“Bullgaria – kulturë dhe tradita” – nën këtë titull në Paris startoi panairi turistik, i cili do të popullarizojë jo vetëm regjionet turistike tek ne, por dhe ushqimet tona, traditat dhe trashëgiminë kulturore. Ngjarja do të zhvillohet në sheshin “Pale Rojall” në zemër të kryeqytetit francez nga data 3 deri më 5 korrik. Por pak përpara se Bullgaria t’i bëjë vizitë Francës dhe më saktë Parisit, që të mund të prezantojë turizmin e vet, Parisi i erdhi për vizitë Sofjes, që të mund t’i ndihmojë bashkisë së kryeqytetit të ringjallë frymën e dikurshme qytetare.
Në vazhdim të 3 ditëve banuesit e Parisit dhe miqtë e kryeqytetit francez do të degustojnë verëra bullgare dhe ushqime tradicionale. Në sheshin “Pale Rojall” do të tingëllojë muzikë popullore bullgare, do të ketë valle, si dhe atelie artistike me artizanate të vjetra bullgare, premiera letrare e të tjera. Kurse “qershia e tortës” do të jetë një kazan dy metrash prej bakri, i cili do të montohet në mes të sheshit, kurse kapaku i tij do të ngrihet nga një vinç i posaçëm. Ena për gatim e punuar në dorë, e cila mban 1 tonë gjellë, është një kopje absolute e kazanit të manastirit tonë “Shën Gjergji” në Malin e Shenjtë të Atonit dhe do të jetë i mbushur me tarator bullgar. Rreth aksionit do të vërtitet shoumeni i njohur dhe kulinar Uti Bëçvarov, i cili do të ftojë publikun të degustoi specialitetin tonë të njohur prej kosi. Dhe një hollësi kureshtare. Në kuadrin e panairit do të shpërndahet dhe numri i posaçëm në gjuhën franceze e revistës ZOOM Bullgaria, që e boton Radio Bullgaria. Aksenti i botimit tonë më të ri është “Destinacioni Sofja”. Kështu që njerëzit të cilët interesohen nga trashëgimia historike dhe afishet kulinare të kryeqytetit tonë të lashtë, do të mund të pajisen me të gjatë kohës së panairit turistik në Paris, dhe kjo mbi të gjitha falas.
Kurse, vetëm disa ditë përpara fillimit të festës shumëngjyrëshe bullgare në zemër të Parisit, Parisi i erdhi për vizitë Sofjes. Shkaku është i lidhur përsëri me kulturën dhe më saktë me arkitekturën. Që të ndihmojnë bashkinë e kryeqytetit të rinovojë dhe të ruajë frymën e Sofjes së dikurshme, në kryeqytetin tonë mbërriti një ekip prej ekspertëve francezë, të udhëhequr nga Pier Edenbom, kryetar i bashkisë i qarkut të Tretë të Parisit “Lju Mare”, i njohur me godinat e veta nga shekulli i XVI dhe i XVII. Ideja është krijimi i një projekti në bazë të modelit francez për rinovimin e rajonit “Vëzrazhdane” rreth Pazarit të Grave. Gjatë viteve të fundit aty u rinovuan 44 godina të vjetra, nga të cilat 27 janë monumente të kulturës, por do të ketë akoma shumë punë. Të dyja baskitë nënshkruan një memorandum për bashkëpunim, kurse përpara Radio Bullgarisë Pier Edenbom, i cili më shumë se 40 vjet është kryetar bashkie i “Lju Mares” tha:
“Pash Pazarin e Grave dhe lagjen rreth tij. Shëtitëm gjatë aty, u futëm dhe nëpër rrugicat e vogla. Këto janë vende, të cilat më kujtojnë lagjet e dikurshme përpara rreth 50-60 vjetëve. Kështu që mendoj se ato kanë potencial për zhvillim, por në të njëjtën kohë duhet të jeni vigjilent sa i përket rinovimit të tyre. Sepse ky proces mund shumë shpesh të dalë jashtë kontrollit. Për këtë qëllim është mirë të ketë legjislacion i cili t’i detyrojë pronarët e godinave dhe biznesin të marrin parasysh planin e përgjithshëm arkitekturor. Kështu vepruam dhe në Paris përpara viteve. Dhe t’u them të vërtetën, fillimisht futja e këtyre rregullave i ishte nënshtruar kritikave. Por sot, në Lju Mare rezultatet janë të dukshme, kurse njerëzit e caktuar janë të kënaqur! Përpara se të fillojë drejt rindërtimit dhe ndryshimeve, është e domosdoshme që bashkia të koordinojë veprimet e veta me banuesit vendas dhe të shikojë se çfarë presin ata nga lagja në të cilën jetojnë. Sepse një lagje nuk duhet të jetë muze. Kuptohet se ajo duhet të jetë e këndshme dhe atraktive, por në të njëjtën kohë ky është një organizëm i gjallë. Mendoj se, gjëja kryesore është jo vetëm të modernizohet por dhe të bëhet komod për njerëzit, por dhe të ruajë frymën dhe atmosferën e vet të dikurshme.”
Bashkëpunimi midis Parisit dhe Sofjes do të vazhdojë me akoma takime, ekspozita, festivale, seminare e të tjera. Duket se që të dyja kryeqytetet kanë se për çfarë të bisedojnë dhe të prezantojnë njëra-tjetrën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..
Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..
Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..