Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kanë frikë deputetët bullgarë nga demokracia e drejtpërdrejtë?

БНР Новини
Foto: BGNES

Parlamenti mori vendim që më 25 tetor të këtij viti, bashkë me zgjedhjet vendase, të zhvillohet gjithashtu një referendum, por vetëm me një pyetje – nëse të aplikohet votimi nga distanca në mënyrë elektronike apo jo. Kështu deputetët nuk morën parasysh vendimin e 570 mijë qytetarëve bullgarë, të cilët vitin e kaluar u nënshkruan nën ofertën e kreut të shtetit për referendumin jo vetëm për votën nga distanca, por edhe për votën e detyrueshme, si edhe për elementin e saj mazhoritar.

Pasi gjatë vitit 2014 oferta e Rosen Plevnelievit u refuzua nga pushtetarët e mëparshëm, mossuksesi u përsërit edhe ditën e martë. Në fillim të debatit në sallën plenare Presidenti paraqiti personalisht argumentet e tij për inicimin e referendumit. Ai vuri në dukje se referendumi për të drejtat zgjedhore është kaq i rëndësishëm, sa janë edhe ndryshimet në Kushtetutë. Sipas Rosen Plevnelievit politikanët duhet të justifikojnë besimin e qytetarëve dhe nuk ka shkak që të hidhet poshtë vendimi i tyre për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve në Parlament:

“Gjatë disa viteve të fundit jemi dëshmitarë të një procesi të rrezikshëm të delegitimimit të institucioneve, të partive, dhe për fat të keq, të sistemit politik në përgjithësi. Një pjesë e shkaqeve janë lidhur pikërisht me besimin e humbur se çdo një qytetar është i rëndësishëm, se çdonjëri prej nesh mund ta ndryshojë shtetin dhe se demokracia i jep mundësi qytetarit për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në marrjen e vendimeve. Nuk ka një instrument më të fuqishëm nga referendumi, me të cilin ta rritim besimin e shtetasve!” – deklaroi kreu i shtetit.

Që në fillim të debatit deputetët ofruan redaksi të ndryshme të çështjeve për shtimin e elementit mazhoritar dhe për votën e detyrueshme dhe të gjitha ato u hodhën poshtë. Partia Socialiste Bullgare kërkoi që gjysma e deputetëve të zgjidhen sipas parimit mazhoritar në rajonet me një mandat dhe votimi i detyrueshëm të përkrahet me vendosjen e sanksioneve.

“Sepse, në qoftë se votuesit janë të sigurt se nuk do të ketë pasoja të favorshme apo të pafavorshme nuk do të arrijmë një rezultat të konsiderueshëm në rritjen e aktivitetit zgjedhor”, tha Janaki Stoillov.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë bëri ofertë që të gjithë deputetët të zgjidhen sipas parimit mazhoritar.

“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk do të jetë bashkëpjesëmarrës në ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të mund të sigurohen shumica njëpartiake për forcën e parë politike në Bullgari, pavarësisht për cilën forcë bëhet fjalë!” – komentoi lideri Ljutvi Mestan.

Fronti Patriotik ofroi votim të ndarë të tri çështjeve, votim ky që u përkrah edhe nga GERB. Kështu gjatë këtij votimi në saje të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Qendrës Demokratike Bullgare dhe Bllokut të Reformatorëve u refuzuan çështjet për elementin mazhoritar dhe votimin e detyrueshëm. Me shumicë të gjerë u miratua vendimi për zhvillimin e referendumit vetëm mbi një çështje – për mundësinë për votimin nga distanca në mënyrë elektronike.

Ndër të tjera, në Parlament u shprehën supozime se dështimi i dy të tretave të referendumit është një pjesë e marrëveshjes me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë për llogari të përkrahjes së saj për reformën gjyqësore. Lëvizja ka arsye për të pasur frikë nga votimi i detyrueshëm. Siç duket, të gjitha partitë nuk e pëlqejnë idenë për shtimin e elementit mazhoritar në zgjedhje. Bashkëkryetari i Frontit Patriotik Krasimir Karakaçanov i caktoi ngjarjet si njëfarë marrëveshjeje midis Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe GERB-it.

“Gjatë rivotimit votat e GERB-it u pakësuan me 24 dhe për këtë shkak vendimi tashmë i votuar nuk u miratua”, deklaroi Karakaçanov.

Ky është edhe mendimi i Filip Popovit nga Partia Socialiste Bullgare:

“Edhe sot ishim dëshmitarë të këtij bashkimi historik, korporativ.”

Doli se një pjesë e partive nuk i kanë zbatuar marrëveshjet paraprake. Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov shprehu dëshpërimin e tij për sjelljen e partnerit të tyre të koalicionit – reformatorët.

“Sa i përket elementit mazhoritar reformatorët dhe më konkretisht mënyra e tyre e votimit nuk ishte korrekte ndaj këtyre 570 mijë votave. Ata i grumbulluan nënshkrimet dhe morën pjesë në paraqitjen e tyre në Kuvendin Popullor. Nuk e di se kur ata janë të sinqertë?

Petër Sllavov nga Blloku i Reformatorëve shpjegoi: “Sa i përket votimit të detyrueshëm grupi votoi “lara-lara”. Një pjesë e kolegëve votuan “pro”, disa të tjerë kishin dyshime dhe u abstenuan.”

Vendimi i Parlamentit nuk merr parasysh vullnetin e deklaruar nga populli bullgar për t’i caktuar rregullat sipas të cilave t’i zgjedhë deputetët. Këtë e vuri në dukje Presidenti Rosen Plevneliev në një deklaratë të tij të përhapur nga sekretariati i shtypit i Kreut të Shtetit pas votimit në sallën plenare. “Kushtetuta e cakton qartë rolin dhe përgjegjësitë e të gjithëve, që të mund të funksionojë demokracia e drejtpërdrejtë. Vendimi përfundimtar është i Kuvendit Popullor dhe çdo një prej forcave politike të paraqitura atje, mban përgjegjësi politike për veprimet e veta” – vuri në dukje Presidenti Rosen Plevneliev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD