Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Botërore: ekonomia bullgare duhet të rritë prodhimtarinë

БНР Новини
Foto: arkiv

Rritja e prodhimtarisë në sektorin real do të ndihmojë shtete në tranzicion si Bullgaria, të përballojnë problemet e krizës demografike. Këtë e deklaroi kryeekonomistja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Dorte Domlland. Ajo e paraqiti në Sofje raportin e institucionit ndërkombëtar financiar me temë “Prodhimtaria në Bullgari – tendenca dhe mundësi”.

Për Bullgarinë, si edhe për shumicën e shteteve të BE-së, para dhe pas krizës ekonomike të vitit 2009, zhvillimi u ndryshua rrënjësisht. Progresi i vendit deri në vitin e krizës iu detyrohej reformave vendimtare makroekonomike, fillimit të negociatave për hyrje në BE-në në vitin 2000, tatimeve të ulëta dhe krahut të kualifikuar të punës. Për një zhvillim të ngjashëm kontribut ka edhe kapitali i lirë në ekonominë globale.

Gjatë periudhës para krizës, nga viti 2000 deri në vitin 2008, produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë rritej me afro 9.1 për qind për vit në sajë të investimeve të huaja. Mirëpo, prodhimtaria e firmave bullgare nuk shënonte një avancim me ritmet e ngjashme. Investimet u përqendruan kryesisht në sferat me punë intensive si për shembull industria e tekstileve dhe ndërtimi. Sektorët me specialistë të kualifikuar si financat dhe teknologjitë e informacionit dhe të komunikacionit, shënuan shumë shpejtë një rritje të prodhimtarisë, por kishin një kontribut të vogël në produktin e brendshëm bruto. Kjo për arsye se në ato sektorë kishte zënë një pjesë e vogël e krahut të punës. Pas kolapsit financiar botëror dhe krizës që pësoi në zonën evropiane, investimet në ekonominë bullgare u ulën në mënyrë të ndjeshme. Kështu rritja e prodhimtarisë u bë tepër e rëndësishme për nivelin e saj. Sipas të dhënave të Evrostatit nga viti 2008 deri në vitin 2013 produkti i brendshëm bruto i vendit u rrit mezi me 1.2 për qind. Kjo në rast se niveli mesatar për BE-në ishte përafërsisht 1.6 për qind. Ishin të humbur afro 400 mijë vende të punës. Kjo ndihmoi rritjen e prodhimtarisë së punës deri në 3.3 për qind për vit, gjë që ishte mbi nivelin mesatar rajonal nga 2.6 për qind. Megjithëkëtë prodhimtaria e industrisë në tërësi ishte tepër e ulët – përafërsisht 1 për qind. Vetëm për krahasim në vendet e tjera evropiane ishte afro 1.3 për qind.

Ekonomistja Dorte Domlland i dha Bullgarisë rekomandime speciale: “Stabiliteti në nivel makroekonomik është me rëndësi të madhe. Por ky faktor nuk është i mjaftueshëm për rritjen ekonomike. Bullgaria duhet të shtojë prodhimtarinë, që të jetë në gjendje në një plan afatgjatë të përmirësojë treguesit ekonomikë. Sektori i shërbimeve dallohet si një degë me prodhimtari më të lartë edhe nga ajo në vendet e tjera të BE-së. Ka tre faktorë, të cilët mund të ndihmojnë rritjen e produktit të brendshëm bruto. Në radhë të parë ky është kapitali njerëzor, për të cilin nga njëra anë duhet të bëhen përpjekje për rritjen e cilësisë së arsimit, ndërsa nga ana tjetër – duhet të përgatiten specialistë të përshtatshëm për ekonominë. Në radhë të dytë është e domosdoshme të shtohet numri i firmave inovative, të investohet në infrastrukturë dhe në lidhjet me pjesën tjetër të botës. Në vend të tretë, por jo të fundit, duhet të forcohet lidhja me ekonominë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD