Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush duhet të shpëtojë Greqinë?

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas votimit kontradiktor të marrëveshjes me kreditorët parlamenti në Athinë hapi rrugën për paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë, qëllimi i së cilës është të parandalojë falimentimin e fqinjës sonë jugore. Por a janë të përballuar me këtë pengesat në këtë maratonë? Pritet jo vetëm miratimi i programit të shpëtimit nga ana e parlamenteve kombëtare të Finlandës dhe Gjermanisë, për rezultatin e të cilit vëzhguesit politikë nuk angazhohen me prognoza. Qysh ditën e hënë Greqia duhet të paguajë 3,5 mlrd euro ndaj Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa deri të premten duhet të gjendet mënyrë për ndihmë urgjente për bankat greke. Siç duket, kjo ndihmë do të garantohet nga buxheti i përbashkët i BE. Pikërisht ky financim urë është molla e sherrit në konferencën e sotme me anën e telefonit të ministrave të financave nga grupi evropian. Sipas të dhënave jozyrtare tashmë është përgatitur një propozim për pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE. Por jo të gjithë shtetet anëtare të BE, që janë jashtë eurozonës, janë gati të ndihmojnë Greqinë në krizën.

Britania e Madhe, e cila është e njohur me qëndrimin e saj të distancuar edhe ndaj anëtarësimit të vet në BE, është kundër pjesëmarrjes së Londrës në planin e shpëtimit të Greqisë. Në pozita të ngjashme, por jo aq kategorike, janë Suedia dhe Çekia. “Ne kategorikisht jemi kundër riaktivizimit të Fondit Evropian për Stabilitet Financiar (EFSM)” – deklaroi Kryeministri çek Bohuslav Sobotka. Logjika është e qartë, eurozona le të paguajë llogarinë e saj, pasi nuk ka asfare garanci për mundësinë, qe Greqia ndonjë ditë të shlyejë borxhin. Fillimisht bëhet fjalë për 4,2 mlrd euro, të cilët Athina duhet të kthejë deri në fund të vitit. Këto para janë objekt i bisedimeve urgjente të ministrave financiarë të eurozonës, të cilët sot do të kërkojnë variante kompromisi për financimin kalimtar për 3 muajit e ardhshëm, përpara startimit të programit të ri të shpëtimit për Greqi.

Përpara fillimit të bisedimeve KE ripohoi, se do të kërkojë nga 9 shtetet jashtë eurozonës, përfshi Bullgarinë, të marrin pjesë në shpëtimin e Greqisë me garanci për një hua urgjente. “Për shkak të mungesës së zgjidhjeve më të mira, i vetmi variant i mundshëm mbetet ai i Fondit Evropian për Stabilitet Financiar” – argumentohet Komisionari Evropian që përgjigjen për valutën e përbashkët, Valdis Dombrovskis. Ky instrument ishte krijuar në fillim të krizës me borxhet dhe parimisht duhej të mos përdoret më. Sipas fjalëve të shefit të tij Klaus Regling në fond ka mjete nga buxheti evropian, të cilat mund të shërbejnë si garanci për pagesat e ngutshme të Greqisë. Por për të përdorur këto mjete kërkohet vota e të gjithë 28 shteteve.

Bullgaria akoma nuk ka shpallur pozitën e saj zyrtare për këtë çështje, por gjatë javëve të fundit kryeministri Bojko Borisov disa herë e komentoi mënyrën në të cilën BE-ja përpiqet të zgjidhë problemin me Greqinë. Ai tregoi acarimin e vet për këtë se BE-ja po merret vetëm me Greqinë dhe problemet e shteteve të tjera mbeten në plan të dytë. Në Këshillin Evropian në fundin e qershorit ai ishte i qartë: “Tani po të ishim në eurozonë, do t’i jepnim para Greqisë. Në fakt më të varfëritë do t’u japin më të pasurve – kjo nuk më duket logjike”. Borisovi shprehu kënaqësi për politikën e ashpër fiskale të qeverisë dhe tha: “Derisa shtetet e eurozonës nuk bëhen më të disiplinuar, shteti ynë nuk do të mendojë për anëtarësi.” A do të jetë reagimi i tij aq i ashpër tani, kur ka një mundësi reale që buxheti bullgar të garantojë për paaftësinë e Greqisë që të paguajë, do të shikojmë në të ardhmen e afërt. Të mos harrojmë se BE-ja ka edhe plan “B” – ai mund të shmangë veton kundër borxhit të Greqisë me shumicë të kualifikuar prej vetëm 15 ministrave financiarë, të cilët do të përfaqësojnë 65% të popullsisë së Bashkimit.

Përgatitën në shqip: Sofia Popova dhe Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD