Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anelija Tonçeva: “Nëpërmjet magjisë së traditave tona ne ndërtojmë imazh pozitiv për Bullgarinë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Piktore dhe shkrimtare në profesion të lirë Anelija Tonçeva prej 15 vjetësh jeton në SHBA, por lidhjet e saj me atdheun nuk janë ndërprerë për asnjë çast. Në fillim ka qene arsimtare në shkollën bullgare në Boston dhe me kalimin e kohës bëhet anëtare aktive e komunitetit të madh bullgar në qytet dhe dëshira e saj të prezantojë në mënyrë më të thelluar traditat dhe folklorin bullgar po rritet. Kështu doli romani i saj i parë “Emona mistike” – një dashuri e pazakontë midis shtojzovalles dhe piktorit amerikan. Ngjarjet zhvillohen në fshatin bullgar Emona buzë Detit të Zi. Romani doli në tregun e librave në SHBA dhe Britaninë e Madhe vitin e kaluar. Ai është krijuar në bashkautorësi me Rebeka Carter, shkrimtare dhe redaktore nga Nju Hempshiri, nën pseudonimin e përbashkët artistik Ronesa Aveela.

Këtë emër e shohim mbi kopertinën e librit të tyre më të ri “Dashuri, dritë, rituale”, libër i cili është botuar në SHBA në fund të muajit maj. Por vëllimi i ri nuk i përket gjinisë artistike, por u është kushtuar plotësisht traditave dhe besimeve popullore bullgare me tërë simbolikën dhe gjenezën e tyre, që janë prezantuar me tekst dhe ilustrime. Pas çdo kapitulli ka tekst të shkurtër për lexuesit, sepse ideja e autoreve është jo vetëm “të përshkruajnë ritualet, por edhe t’i bëjnë më interesante dhe më të kuptueshme për të gjitha moshat”.

A është i njohur trashëgimi kulturor bullgar përtej oqeanit?

“Pas publikimit të librit të parë “Emona mistike” në shumë prej jehonave për të, njerëzit ndanin, se libri u ka ndihmuar të njihen me Bullgarinë, me jetën këtu dhe me disa prej traditave të vjetra – tregon Anelija Tonçeva. – Bashkëautorja ime Rebeka, e cila gjithashtu ka interesa ndaj folklorit bullgar, legjendave dhe bukurisë së këngëve dhe valleve tona, shfaqi dëshirën që të botojmë një libër të dytë, në të cilin të përshkruajmë traditat bullgare. Libri është ndarë në 4 pjesë, të cilat përfshijnë ë përshkrimin e 12 zakoneve.”

Edhe vetë bullgarët mund të mësojnë shumë për traditat tona nga ky libër, vazhdoi Anelija. Ka interes të madh nga të rinjtë , të cilët jetojnë jashtë shtetit në vende të ndryshme. Autoret tashmë klane marrë jehona nga Spanja, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut. Ilustrimet e librit përsëri janë vepër të Anelija Tonçevës, në kopertitën e librit është vizatuar riti popullor në ditën e Enjos. “Kjo është festë, të cilën e pëlqej shumë, sepse është mbushur me shumë diel dhe dritë, gjithashtu edhe me magjinë e folklorit bullgar” – rrëfen autorja.

Anelija dhe Rebeka planifikojnë të prezantojnë librin gjatë muajve të ardhshëm në Universitetin e Bostonit dhe në Konsullatën Bullgare në Nju Jork. Si bullgarët në Boston përpiqen të ruajnë të gjalla traditat tona?

“Ekzistojnë shumë tradita dhe festime tek ne – tregon Anelija. – Festa e trëndafilit filloi para 5 vjetësh, organizohet nga bullgarë të shpërngulur nga qyteti Kazanllëk. Në të mblidhen shumë njerëz, jo vetëm bullgarë, por edhe amerikanë. Prej vitesh shumë aktivitete organizohen edhe nga kisha bullgare “Shën Petka”, nga shkolla bullgare dhe nga Qendra kulturore “Madara”. Njerëzit gëzohen kur mblidhen dhe këmbejnë informacione. Shumë amerikanë vijnë në këto aktivitete, marrin pjesë në grupet valltare dhe korale, këndojnë dhe frekuentojnë Tubimin Kombëtar të krijimtarisë popullore bullgare në Koprivshtica. Në tërësi ata në mënyrë pozitive e pranojnë kulturën tonë”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD