Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati Kombëtar i Kulturës projekton një qendër për kulturë digjitale

БНР Новини

Në Pallatin Kombëtar të Kulturës u zhvillua një diskutim i kushtuar gjallërimit të hapësirave të tij me ndihmën e metodave inovativetë reja dhe interaktive. Krijimi i hapësirës digjitale mund të provokojë interesin e të rinjëve ndaj programimit të produkteve kulturore, ndaj dizajnit dhe teknologjive. Veprimtaria u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtorit të Pallatit Kombëtar të Kulturës Mirosllav Borshosh, të ekspertit pranë Qendrës Kulturore të Parisit “Gajte Lirik” Oskar Barda dhe të drejtorit të Institutit Francez në Bullgari Gijom Rober.

“Kjo histori filloi në Paris, dhe si shumica e historive, që fillojnë aty, ajo është përrallore – tha shefi i Pallatit Kombëtar të Kulturës. – Kur ishim në Paris vizituam një godinë të vjetër me histori 150 vjeçare. Kjo godinë është emblematike për qytetin. Na treguan, se kishte kohë që kur kjo ndërtesë u administrua nga Ofenbahu, dhe se vizitues të saj ishin personalitete të mëdha dhe interesante franceze si për shembull Viktor Jugo. Që nga viti 2011 ajo u transferua në një nga vendet më moderne dhe më interesante kulturore në mbarë Parisin. Patëm fatin të njihemi me zotin Oskar Barda dhe me ekipin e qendrës. Hapësirat e brendshme të kësaj qendre ishin të rregulluara tepër mirë, në mënyrë interesante dhe tërheqëse, për një publikë specifike. Prandaj ftuam miqtë francezë të vijnë në Pallatin Kombëtar të Kulturës dhe së bashku të caktojmë hapësirat më të përshtatshme, kështu që të shndërrojmë pallatin tonë në një vend tërheqës për brezin e ri.”

Sipas zotit Borshosh të rinjtë jetojnë në një realitet, i cili është i huaj i kulturës klasike. Bota e tyre është krejt specifike dhe inovative. Vlerësimi i tyre “për të mirën” dhe “për të keqen” nuk iu nënshtrohet stereotipave të vjetruara. Ata dëshirojnë të argëtohen. Në të njëjtën kohë ata janë edhe kureshtarë. “Dhe personalisht unë do të gëzohem, në se do të gjejmë format dhe mënyrat, që të tërheqim tërë energjinë rinore në një vend, dhe pikërisht në Pallatin Kombëtar të Kulturës” – shtoi zoti Borshosh.

Zoti Gijom Rober kujtoi, se bashkëpunimi midis Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe Qendrës Kulturore të Parisit “Gajte Lirik” lindi para afro 2 muajsh. Ai mirëpriti idenë për krijimin e një vizioni të ri të hapësirave të brendshme të pallatit. Krahas kësaj shprehu shpresë, se ky bashkëpunim, themelet e të cilit hidhen tani, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Eksperti pranë Qendrës Kulturore të Parisit “Gajte Lirik” Oskar Barda tregoi:

“Kam fatin të punoj në këtë vatër shumë interesante dhe frymëzuese kulturore të quajtur “Gajte Lirik”. Kjo është një qendër, në të cilën ndodhen mijëra gjëra interesante. Aty arritëm të krijojmë një laborator origjinal, ku me pjesëmarrjen e vizituesve testojmë ide të reja për krijimin e artit. Qendra jonë është një vend i kushtuar kulturës digjitale në të gjitha format e saj avangarde. Publiku te i cili iu drejtuam fillimisht ishte ai në moshë nga 15 deri në 35 vjeç. Mirëpo, me kalimin e kohës qendra u shndërrua në një vend të frekuentuar nga grupe të ndryshme si për shembull gjyshi dhe nipi. Kështu arrijmë të formojmë një dialog origjinal midis brezave. Qëllimi ynë është të krijojmë diçka të re, diçka e dobishme për publikun. Pallati Kombëtar i Kulturës është një vend tepër interesant dhe çdo hapësirë në të tërheq vëmendjen. Si arkitekt arrita të identifikojë këndet e para, në të cilët do të krijojmë qendrën digjitale. Kështu që jemi me shpresë, se kultura do të bëhet më e arritshme dhe tërheqëse për të rinjtë edhe në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Bllagorodna Georgieva dhe Pallati Kombëtar i Kulturës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD