Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i Djemve të Sofjes pas turneut të suksesshëm në Japoni

БНР Новини

Në fund të majit Toka e Lindjes së Diellit priti Korin e Djemve të Sofjes dhe dirigjenten e tyre profesoresha Adriana Bllagoeva. Grupi zhvilloi 8 koncerte të mëdha dhe disa koncerte më të shkurtra në qytetet Osaka, Fukushima, Tokio e të tjera.

Krijuar gjatë vitit 1968, Kori i Djemve të Sofjes bashkon nxënës nga kryeqyteti në moshë të ndryshme. Që nga viti 1997 formacionet bëhen dy – të djemve dhe të të rinjve. Grupi ka zhvilluar koncerte me një sukses mjaft të madh në Rusi, Greqi, Serbi, Slloveni, Francë, Spanjë, Zvicër, Itali, Gjermani, Belgjikë dhe në shumë vende të tjera. Mundësinë të paraqesin kulturën bullgare në Japoni muzikantët e vegjël e fitojnë pas një konkursi. Ideja për turnetë është e zëvendëspresidentes të Republikës së Bullgarisë zonja Margarita Popova, kurse vetë projekti realizohet në sajë të asociacionit “Japoni-Bullgari”.

“Kori i Djemve të Sofjes u nis për në Japoni pas një konkursi. Ishim zgjedhur mes 11 grupeve korale. Etapa e parë u zhvillua pas vlerësimit të incizimeve të bëra, kurse e dyta – përmes një interpretimi aty për aty përpara jurisë japoneze. Në fillim ideja qe të prezantohet një muzikë kishtare sllave. Në procesin e përgatitjes organizatorët japonezë deshën të interpretojmë një repertor shumë më të gjerë. Prandaj programi ynë ishte ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përfshinte krijime të kompozitorëve bullgarë. Në pjesën e dytë interpretuam muzikë nga epokat e ndryshme, përfshi dhe kishtare sllave. Turneu vazhdoi pak më shumë se dy javë. Pjesa më e madhe e shfaqjeve tona ishte në sallat e mëdha të koncerteve. Kishim dhe koncerte më të vogla në katedrale dhe kisha, gjatë kohës së shërbesave kishtare.

СнимкаShumë e rëndësishme për ne ishte përkrahja e ambasadorit të Bullgarisë në Japoni, z. Georgi Vasilev i cili vizitoi tri nga koncertet tona. Përveç kësaj në fund të udhëtimit tonë, zoti Vasilev organizoi një festë shumë të madhe në rezidencën e Bullgarisë në Tokio për grupin tonë dhe për të gjithë organizatorët e koncerteve tona në qytetet e ndryshme.”

Një nga përjetimet më interesante për fëmijët është koncerti i tyre në Todajxhi – kisha më e madhe lindore. Ajo është shumë e rëndësishme për japonezët, sqaron profesoresha Adriana Bllagoeva. E quajnë Kisha e Madhe e Lindjes. Aty grupi ka fituar leje të interpretojë një program të shkurtër. Për turneun djemtë kanë mësuar katër këngë japoneze. Kurse grupet japoneze të cilat i kanë pritur në qytetet e ndryshme, kanë përgatitur nga një këngë bullgare.

Снимка“Do të doja të përmend koncertin tonë të vogël në të hapur, në afërsi të “Disnilendit” të Tokios. Pas kësaj në shenjë të mirënjohjes organizatorët u dhuruan fëmijëve tanë bileta për këtë vend tepër të bukur. Djemtë e vizituan parkun zbavitës.”

Kori i djemve të Sofjes është i pritur me një interes të madh edhe nga mediet japoneze. “Me ngrohtësi dhe dashuri sukseset e njerëzve u pasqyruan me hollësi në gazetat dhe në televizion” – shton profesoresha Bllagoeva. Gjatë muajit korrik djemtë kanë akoma disa koncerte tek ne. Do të kenë dhe një pjesëmarrje në festivalin koral në Turqi. Kurse pas kësaj vijnë pushimet e shumëpritura verore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga Kori i Djemve të Sofjes



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD

Festivali muzikor Breeze by Exit do të ngrejë humorin në Varna

Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...

botuar më 24-08-14 6.15.PD