Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Akaga” dhe shfaqjet e tij muzikore gjatë stinës verore

Ka ardhur koha për një hit veror dhe për një format të ri muzikor të talenteve të reja

БНР Новини

Ka ardhur koha që muzikantët e grupit “Akaga” të realizojnë një hit veror. Pas hiteve “Le të jetë verë” dhe “Erdhi koha për det” ata e hapën stinën me këngën “Majmunët”. Atje është përshkruar tërë procesi i krijimit të një kënge verore” – tha në intervistën për Radio Bullgarinë Krasi Kurtev nga grupi “Akaga”. Ai është autori i muzikës dhe i një pjese të teksteve muzikore. Është një fakt kureshtar se për herë të parë formacioni, i cili mbështetet te stile të ndryshme, si fjuxhën xhaz, fënk dhe rege, bashkëpunon me përfaqësuesin e stilit hip-hop – Ico Hazarta.

“Pasi vjen vera, të gjithë njerëzit e degës sonë fillojnë të mendojnë për hitet verore, si dhe me kë të bashkëpunojnë. Në këngë ne shpjegojmë se çfarë elementesh duhet të përfshijë ajo, si në një program kulinar, thotë me buzëqeshje Krasi dhe sqaron. – Miku ynë Ico Hazarta e përshkruan situatën në Bullgari në përgjithësi. Kishim folur që prej shumë kohe për të bërë diçka së bashku, punonim me një kënaqësi të madhe dhe na ishte shumë interesante. Kuptohet, ka mendime të ndryshme për këngën tonë të përbashkët, ka kritika edhe ndaj grupit “Akaga”, edhe ndaj Ico. Mua më gëzon kjo polemikë. Jo vetëm publiku, por edhe disa prej kolegëve tanë janë mjaftë konservatorë. Fjalëve “Çfarë është ky hip-hop – kjo nuk është muzikë”, unë u përgjigjem se fuqia e hip-hopit si një stil muzikor i rrugës nuk është në vetë muzikën, por në fjalët. Sigurisht që nëpërmjet tij në kuadrin e 16 takteve mund të shpjegohet në një mënyrë humoristike se çfarë po ndodh në një shtet, mund të flitet për gjëra serioze dhe njëkohësisht të kërcehet. Po të përdoret një stil tjetër muzikor, atëherë e gjithë kjo do të tingëllonte qesharake. Krahas këngës krijuam dhe ngjitëse me mbishkrimin “Le të dukemi si...” dhe është pikturuar një majmun. Ideja është që këto ngjitëse të vendosen te veturat dhe të provokojnë buzëqeshje dhe një humor të mirë.”

Gjatë muajve verorë “Akaga” dhe Ico Hazarta kanë një seri pjesëmarrjesh, kurse për datën 5 shtator janë duke përgatitur një koncert në Sozopoll në kuadrin e Festave të Arteve “Apolonia”.

“Do të japim një koncert të trefishtë – nuk kemi bërë deri tani një koncert të tillë. Bashkë me ne do të jenë muzikantët e “Funky Miracle” – vazhdon Krasi Kurtev. – Ne i ndihmojmë – ata bëjnë repeticione në studion tonë. Ne jemi producentë të tyre, por nuk u themi atyre se çfarë muzike të interpretojnë. Ata i marrin vetë vendimet, siç bënim edhe ne, kur ishim në moshën e tyre.”

Para 23 vitesh disa nxënës nga Shkolla Muzikore në Sofje u takuan, që të realizojnë ëndrrën e tyre – të interpretojnë muzikë si grupet e tyre të dashura “Chicago”, “Earth, Wind & Fire” me bras. Në koncertet e para erdhi një publik i madh dhe kjo i befasoi dhe i motivoi për të vazhduar përpara.

“Ne nuk ishim muzikantë botërorë, por sinqeriteti ynë dhe fakti se përpiqeshim të tregonim një stil të vet na bëri origjinalë dhe kjo u pëlqente njerëzve – na tregon Krasi Kurtev. – E quajtëm grupin “Akaga”, sipas emrit të një priftëreshe të lashtë bullgare, që të mos ketë nevojë për përkthim dhe që të jemi lidhur në këtë mënyrë me historinë bullgare. Duke filluar, kishte mjaftë grupe bullgare, që konkurronim. Çdonjëri prej nesh luftonte për vendin e vet si të thuash dhe kjo e bënte tërë këtë proces më dinamik dhe magjepsës. Nuk kishte njerëz të caktuar të cilët të na thonë: ti mund të jesh muzikant, po ti nuk mundesh. Në vetë skenën publiku i merrte këto vendime. Për fat të keq bota ndryshon dhe muzikantët po bëhen gjithnjë e më të varur nga producentët. Të rinjtë në Bullgari i shohin televizionet botërore. Ata nuk interesohen me sa mjete po bëhet shouja, por kërkojnë cilësi. Edhe ne, muzikantët këtu, duhet të ofrojmë një format modern, i cili të jetë interesant dhe të transmetohet nga mediet shoqërore. Jemi duke zhvilluar bisedime për “Akaga Akademi”, ku muzikantët e rinj të mos këndojnë versione të këngëve të tjera, por të krijojnë vetë këngët e tyre, dhe të ketë disa formacione të stileve të ndryshme – rok, pop, hip-hop, madje mund të përgatitim dhe DJ. Duam që shfaqjet të jenë në skenën e ndonjë klubi dhe pas një konkurrence të denjë të shihet se kush është më i miri. Grupet duhet të kërkojnë mënyrën më të përshtatshme që të lëvizin përpara – pikërisht kjo e lind produktin.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD