Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ana e prapme e stabilitetit bankar

БНР Новини
Foto: BGNES

“Është shumë mirë, se falimentimi i Bankës Korporatave Tregtare nuk ndikoi mbi sistemin e tërësishëm bankar”. Këtë e tha guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov duke dhënë dorëheqjen. Mirëpo, a është vërtet sistemi bankar bullgar likuid? Pyetja është retorike. Protesta e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të huamarrësve, më 25 qershor tregoi, se ka edhe një këndvështrim tjetër.

Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, ishte të tërheqë vëmendjen e pushtetarëve mbi të ashtuquajturat borxhe në franga. Fjala vjen për kredi në franga zviceranë. Me lirimin e euros dhe përkatësisht të levës bullgare kundrejt frangut zviceran, kuotat që paguhen për shlyerjen e borxheve u rritën. Sipas avokates Veska Voleva, e cila ka hapur një sërë procesesh kundër bankave tek ne, kreditë në franga zviceranë në praktikë përbëjnë manovrime financiare me qëllim që bankat të mbrohen kundër lëkundjeve të euros në tregjet ndërkombëtare. Huat në fakt nuk u morën në franga zviceranë, por më shpesh në leva. Klientët fillimisht u tërhoqën nga kamatat më të ulëta dhe pasi nuk i njohin mekanizmat e tregjeve financiare, tani vuajnë nga diferencat e kurseve monetare. Në një situatë të ngjashme në Hungari u aplikuan rekomandimet e Direktivës së 93-të të Komisionit Evropian, e cila parashikon mbrojtjen e huamarrësve. Mirëpo, tek ne mungon vullnet politikë dhe tashmë disa qeveri nuk e zgjidhin këtë problem.

Për fat të keq prapa stabilitetit bankar të vendit nuk qëndron prosperiteti ekonomik, por legjislacioni i rremë, i cili lejon trajtim jo të drejtë të huamarrësve. Bëhet fjalë për nenin 417 të Kodit Civil Procedural, i cili u jep privilegji institucioneve kreditore. Sipas tij ata pa gjyq mund të marrin listë ekzekutiv kundër borxhliut dhe të shesin pronën e tij:

“Pikërisht në këtë fshihet stabiliteti bankar. Kamatat tek ne janë 7-8 herë më të larta se sa në Evropë – komenton zonja Voleva. – Indekset objektive – LIBOR, EURIBOR, mbi bazë të të cilëve caktohen kamatat në shtetet evropiane tek ne nuk janë në fuqi. Nuk është e qartë bankat bullgare çfarë përfshijnë në përqindjen bazë të kamatës. Dhe kjo për mungesën e gjyqit. Në se ka gjyq ai do të kërkojë metodikën e formimit të kamatës, që të bëhet e qartë çfarë komponentë përfshin ajo. Kushtet e tregut tek ne janë në favor të bankës dhe ajo është në gjendje ta shfrytëzojë për rritjen e kamatës së kredive. Mirëpo kredimarrësi nuk përfiton kur indekset ulen. Kamata e kredisë nuk shënon rënie. Kështu bankat fitojnë nga huamarrësit.”

Një problem tjetër sipas avokates Voleva është, se nuk ka ndalesë, që drejtorët e institucioneve kreditore të realizojnë punë tregtare. Sipas saj, drejtorët e shumë bankave bullgare menaxhojnë edhe disa firma të tjera, të cilat blejnë me çmime të ulëta pronën e borxhlinjve.

“Kështu ato firma marrin përsipër detyrimin të mbledhin paratë nga borxhlinjtë – komenton avokatja. – Dhe statistikë nuk ka. Të gjitha bankat kanë shoqata tregtare, të cilat ngarkohen kryesisht me negativat, që duhet të pësojë një bankë. Kështu nuk është e qartë çfarë ndodh në bankë dhe shoqërisë i paraqitet një informacion i rremë.”

Megjithë programin ambicion legjislativ të kabinetit, akoma në plan të prapmë mbeten Ligji për Lobimin, Ligji për Kreditë e Hipotekave dhe Ligji për Falimentimin e Personave Fizike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD