Gjatë javës së kaluar u bëmë dëshmitarë të mospërputhjeve të çuditshmenë deklaratat publike të elitës politike bullgare dhe shumë njerëz bënë pyetjen, vallë a është kjo një kundërshtim në pozitat ose është blofi i radhës me qëllim të hidhet pluhur në sytë e njerëzve. Mirëpo, për pse bëhet fjalë?
Presidenti Rosen Plevneliev, të cilin disa vëzhgues e caktojnë si rusofob, deklaroi gjatë vizitës në Kijev, se Bullgaria përkrah dhe është për vazhdimin e sanksioneve kundër Moskës, përderisa do të garantohet sovraniteti dhe tërësia territoriale e Ukrainës. Në një konferencë për shtypin me homologun e tij ukrainas Petro Poroshenko, presidenti bullgar tha, se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë shkel të drejtën ndërkombëtare dhe “Bullgaria nuk e njeh dhe nuk do të pranojë kurrë këtë akt të paligjshëm”. Ndaj këtyre fjalëve presidenti shtoi parullën: “Për ne Krimeja është Ukraina, ndërsa Ukraina është Evropa!”, gjë që tingëllonte pothuajse si „Союз нерушимый республик свободных“. Kështu mbeti përshtypja, se sipas oratorit Rusia është në Azi.
Disa ditë pasi presidenti Rosen Plevneliev insistoi për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë, kryeministri Bojko Borisov, të cilin shumë vëzhgues e caktojnë si politikan proamerikan, tha në një intervistë për Agjencinë Informative Ruse TASS: “I drejtoj lutje Zotit, që liderët sa më shpejtë të marrin vesh me njeri tjetrin dhe sanksionet kundër Rusisë të shfuqizohen”. Borisovi edhe vazhdoi dhe shtoi, se “pa të kemi faj, pa të kemi një qëllim të tillë, marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Rusisë u ftohën”. Ai pranoi, se “Bullgaria si anëtare e NATO-së dhe e BE-së përkrahu sanksionet”, por tani përpiqet që të bëjë “gjithçka të mundshme që të rivendosë marrëdhëniet normale” midis Bullgarisë dhe Rusisë, marrëdhënie “këto të cilat kanë tradita të vjetra dhe nga prishja e të cilave Bullgaria pëson humbje”, duke përfshirë edhe nga kundërsanksionet e imponuara nga Moska. Kryeministri e vuri qershinë mbi tortën duke theksuar, se “lidhjet historike, marrëdhëniet e miqësisë dhe ndjenja e mirënjohjes së popullit bullgar ndaj atij rus, e kanë zanafillën që në Luftën Çlirimtare, dhe ato nuk janë në varësi të koniunkturës politike”.
Kështu gjatë javës së kaluar, ata që ndjekin zhvillimin e politikës së jashtme të Bullgarisë, u vunë para dilemës në ç’drejtim anojnë peshoret, te pushteti presidencial ose te ai ekzekutiv, dhe çfarë të mendojnë për pozitën zyrtare të Bullgarisë lindur me krizën në Ukrainë dhe me sanksionet e imponuara mbi Moskën. Në se do të shfrytëzojmë termat e dy lojërave inteligjente – shahu dhe brixhi – mund të themi, se Plevneliev, duke ndjekur politikën e tij rusofobe tashmë është në “cung-cvang”, ndërsa Borisovi, me këtë kthesëtë qartë në pozitë, edhe të jetë të rastit, i vuri oponentët e tij politikë në situatën “shtrydh bedel”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..