Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e Sofjes dhe Burgasit do të jenë me bileta për transportin urban në smartfonin e tyre

БНР Новини
Foto: tickey.me

Kompania fituese në raundin kombëtar të garës  ndërkombëtare të sipërmarrjes “Seedstars World” e bëri për vete jurinë me projektin e saj për bileta elektronike për transportin urban.  Kur anëtarët e ekipit  u ndeshën me problemet e lëvizjes në qytetin e madh – shpesh herë në stacionet nuk ka vend ku të shiten bileta ose nuk ka mundësi për të blerë nga shoferi, ata  kanë vënë re se smartfonet përdoren në mënyre masive -  kështu lindi ideja nëpërmjet tyre të paguajmë biletën në transportin urban.

Dimitër Dimitrov, bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i firmës së softuerit thotë, se aplikimi i përpunuar që quhet Tickey  punon me senosorë afërsie , të cilët identifikojnë kur njeriu gjendet në autobus ose në stacionin e metrosë dhe me një prekje të ekranit është e mundshme të paguhet bileta për urbanin. Pagesa mund të bëhet me anën e kartës bankare dhe përdoruesit duhet paraprakisht të futin të dhënat e tyre. Varianti tjetër është me anën e  faturës për telefonin të operatorit mobil – kur blihet bileta çmimi i saj do të përfshihet në faturën mujore të  telefonit mobil.

Pritet qe aplikacioni të vihet në përdorim masiv  gjatë shtatorit në Burgas dhe deri në fund të vitit në Sofje. Aplikacioni do të jetë falas. Përdoruesit do të paguajnë biletën me  çmimin e deritanishëm.

Përveç në bullgarisht a ka version të aplikacionit në anglisht apo në ndonjë gjuhë tjetër? A është parashikuar informacion suplementar për të huajt dhe turistët në Sofje – orare, itinerare etj.?

Снимка“Aktualisht aplikacioni është në bullgarisht dhe anglisht, por pasi tani po zhvillojmë bisedime për  projekte pilot, p.sh. në Stokholm, ai do të jetë në të gjitha gjuhët evropiane – shpjegon Dimitër Dimitrovi. Kështu që secili do të mund ta përdorë pavarësisht në cilin shtet ndodhet. Aplikacioni përfshin modul planifikues për itinerarin, gjithashtu kartë të qytetit, ku gjendeni dhe orarin e transportit urban.  Turistët në Sofje do të mund të përdorin kartën e qytetit për të orientuar më mirë për kuriozitetet në të.”

Për çfarë telefona  dhe cilat sisteme operative mund të përdoret aplikacioni?

“Aplikacioni është për  pajisjet Android, të cilat punojnë me versionin më të lartë se 4.3 dhe për të gjitha pajisjet ioS, që janë prodhim të Apple – na shpjegoi Dimitër Dimitrovi. Para pak kohe Google zbatoi standard të vet për sensor të afërsisë që do të thotë se mund të përdoret në versionet e Android që janë në versionin më të  ulët se 4.3. Presim gjithashtu Microsoft  në versionin e tij të ri operativ për telefonat mobilë të përfshijë mundësinë për përdorimin e sensorëve të afërsisë”.

Çfarë produkte të tjera përpunoni për  Bullgarinë apo për shtetet e tjera?

“Punojmë mbi  aplikacionin për një qytet amerikan, të destinuar për prindërit, të cilët dëshirojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë  me automobila të huaj. Kërkesat e sigurisë në këtë rast janë të  larta , sepse duhet të dihet kujt i besohet fëmija në mungesën e prindit. Aktualisht jemi të përqendruar në sferën e transportit urban, por aplikacioni ynë mund të përdoret gjithashtu edhe për biletat për muzetë, për koncerte ose atraksione të tjera, kur nuk janë blerë bileta paraprakisht”.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD