Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkitë dhe shpërngulja paraelektorale e bullgarëve

Foto: BGNES

Në Bullgari turizmi gëzon një respekt të madh – edhe në variantin e tij klasik, edhe në variantin politik. Po të ketë zgjedhje vendore, papritmas shumë bullgarë shprehin dëshirë për t’u vendosur në shtëpi të papopulluara, ose të bashkëjetojnë nja 40-50 veta në një adresë. Këtë dukuri e quajmë “turizëm zgjedhor”, i cili gjatë dekadës së fundit u bë një problem serioz.

Ndërkaq ligjvënësi ndërmori masa për kufizimin e tij. Mirëpo, gjatë dekadave të fundit ndryshoi ligji për regjistrimin e qytetarëve dhe u aplikuan disa kërkesa drejtuar abuzimeve potenciale – këto janë ekzistenca e dokumenteve për pronësi, ose për pagimin e qirave, kriteret për pajtimin midis kapacitetit të banesës dhe numrit të banorëve të tij etj., si njëfarë prove se votuesit me të vërtetë banojnë në një vend të veçantë. U aplikuan edhe detyrime ligjore të institucioneve për realizimin e kontrollit.

Mirëpo, sivjet me afrimin e zgjedhjeve vendore u konstatuan mjaftë shkelje drastike. Pasi ato u shpallën edhe nga mediet, prokuroria gjithashtu u përfshi në zgjidhjen e këtij rasti. Del se ajo kompenson deficitin e kontrollit të paushtruar nga ana e një sërë institucionesh të tjera. Sipas Ligjit për regjistrimin e qytetarëve dhe kryetarëve të bashkive, edhe kryetarët e bashkive, edhe prefektët, edhe nëpunësit e shërbimit “Regjistrimi i Qytetarëve dhe Shërbimi Administrativ”, pranë Ministrisë së Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit, dhe ata të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme i kanë të drejtat për të realizuar kontroll për respektimin e kërkesave. Tani presioni është edhe më i forcuar, sepse mund të votohet për kryetar bashkie edhe në vendbanimet e vogla me njëqind banorë. Në këtë rast disa vota mund ta ndryshojnë votimin. Asociacioni “Transparencë pa kufij” e analizon dukurinë “turizëm zgjedhor” në edicionin e parë të buletinit të tij informativ “Bashkitë nën goditje”, kushtuar zgjedhjeve këtë vjeshtë.

Dr. Vanja Nusheva“Ne iu drejtuam Ministrisë së Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit – Shërbimit “Regjistrimi i Qytetarëve dhe Shërbimi Administrativ” për rezultatet zyrtare, që të bëjmë krahasim gjatë viteve – tregon dr. Vanja Nusheva. – Mbi bazën e të dhënave në periudhat janar-maj 2014 dhe 2015 konstatuam se në plan kombëtar rritja e numrit të regjistrimeve është 1.3 herë. Më shqetësues është fakti se në disa bashki rritja e të regjistruarve me të vërtetë është drastike. Për shembull në bashkinë Gramata (rrethi i Vidinit) është 22-23 herë, në Trekljano (rrethi i Kjustendilit) – 20 herë, në Borovan (rrethi i Vracës) – pothuaj 16 herë.”

Në 98 prej gjithsej 265 bashkive janë bërë ndryshime të konsiderueshme në regjistrimet e adresës aktuale, kurse rritja është nga 2 deri më 23 herë, në krahasim me vitin e kaluar. Sipas dr Vanja Nusheva, presioni për ndryshime në masë të regjistrimeve të adresës janë përqendruar në dy lloje rajonesh. Njëri lloj përfshin rajonet e zhvilluara ekonomike, të lidhura me turizmin dhe tregtinë, si rrethi i Varnës dhe ai i Burgasit, si dhe ato të lidhura me logjistikën afër Sofjes.

Bashkitë e tjera me rritje të konsiderueshme të regjistrimeve të adresës janë në rajonet, të cilat janë në gjendje të keqe ekonomike dhe resursi kryesor për aktivitetin ekonomik është aksesi te resurset natyrore ose trojet bashkiake. Këto janë Vidin, Montana, Kjustendill.

“Çfarë i detyrohet kjo, sipas nesh? – vazhdon dr. Vanja Nusheva – Në rajonet, të cilat janë afër detit, ku ka veprimtari intensive ekonomike, për herë të radhës jemi dëshmitarë të një dukurie të tillë. Shkaku është interesi i forcuar ekonomik i partive politike për të pasur ndikim në organet e pushtetit në këto bashki perspektive ekonomike. Shpjegimi për rajonet me një kapacitet më të ulët për zhvillimin ekonomik është se atje popullsia ndodhet nën një presion serioz ekonomik, një pjesë e madhe e saj jeton në varfëri dhe ushtrohet presion nga ana e partive politike për pjesëmarrje në skema të tilla. Në këto rajone resurset e vetme, të cilat janë në dispozicion janë ato natyrore – fondi pyjor, trojet, të cilat mund të përdoren, përfshi këtu dhe ato, të cilat janë pronësi bashkiake.”

Që t’i kundërvihemi të ashtuquajturit “turizëm zgjedhor”, ekspertët rekomandojnë një respektim të rreptë të ligjit nga dikasteret përkatëse, si dhe këmbimin e informacionit për bashkëpunim midis të gjitha institucioneve, të cilat kanë të drejta për kontroll sa i përket regjistrimit të adresës. Sipas ekspertëve, përveç kësaj ka nevojë edhe për ndryshime në Ligjin për regjistrimin e qytetarëve, ndryshime të cilat të parashikojnë anulimin e adresave, regjistrimi i të cilave është kryer duke u shkelur rregullorja normative, dhe për imponimin e sanksioneve ndaj disa nëpunësve, të cilët e kanë kryer këtë regjistrim, duke e shkelur ligjin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD