Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 28 gusht deri më 7 shtator

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Orkestra Simfonike e BNR nën dirigjentin e Konstantin Ilievskit do të hapë festivalin

Foto: Festat e Arteve Apolonia

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll. I njohur asokohe me pseudonimin “kryeqyteti bohem”, qyteti detar i kthente oborret e shtëpive në hapësira ekspozite, muzika klasike dhe strofat poetike tingëllonin nën kupolën e kishës, sipër amfiteatrit dëgjohej zëri hyjnor i basit me famë botërore Nikolla Gjuzelev, idetë artistike pushtonin madje rrugët e qytetit bregdetar. Dyzet vjet më vonë, "Apolonia" do të thotë vetëm një gjë - arti me vlerën më të lartë, i mbështjellë me një dozë romantizmi nga shkëlqimet e fundit të diellit dhe pëshpëritja e flladit të detit.

Edicioni i sivjetshëm i “Apolonia” do të hapet me koncertin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Margarita Dimitrova

Është e mrekullueshme që gjatë këtyre 40 viteve Radioja Kombëtare Bullgare ka qenë partneri ynë mediatik– thekson Margarita Dimitrova (drejtoreshë artistike e “Apolonia”). – Prandaj është e natyrshme që festivali të fillojë më 29 gusht me orkestrën e saj të drejtuar nga dirigjenti Konstantin Ilievski dhe me solisten Svetlina Stojanova, e cila është një mezo-soprane e shkëlqyer me një karrierë mbarëbotërore në teatrot kryesore të operës. Do të dëgjoni edhe "Karmen", edhe muzikë bullgare, edhe Azuçena nga “Trubaduri". Këtë koncert ia kushtojmë operës”.

Orkestra Simfonike e BNR

Një ditë para fillimit zyrtar të Festivalit të Arteve, fjalën do ta kenë si piktorët dhe skulptori Pavell Kojçev, i cili ka përgatitur një surprizë që mund të shihet që nga larg.

Pavell Kojçev

"Këto janë dy figura fantastike të një burri dhe një gruaje - zbulon Margarita Dimitrova. – Ato janë futuriste, me shkëlqim, të gjitha prej argjendi. Do t'i vendosim në shëtitoren bregdetare në Sozopoll, në mënyrë që njerëzit, duke hyrë në qytet, t'i shohin këto figura të mëdha, të cilat do të jenë të pranishme gjatë festivalit. Gredi Assa do të shfaqë piktura të reja të pikturuara posaçërisht për ekspozitën - do të ketë shumë blu, shumë gjelbër, shumë det, shumë rëra, shumë diell që lind dhe do të jetë e bukur. Studentët që mbarojnë këtë vit Akademinë e Arteve do të jenë të pranishëm me një ekspozitë, kurse fotografi i njohur Asen Shopov do të prezantojë foto kryesisht me pamje nga Sozopoli.

Një nga ngjarjet botërore i përket fituesit të çmimit letrar "Booker", Georgi Gospodinov, me premierën e romanit të tij të ri "Kopshtari dhe vdekja" - një histori, sipas fjalëve të tij, për baballarët që largohen në një botë që po largohet.

Georgi Gospodinov

E mrekullueshme do të jetë edhe paraqitja e trembëdhjetë koncertmasterëve dhe muzikantëve bullgarë në mbarë botën, mes tyre Allbena Danaillova Svetlin Rusev, Lia Petrova.

Jam absolutisht e bindur se kjo do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme - jo vetëm për muzikantët, por edhe për të gjithë në Sozopol që do të jenë në gjendje të prekin performancat e tyre. Në programin e këtij ansambli të dhomës pa dirigjent janë përfshirë vepra të Mozartit, Mendelsonit, Berliozit, Vlladigerovit. Do të ketë edhe surpriza”.

Ideja e drejtorit artistik të festivalit është që performanca e muzikantëve bullgarë të kalojë kufirin tonë dhe shfaqjet të arrijnë te publiku evropian. Koncerti do të filmohet dhe do t'u ofrohet transmetuesve kryesorë të muzikës klasike si Arte dhe Mezzo.

Ekaterina, Panço, Aleksandër dhe Konstantin Vlladigerovi nga familja e famshme muzikore Vlladigerovi

Nga data 28 gusht deri më 7 shtator qendra kulturore “At Paisij”, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve, Amfiteatri “Apolonia”, kinemaja verore do të bëhen sërish skena për artin e njerëzve nga të gjitha sferat. Por Margarita Dimitrova po shikon drejt një sfere edhe më të madhe - ishulli i Shën Kirikut.

"Nëse do të ndodhë ndonjëherë në jetën tonë, ky do të jetë vendi më magjik në Bullgari - një ishull kulturor i jashtëzakonshëm, me salla ekspozite dhe koncertesh, me galeri, me një kinema. Do të ketë gjithashtu një muze arkeologjik, sepse ishulli është vendi më i natyrshëm për këtë”.

Ishulli Shën Kirik

E ndërsa ëndrra e radhës, në shikim të parë e pamundur, është duke kërkuar “adoptuesit” e saj – si ish-bohemët që hodhën themelet e “Apolonia”, Margarita Dimitrova uron që në 40 vitet e ardhshme të rinjtë të vazhdojnë atë që kanë bërë artistët e mëparshëm.

Foto: Diana Cankova, Facebook /Festat e Arteve Apolonia, BNR, Masteri i Artit, Facebook /BNR Orkestra Simfonike

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD