Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nga burimi” – incizime nga tubimet kombëtare të krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica

Foto: arkiv

Dhjetëvjeçarë të tërë me radhë qyteti i lashtë rilindës Koprivshtica është mikpritës i Tubimit kombëtar për krijimtari popullore. Fillimi i kësaj ngjarjeje të madhe folklorike është gjatë vitit 1965. Që atëherë, në çdo 5 vjet fushat e vendbanimit Vojvodenec kthehen në një skenë të madhe popullore, ku tregojnë artin e vet grupet më të mira amatore – instrumentalist të mirë, tregimtarë, këngëtarë të talentuar, valltarë...

Në fillim merrnin pjesë emrat e afirmuar në folklor, kurse me kalimin e viteve u imponuan dhe të rinj, talent nga më të rinjtë. Kështu tubimi u kthye në një urë midis brezave, u realizua një pranim midis tyre dhe ai luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen  e trashëgimisë shekullore bullgare. Radio Bullgaria ju propozon një pjesë nga incizimet tepër të vlefshme, të cilat producentët e Radios Kombëtare Bullgare i realizuan në qytetin Koprivshtica gjatë viteve.

Është e gëzueshme se, gjatë viteve kjo që rastiste në Koprivshtica, mori jehonë dhe nëpër botë – tubimi gëzon një interes të madh dhe një vizitë nga jashtë. Do të rikujtojmë disa nga përshtypjet e miqve tanë:

“Nuk flas si folklorist, kurse si një njeri i dashuruar pas folklorit. Ajo që më mahniti, ishin ndjenjat, të cilat buronin fill nga zemrat e njerëzve. Një harmoni e jashtëzakonshme – nëpër estradat dhe rreth tyre. Ju jeni në rrugë të drejtë!” – thotë Andre Giz, president i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik në Nica të Francës.

“Festivali në Koprivshtica është festivali më i madh kombëtar në të cilin jam i pranishëm. Gjashtë estrada – kjo është një gjë grandioze, nuk kam parë të organizohet një gjë e ngjashme në asnjë vend tjetër nëpër botë. E njoh folklorin bullgar si një art dinamik, që nuk jeton vetëm për festivalin, por dhe në ditët e përditshme të njerëzve. Folklori juaj është një pjesë nga kultura e lashtë dhe moderne bullgare”. Këto janë fjalë të Vilijam Fabri, drejtor i Institutit për kulturë në Bratislavë.

“Folklori bullgar është origjinal dhe nuk mundet lehtë të përshkruhet me fjalë. Pamë vallëzime, në të cilat duket se ka shumë jetë. Muzika është interesante dhe autentike. Një përshtypje të madhe bën larmia e saj ritmike – ritme mjaft të vështira për t'u interpretuar, por të cilat ndikojnë fort dhe menjëherë!” – është mendimi i Villfrid Mjuler nga Gjermania.

Në tubimin e parë i cili është zhvilluar nga data 12 deri më 15 gusht 1965 kanë marrë pjesë 4 000 interpretues, kanë qenë të pranishëm 50 000 miq nga vendi dhe specialistë prej 14 vendeve në botë. Në estradat e zbukuruara në stilin kombëtar në vendbanimin Vojvodenec, u paraqitën këngëtarë amatorë, ekzekutues, valltarë dhe tregimtarë. Në këtë garë të madhe krijuese shumë prej tyre morën medalje dhe fletëlavdërimi. Sivjet gjatë muajit gusht, Koprivshtica pret pjesëmarrësit dhe miqtë e kësaj feste të folklorit autentik bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD