Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kemal Rashidov: Të mos bëjmë nga futbollistët e talentuar bullgarë figurantë

БНР Новини

Me një sukses të pabesueshëm – 35 fitore pa asnjë humbje, përfunduan pjesëmarrjen në Ligën e Fëmijëve shpresat bullgare të Akademisë së Futbollit për Fëmijë. Kjo epërsi e padiskutueshme e këtyre fëmijëve të lindur në vitin 2005 na dha arsye të kërkojmë trajnerin Kemal Rashidov, prej të cilit deshëm të mësojmë më shumë hollësi. E pyetëm cilat janë aksentët në punën e tij me fëmijët?

“Çdo fëmijë që regjistrohet në Akademi dhe trajner i të cilit jam unë, më parë përpiqem të formoj te ai virtyte prej njeriu. Nuk ka rëndësi, a do të vazhdojë me futbollin apo jo – shpjegon zoti Rashidov. – Dëshira ime është që ky fëmijë të bëhet i disiplinuar dhe i edukuar, të posedojë një karakter të fortë, që të përballojë çdo peripeci. Mezi pas kësaj fillojmë të formojmë cilësitë prej futbollisti si teknikë, aftësi të zotërojnë topin, të shënojnë gola dhe komponentët e tjera, që janë të domosdoshëm për një futbollist të mirë.”

Akademia e Futbollit për Fëmijë u krijua dhe zhvillohet nën udhëheqjen e njërit prej seleksionuesve më të mirë futbollistik bullgarë Pllamen Makrov. Vet ai ka një karrierë të mrekullueshme futbollistike – kampion i pesëfishtë i Bullgarisë, tri herë mbajtës i Kupës së Bullgarisë, ndërsa në vitin 1982 u klasifikua për gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve Evropianë. Si zgjidhen fëmijët, që dëshirojnë të mësojnë në Akademi?

Снимка“Në Akademinë tonë e pranojmë çdo fëmijë, që dëshiron të regjistrohet, pavarësisht nga mundësitë e tij. Nga 40 djem personalisht unë zgjedh nja 15 për skuadrën, e cila merr pjesë në kampionat – është kategorik trajneri Kemall Rashidov. – Krahas kësaj e ndjek zhvillimin e fëmijëve të tjerë, dhe tërheq në skuadër të gjithë ata, që tregojnë virtyte prej futbollisti. Ai, i cili nuk avancon si futbollist e përjashtoj edhe të jetë futbollist i skuadrës përfaqësive. Kështu bëhet një qarkullim. Si rezultat i konkurrencës midis fëmijëve, ata tregojnë më të mirën.”

Çfarë është niveli i fëmijëve futbollistë në sfondin e dëshpërimit, të cilin prej vitesh na sjellin meshkujt? A ka një fije shprese për futbollin bullgar?

“Mendoj, se ka. Niveli i fëmijëve, që lindën në vitet 2004 dhe 2005 është tepër më i lartë, se sa niveli i meshkujve. Ka fëmijë të mrekullueshëm, të cilët mund të arrijnë suksese të mëdha. Le të shpresojmë, se një ditë ata do të kenë shansin të luajnë në skuadrat tona. Le të shpresojmë gjithashtu, se në vend të lojtarëve të huaj trajnerët do të preferojnë fëmijët tanë, që janë tepër të talentuar dhe të aftë. Le të shpresojmë, se trajnerët nuk do të marrin ata fëmijë vetëm si futbollistë figurantë, gjë që ndodh vitet e fundit.”

E shtrojmë para trajnerit të fëmijëve problemin për çmobilizimin dhe shëndoshjen e fëmijëve, për të cilin prej kohe lajmërojnë institucionet shtetërore. Çfarë bëhet për zgjidhjen e tij?

“Në se shteti do të bënte diçka, atëherë në afërsi të shkollave nuk do të shiteshin ushqime të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Prindërit justifikohen se nuk disponojnë kohë që të ushqejnë fëmijët në mënyrë të shëndetshme. Kështu problemi nuk zgjidhet. Dhe kur fëmija në moshë 10-12 vjeçare është me peshë mbi normën, atëherë edhe sporti nuk është në gjendje të zgjidhë problemin.”

СнимкаKrahas kësaj edhe orët mësimore të sportit në shkollat janë të organizuara në mënyrë formale. Prandaj për zhvillimin e kulturës fizike të fëmijëve shumë prindër iu shpresojnë shoqatave jashtëshkollore të sportit. Mirëpo, pse ndodh ashtu, pasi para vitesh Bullgaria ishte një vend me tradita të mira dhe të thella në fushën e sportit...

“Në të vërtetë kishim tradita të mira, por situata ishte krejt e ndryshme. Edhe profesioni i mësuesit ishte i një niveli të lartë. Tani jo vetëm që mësuesit nuk respektohen, por është fakt, se ata nuk janë edhe në nivelin e duhur. Ky është mendimi im” – pohon trajneri i ri Kemal Rashidov.

Dhe një nga qëllimet e Akademisë është të tërheqë të gjithë fëmijët, të cilët e duan sportin dhe dëshirojnë të merren me sport. Trajnerët e kanë për detyrë ta motivojnë fëmijët dhe të zhvillojnë jo vetëm tiparet fizike, por edhe të formojnë virtyte morale, të forcojnë vullnetin e tyre, pa të cilët suksesi në sport, dhe jo vetëm në të, është i pamundshëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Akademia e Futbollit për Fëmijë dhe arkivi personal i Kemal Rashidovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD