Vera është sitna, gjatë së cilës koncertet organizohen në të hapur – nën qiellin plot me yje dhe me flladin e mbrëmjes së qytetit. Prandaj dhe qyteti Pravec bëhet një skenë e madhe për edicionin e radhës tradicional të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Festat e Mozartit”. Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit do të kalojë nën shenjen e shifrës 175. Pse – do te na shpjegojë Drejtori artistik i festivalit Hristina Angellakova:
“Kemi një përvjetor të shënuar 175 vjet nga vdekja e Paganinit, si dhe nga lindja e Çajkovskit dhe Klod Mones. Më 13 gusht, aktiviteti çelet me “Flauta magjike”, një shfaqje të Operës së Ruses. Ditën tjetër do të jetë koncerti me rastin e përvjetorit të Paganinit dhe të Çajkovskit. Për të kemi ftuar violinistin polak Mariush Patira, i cili është njeri prej laureatëve të Konkursit “Paganini” në Gjenova, dhe dirigjentin Zhoze Marija Florensio nga Brazili. Maratona e gjatë do të fillojë me përvjetorin e piktorit Klod Mone. Linja impresioniste nga tablotë e tij do të kalojë në muzikën e Debisit dhe Ravelit, në interpretim të pianistit Ilja Ovçinnikov dhe violinistes Verustinija Shtur-Ovçinnikova nga Rusia dhe këngëtarëve Joana Kadijska dhe Aleks Avedisjan. Maratona do të përfundojë me monospektaklin “Nga Piaf deri në Mambo italiano”.
Ditën e dytë për spektatorët e vegjël është shfaqja e mëngjesit “Figaro do Mozartin dhe Rosinin”. Fëmijët do të maskohen si Mozarti dhe bashkëshortja e tij Konstanca, do të vizatojnë, do të këndojnë, do të kënaqen për miniaturat e balerinave të vogla nga Vatra e kulturës, të cilët do të vallëzojnë nën tingujt e të vetmit balet të kompozitorit. Në mbrëmje është spektakli muzikor-koreografik mbi Rekuiemin e Mozartit.
Sipas traditës festivali do të mbyllet me një koncert gala në sheshin para Bashkisë. Ai është “Muzikë klasike dhe pop” me pjesëmarrjen e këngëtarëve të operës, korit dhe orkestrës së Operës së qytetit Ruse me dirigjent Zhoze Marija Florensio. I është kushtuar jubileut të këngëtares së madhe operistike Hristina Angellakova. Ajo do të jetë e ftuara e posaçme e “Takimit me autograf” , në të cilin do të shfaqet dokumentari me momentet nga biografia e saj të pasur artistike.
Dëgjojmë tani një interpretim të Hristina Angellakovës – “Habanera” nga opera “Karmen” e Bizes.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës...