Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampi i përdoruesve të kompjuterëve portativ në qytetin Çepellare ose si gërshetohet e dobishmja me të këndshmen

БНР Новини
Foto: coworkation.4epelare.com

Stanisllav Vangjellov dhe Poli Stojanova përpara disa vjetëve vendosin të ikin nga Sofja dhe zgjedhin për të jetuar në qytetin rodopës Çepellare. Kurse Cvetelin Andreevi është themelues dhe drejtues i një kompanie të softuerit në Sofje. I mbledh rastësia, kur përpara dy vjetëve ai kërkon një ofis të ri për firmën e tij. Në Çepellare takon Stanisllavin dhe Polin të cilët tanimë presin nomadë digjital. Këta nomadë janë frijllansër, të cilët shëtisin nëpër të gjithë botën, derisa punojnë.

Iniciativa e tyre e madhe e përbashkët është me kompaninë ndërkombëtare për pagime mobile e cila ka ofis në Bullgari. Mblidhen 40 veta nga Bullgaria, Gjermania, Brazili, Irlanda. Përpara ditëve të numëruara përfundoi një projekt tjetër i madh i tyre-kampi i përdoruesve të laptopve, të quajtur CoWorkationCamp. Emri gërsheton idenë për kombinimin e pushimit me një frymëzim të ri, derisa pjesëmarrësit punojnë mbi një projekt të caktuar/ nga anglishtja-“coworking+coliving+inspiration+vacation”/.

“Kampi i përdoruesve të kompjuterëve portativ është një iniciativë, e cila u zhvillua në qytetin Çepellare në kuadrin e 3 javëve gjatë kësaj vere. Ajo u ofron një hapësirë të caktuar pune njerëzve, të cilët mund të punojnë në distancë-tregon Cvetelin Andreev. Më shumë se 100 veta qenë tek ne dhe mund të them se, gëzonim një interes të madh. Gjërat të cilat i motivojnë njerëzit të vijnë, janë disa. Në vend të parë, në këtë mënyrë ata mundin të ikin nga vapa e qyteteve. Përveç kësaj, nuk duan të ndërpresin procesin e vet të punës, kurse njëkohësisht kanë nevojë nga një larmi në ditët e tyre të përditshme. Pjesëmarrësit në kamp e dinë se kanë ardhur si për punë, ashtu dhe për dëfrim. Ka një kohë të caktuar për çlodhje, gjatë kohës tjetër punojnë me shumë këmbëngulje.”

Снимка

Kampi i përdoruesve të laptopit qe organizuar në mënyrë të tillë, që të mund të përkojë me disa ngjarje interesante në rajon-tubimi i madh folklorik në Rozhen, gara në çiklizëm dhe vrapim “Rrotat e Çepellares” dhe gara e gajdexhive në fshatin Gella.

“Ekipi ton ka përpunuar mbi 100 propozime për dëfrime-punishte për zanate vendase, gatim, thurje, ekzekutim në gajde, punim me gëlqere, lëshim me biçikleta, ngjitje nëpërmjet litarëve dhe akoma shumë të tjera.”

Sipas organizatorëve, Çepellare është një vend i shkëlqyer për një gërshetim të tillë të angazhimeve me pushimin, sepse ofron ajër të pastër dhe një natyrë unikale, freski dhe ikje nga vapa. Gjatë dimrit vendpushimi jep mundësi për ski-turizëm, kurse çlodhja në pistë është stimuli më i mirë për një punë të shpejt dhe me cilësi.

“Qe një përjetim shumë i këndshëm, dëfryem shumë, për ne u kujdesën në mënyrë të shkëlqyer”-tregoi një nga pjesëmarrësit në kamp-Mark Aleksandër Krist nga Gjermania.

Todor Popov, i cili punon në një nga kompanitë, pjesëmarrëse në kamp, tha:”Ky është një vend, në të cilin çdo një prej nesh mund të punojë, pa pasur paragjykime për këtë se si ka qenë në ofisin e vjetër, cili ka qenë komunikimi aty. Prandaj në mënyrë shumë më funksionuese punuam mbi problemet, të cilat i kishim. Dhe mendoj se, rezultatet janë shumë pozitive.”

Снимка

Pas përfundimit të kampit 3 organizatorët tanimë shikojnë drejt projekteve dhe ideve të reja, drejt stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Sepse çdo kohë gjatë vitit në Çepellare ka bukurinë e vet dhe është e përshtatshme për afrimin e ekipit të punës dhe për një organizim interesant të kohës së lirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD