“Dy hapa përpara, një prapa” – kështu laikët i shpjegojnë hapat në tango. Reformat e shpallura zhurmshëm në drejtësi dhe në shëndetësi ngjajnë me këtë valle. Ministri i Shëndetësisë Petër Moskov do t’i tërheqë tekstet për privatizimin e spitaleve shtetërore nga ligjet për spitalet, bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov ditën e mërkurë gjatë kontrollit blic në Parlament. Ai rikujtoi se sa shumë mjete financiare shteti po investon në shëndetësi dhe megjithatë njerëzit janë të pakënaqur. Pikërisht në këtë drejtim janë përqendruar përpjekjet e qeverisë nëpërmjet ndryshimeve të ofruara nga Moskov, tha Kryeministri.
“Gjatë disa viteve të fundit shpenzimet në shëndetësi rriten vazhdimisht. Shteti ynë harxhon mbi 4 mlrd leva, përveç kësaj pacientët paguajnë suplementarisht 48 për qind, këto janë shuma të mëdha – deklaroi Bojko Borisov. – Të metat në arkë, të ashtuquajturat “shtigje shëndetësore” në spitalet private, të cilat zakonisht janë shumë të shtrenjta, e gjithë kjo është objekti i kësaj reforme. Ne do të debatojmë gjatë ditëve në vijim. E përsëris këtë, që Moskov e tha në mëngjes, se do të tërheqë pikërisht këto tekste, që të mos ketë tension.”
Privatizimi i spitaleve u miratua nga kabineti para një muaji me ndryshimet në Ligjin për spitalet. Tekstet nuk kanë qenë të pranishme në variantin e tij të parë dhe ishin vendosur nga ekipi i Moskovit në momentin e fundit. Që para opozitës, deputetët e partisë në pushtet shpallën se janë kundër ndryshimit, i cili u përket afro 70 spitaleve me pjesëmarrje shtetërore dhe bashkiake, përfshi këtu dhe spitalin e madh “Pirogov”, të cilat duhet të hiqen nga lista e ndalimit. Tensioni në GERB lindi së pari për shkak të pakënaqësisë së mjekëve nga grupi i mbajtësit të mandatit dhe të anëtarëve të komisionit shëndetësor parlamentar. Grada e pakënaqësisë arriti kulmin e vet pas reaksioneve negative të organizatave të pacientëve, mjekëve dhe organizatave civile.
Sa i përket reformës gjyqësore Bojko Borisov përhapi një kurs të ri, drejtuar shkurtimit të proceseve gjyqësore. Momenti nuk u zgjodh rastësisht. Kur ofertat e paraqitura nga qeveria për reformën gjyqësore ndeshen me një rezistencë të dukshme nga ana e prokurorisë, e nëpunësve në sistemin gjyqësorë dhe e politikanëve të lidhura me ta, Kryeministri duhet të sigurojë përkrahje. Një ditë pasi Këshilli i Lartë i Avokatëve paraqiti një qëndrim të vet, me të cilin mbrojti ofertat për reformën gjyqësore, rastësisht apo jo doli se pikërisht avokatët janë një pjesë e konsiderueshme e rrethit të magjepsur të krimeve të vogla. Ditën e mërkurë dy herë – një herë para deputetëve gjatë kontrollit blic në Parlament, kurse para kësaj edhe në mbledhjen e kabinetit, Kryeministri theksoi se ata janë një pjesë e konsiderueshme e problemit. Rasti për udhëzimet e reja u bë ultimatumi i Frontit Patriotik për rezultatet në luftimin e krimeve të vogla. Bojko Borisov saktësoi shprehimisht se iniciativa e re do të lëvizë krahas zbatimit të strategjisë tashmë të miratuar për reforma.
Sulmi i kryeministrit u përqendrua te të drejtat tepër të mëdha, sipas fjalëve të tij, të qytetarëve në procesin penal – kjo është një tezë e njohur e prokurorisë dhe në përgjithësi e hetuesve, e cila është justifikimi më i lehtë për dështimin e tyre sistematik në luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.
“Në qoftë se doni të ketë një efekt real nga luftimi i kriminalitetit, atëherë duhet ta shkurtojmë procesin gjyqësor – tha Kryeministri në sallën plenare. – Dhe kjo duhet të jetë pjesa kryesore e reformës gjyqësore. Disa dekada flasim për njerëz kundër të cilëve ka procese të pazgjidhura gjyqësore. Këto procese vazhdojnë vite me radhë – në instancën e parë, të dytë, të tretë. Këto probleme ekzistojnë edhe në doganë, në Policinë Rrugore. Çfarë pretendimesh mund të ketë një njeri i cili e ka ngarë veturën e vet pa patentë shoferi, sot policët e kapin, nesër ai është përsëri në rrugë. Ndërkaq, kundër vjedhësve të veturave dhe shtëpive ka rreth 40-50 procese të filluara, kurse efekti përfundimtar është 1-2 për qind kriminelë të dënuar. Avokati e çliron vjedhësin, kurse ai do të vjedhë përsëri dhe pastaj përsëri do të shkojë te avokati, që t’ia paguajë atij taksën.”
Shqyrtimi i temës së reformës së madhe të Kodit të Procedurës Penale do t’i pengonte përpjekjet e reformatorëve në Parlament. Kuvendi Popullor nuk mund të merret njëkohësisht me ndryshimet e kushtetutës, me krijimin e një Ligji të ri për pushtetin gjyqësor dhe me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Pavarësisht nga kjo, Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov ka deklaruar se procesi penal duhet ndryshuar. Ai është në pritje të qëndrimeve të Kryeprokurorit dhe të kryetarëve të gjykatave supreme për ndryshimet eventuale në Kodin e Procedurës Penale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..