Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shpëtojnë liderët e BE Greqinë nga falimentimi?

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Pas pesë muajsh të bisedimeve pa rezultat dhe të mosmarrëveshjeve të shumta me institucionet dhe kreditorët, laku i litarit rreth Greqisë po shtrëngohet. Prandaj Kryeministri Cipras ia hodhi përgjegjësinë popullit grek, i cili bashkohet rreth kauzave kombëtare, por kësaj herë është i ndarë. “Pro” dhe “kundër” daljes së vendit nga BE dhe eurozona. Pasi nuk u arrit në marrëveshje me Treshen, grekët formuan radha të gjata para bankave për të tërhequr kursimet e tyre të bërë gjatë 5 vjetëve të fundit. Por nga e hëna bankat shpallën “pushim javor”. Në fakt gjatë 5 vjetëve të fundit në rendin e ditës qëndron çështja më rëndësi jetike “euro” apo “drahmi”. Apo ndoshta ndonjë valutë tjetër mund të qetësojë situatën.

Me 5 korrik populli grek do të thotë fjalën e tij, sepse do të thirret në referendum. Por lideri grek i opozitës Antonis Samaras u bëri thirrje grekëve që të ruajnë qetësi dhe kërkojë nga kryeministri ta anulojë referendumin. Por Banka Qendrore Evropiane do të ndikohet edhe nga faktorët e  tjerë, jo vetëm politikë.

Rrjeti televiziv gjerman ZDF shpalli, duke iu referuar Kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, se po pret takim të jashtëzakonshëm të liderëve të BE ditën e mërkurë. Në qoftë të se ai do të mbahet mund të çojë në rifillimin e bisedimeve, mund të parandalojë daljen e Greqisë nga eurozona dhe në shpresa të reja për marrëveshje, përpara zhvillimit të referendumit në vend dhe para zhvillimit të pakthyeshëm të proceseve.

Thirrja e këshillave ministrorë, si dhe udhëheqjeve të partive në Gjermani dhe Francë do të ketë vetëm një qëllim – vlerësimi i saktë i situatës në Greqi dhe prognoza për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve.

Jehona jashtë Evropës është mjaftë e fuqishme. Nuk është sekret se Kina gjithashtu pret që Bashkimi Evropian të mbetet i bashkuar, Evropa të prosperojë, kurse euroja të mbetet e fuqishme”, tha Kryeministri kinez Li Keqiang në një intervistë për gazetën Handelsblatt.

Eurodeputeti grek Dimitris Papadimulis pret që një takim eventual i jashtëzakonshëm ditën e mërkurë të çojë te një kompromis i arsyeshëm dhe te parandalimi i një daljeje eventuale të Greqisë nga zona evropiane (Grexit). “Atje ku ka vullnet, ka edhe mënyra”, thotë ai.

Deri atëherë do të jetë në fuqi kufizimi për tërheqjen e parave nga bankomatet në Greqi, të paktën deri më 6 korrik. Megjithëse vera është në kulmin e vet, evropianët, si dhe mijëra miq nga mbarë bota, është më mirë t’i mbajnë paratë cash, që t’i kalojnë pushimet e tyre në fqinjën tonë jugore, megjithë premtimet e Bankës Qendrore Evropiane se kufizimet nuk u përkasin të huajve. Në rast të kundërt bankomatet e bankave greke do të livrojnë vetëm nja 60 euro në një kartë, për shtetasit grekë, kurse pensionet do të paguhen krejtësisht.

Përgatitën në shqip: Sofia Popova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD