Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare më në fund dha dorëheqje

БНР Новини
Foto: arkiv

Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov më në fund dha dorëheqje dhe më 10 korrik tashmë nuk do të zë një nga postet më përgjegjëse në shtet. Thuaj “më në fund”, sepse kjo dorëheqje ishte kërkuar dhe ishte premtuar shumë herë pas falimentimit të bankës së katërt për nga madhësia në Bullgari “Banka Korporative Tregtare” gjatë korrikut të vitit të kaluar. Arsyet për këtë falimentim, i cili shkaktoi tërheqjen e një borxhi të madh shtetëror, akoma nuk janë të qarta, por të gjitha fuqitë politike, ekspertët dhe analizatorët financiarë kanë njëzëshmëri për këtë se faji më i madh është i Bankës Qendrore.  Ajo nuk arriti të zbulojë në kohën e duhur problemet në Bankën Korporative dhe të ndërpresë praktikat e këqija në menaxhimin e saj, nuk mori masa adekuate për evitimin e katastrofës.

Në fillim prokuroria nisi hetim kundër nënguvernatorit të Bankës Popullore Bullgare për çështjet e mbikëqyrjes financiare dhe ai ishte shkarkuar nga posti. Në të njëjtën kohë shefi i tij Ivan Iskrov nuk u prek nga kritikat dhe akuzat në mungesë të profesionalizmit, bile në korrupsion. Sipas ligjit guvernatori i bankës qendrore është krejt i pavarur dhe nuk mund të zëvendësohet kundër dëshirës së tij para përfundimit të mandatit. Në këtë rast mandati i Ivan Iskrovit skadon gjatë tetorit të këtij viti. Mirëpo shoqëria bullgare e prekur thellë nga sjellja e bankierit Nr. 1 ushtroi shtypje të madhe. Presioni kundër Ivan Iskrovit erdhi nga të gjitha anët dhe më shumë – nga qeveria dhe Parlamenti. Kishte shumë ftesa, kërcënime dhe debate në shoqëri, por pavarësisht nga kjo guvernatori mbeti mbi këtë valë pakënaqësie në postin e tij deri në ditën e djeshme, kur dha dorëheqjen e vet.

Ndërkohë partitë parlamentare zgjodhën katër kandidatë potencialë për postin e bankierit të lartë. Një prej tyre duhet të miratohet nga Parlamenti. Po të shikojmë autobiografitë e tyre, mund të them se të gjithët janë të përshtatshëm për përgjegjësinë e lartë të guvernatorit. Kështu që tani nuk është me rëndësi aq të madhe profesionalizmi, por përkrahja politike. Tani për tani shanse më të mëdha ka kandidati i partisë qeverisëse GERB – Dimitër Radev. Ai nuk është i njohur në Bullgari, sepse pjesa më e madhe e karrierës së tij ka kaluar në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Por deri tani askush nuk ka bërë zbulime komprometuese kundër tij. Javën e ardhshme kandidatët për postin e Ivan Iskrovit do të dëgjohen në Parlament.

Dorëheqja është shumëpritur, por nuk mund të them se provokoi ndonjë gëzim të veçantë. Të gjithë analizatorët dhe ekspertët në shtet janë të mendimit se aktualisht sistemi bankar i shtetit është në gjendje shumë të mirë, por duket se kjo është për shkak të sjelljes së bankëve, të cilët bënë përfundimet e veta të rëndësishme pas krizës së Bankës Korporative Tregtare. Dhe nuk mund të them se Banka Qendrore ka ndonjë kontribut për këtë stabilitet. Shpresojmë se nuk do të realizohen paralajmërimet e disa ekspertëve se paniku në Greqi, ku qytetarët tërheqin depozitat e tyre për shkak të frikës nga falimentimi eventual i shtetit, mund të jetë ngjitës. Një frikë e tillë mund të shkaktojë valë tërheqjesh të parave nga bankat greke në Bullgari. Dhe kështu mund të përsëritet kazusi me falimentimin e Bankës Korporative Tregtare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev, Irina Nedeva dhe Andrej Kovaçev

Konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane është një temë kyçe në PE sipas eurodeputetëve bullgarë

Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..

botuar më 25-02-20 7.30.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD
Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD