Ditën e mërkurë Ministria e Punëve të Brendshme shpërndau njoftimin për arrestimin e një siriani të ri, që jeton në Bullgari prej 20 vjetësh, i cili ka marrë pjesë në grupin e hackerëve “Middle East Cyber Army” – MECA, lidhur me Shtetin Islamik. Me porosi të organizatës terroriste, hackerët kanë sulmuar mbi 3 500 sajte qeveritare dhe korporative në mbarë botën. Nga Bullgaria i riu ka kontaktuar me hackerët e tjerë, të shpërndarë nëpër botë nëpërmjet kanaleve të kriptuar.
Ditën e mërkurë gjithashtu u përhap një njoftim tjetër i Ministrisë së Brendshme. Në te lexojmë se në Sofje janë ndaluar një shtetas sirian dhe një shtetas afgan. Siriani është me qëndrim të përhershëm në Bullgari prej 30 vjetësh, është anëtar i grupit për organizimin e migracionit ilegal përmes territorit të Bullgarisë nga LM drejt Evropës Perëndimore. Afgani është lidhur me lëvizjen e talibanëve.
Nga vjen shqetësimi në lidhje me këto dy njoftime? Hackeri i arrestuar është rasti i parë i një personi nga LM, që është rritur dhe është arsimuar në Bullgari dhe siç u bë e qartë është përkrahës i organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai nuk është luftëtar, i cili të jetë i gatshëm të asgjësojë ata që nuk predikojnë islamin radikal, por organizata të tilla natyrisht se kanë nevojë jo vetëm për luftëtarë... Vjen pyetja logjike – pasi është zbuluar në Bullgari hakcer që punon për Shtetin Islamik a është e mundshme që në vendin tonë të ekzistojë ndonjë strukturë të vet Shtetit Islamik? Specialistët nuk përjashtojnë një hipotezë të tillë.
Sa i përket sirianit që merret me migracionin ilegal, po lind pyetja – në këtë biznes fitimprurës a nuk janë përfshirë nëpunës bullgarë nga strukturat për ruajtjen e kufijve tanë, natyrisht kundrejt pagimit? Sepse për “kanalet” për migrantët ilegalë dhe për trafikantët ilegalë flitet prej kohe, që prej vitit të kaluar, kur fluksi i migracionit nëpër kufirin tonë me Turqi u rrit jashtëzakonisht shumë dhe vështirë mund të mendohet, se deri tani Ministria e Brendshme nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem.
Në fund të vitit të kaluar në një analizë, që u bë publike, të Shërbimit Kombëtar të Zbulimit prognozohet, se në vitin 2015 kërcënimet terroriste ndaj Bullgarisë do të rriten, edhe për shkak të synimit të “Al Qaida”-s të aktivizohet përsëri mbi bazën e rivalitetit me Shtetin Islamik. Sipas raportit, gjatë vitit 2015 flukset e refugjatëve dhe migrantëve ilegalë drejt dhe përmes Bullgarisë do të rriten. Le te shpresojmë, se Ministria e Brendshme e ka lexuar me kohë dhe me vëmendje këtë analizë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..