dita më e gjatë e vitit. Në ngjashmëri me solsticin dimëror, që është afër Krishtlindjes, kjo ditë pritet me rite festive nëpër të gjithë Evropën që nga kohërat më të lashta. Nëpër tokat tona festa është e njohur si dita e Enjos ose dita e Janes. Pavarësisht se bëhet fjalë për profetin e krishterë Shën Joan, në këngët popullore dhe në besimet takojmë një pamje më të ndryshme – Enjo ose Janjo, një hero mitik, i lidhur me forcën e diellit, që sjellë begati, shëndet dhe martesë të lumtur për vajzat e reja. Mendohet se në këtë ditë energjia e diellit është më e fuqishme dhe në mënyrë magjike ajo i transmetohet ujit dhe bimëve shëruese.

Sipas besimeve pikërisht në ditën e Enjos dielli arrin pikën e vet të fundit të rrugës së vet drejt verës, pushon dhe niset përsëri drejt dimrit. Ai ndalon për pak në sfondin qiellor dhe tundet dhe luan. Kush e shikon në këtë moment, do të jetë i bekuar, prandaj besimi popullor rekomandon të ngrihemi shumë herët dhe të mund të presim lindjen e diellit në një hapësirë.

Besohet akoma se, dielli lahet në liqenet dhe lumenjtë dhe ujërat e tyre bëhen shëruese . Në të kaluarën të moshuar dhe të rinj janë munduar të lehen kur sapo ka dalë dielli në lumin e afërt ose të vërtiten në vesën e mëngjesit për shëndet. Ka pasur dhe burime magjepsëse, të cilat kanë buruar vetëm në ditën e Enjos dhe ujërat e tyre kanë shëruar çdo llojë sëmundjesh. Etnografët e vjetër njoftojnë se kanë qenë dëshmitarë të dukurive të ngjashme, pavarësisht se tingëllojnë në mënyrë të pamundshme për njeriun modern. Dita është e rëndësishme dhe për kërkimtarët e thesareve: në prag të ditës së Enjos floriri i groposur në tokë, një ekuivalent simbolik i diellit, transmeton një shkëndije të veçantë blu dhe kështu sekreti zbulohet përpara fatmirëve.

Një vend të rëndësishëm në festë kanë dhe bimët. Ato duhet të këputen përpara lindjes së diellit, kur kanë një forcë më të madhe shëruese. Akoma që herët, pa lindur dielli, fushat dhe luadhet janë mbushur me vajza, nuse dhe gjyshe, të cilat kanë mbledhur barnat shëruese. Prej tyre kanë formuat buqeta të veçanta të enjos siç i kanë quajtur dhe i kanë varur nën strehët e shtëpive – të ruajnë nga gjërat e këqija dhe të ndihmojnë kundra sëmundjeve dhe magjive. Lëngu i tyre u është dhënë të sëmurëve për të pirë, po kështu ua kanë derdhur mbi kokë. Janë thurur dhe kurora të mëdha të Enjos, në të cilat detyrimisht kanë vënë dhe disa nga bimët e detyrueshme. Në përfytyrimet popullore ata kanë vetinë magjike të mbrojnë nga kuçedrat dhe shtojzovallet, prandaj përmes kurorave janë futur të gjitha gratë dhe fëmijët. Kurora të tilla thuren dhe sot e kësaj dite në kompleksin Etnograf “Etëra” rreth qytetit Gabrovo.




Në ditën e Enjos po kështu hidhet fall për dashuri dhe martesë. Në pjesë të ndryshme të vendit vajzat përdorin teknika të ndryshme, që të mësojnë se me kë do të martohen. Në vende të veçanta zënë brumë me miell të vjedhur dhe formojnë një bukë të kripur, venë një kafshatë nga buka nën jastëk dhe presin të shikojnë se kush do t’i dalë në ëndërr. Në vende të tjera lënë në çati një pasqyrë: djali i cili ua shpie në gjumë, është burri i ardhshëm. E njohur është po kështu dhe këndimi i këngëve mbi tufat e luleve: në mbrëmjen duke u gdhirë festa me këngë riti dhe valle vajzat shtien ujë në një enë të re prej bakri dhe e shpien në shtëpinë e njërës prej tyre. Aty secila e ve tufën e vet të shënuar me një nishan të veçantë dhe në mëngjes herët me emërtime të posaçme riti zbulohet se çfarë burrë do ti bjerë. Në shumë vende kryhet dhe riti Enjova bulja (nusja e Enjos), ku një vajzë e vogël vishet si nuse dhe vajzat shkojnë me të nëpër fshat dhe nëpër fusha.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD