Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria i paralajmëroi tregtarët e karburanteve

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas traditës edhe gjatë kësaj vere çmimet e karburanteve janë temë aktuale tek ne dhe edhe pse rënia e tyre  në tregjet ndërkombëtare gjatë korrikut nuk reflektoi mbi tregun me pakicë. Lëvizja e shumëpritur teposhtë  u bë në fund të gushtit si jehonë e intervistës së përbashkët televizive të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Shefit të Doganave Vanjo Tanov.  Kryeministri premtoi  masa të rrepta ndaj tregtarëve. Tregu i cili mbeti indiferent ndaj lëvizjeve të mëparshme të çmimeve reagoi ndaj mesazhit politik dhe një litër karburant në pikat e karburantit ra me 4,5%.

Lajmi pa dyshim është i mirë, por  deri diku, sepse vë nën pikëpyetje mënyrën e formimit të çmimit në tregun e karburanteve në Bullgari, transparencën në këtë sektor, dhe jo në vend të fundit – cilësitë eksperte të institucioneve kontrolluese.

Снимка“Ky nuk vendim, por popullizëm – komentoi situatën Kalojan Stajkov nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. “Del dikush dhe thotë: “Ka kartel, ka çmime shumë të larta.” Por pse është kështu? Ku janë të dhënat objektive? Valle, a nuk ekziston  komision kundër monopoleve dhe autoritete tatimore, të cilat mund të kontrollojnë çfarë pikërisht ndodhet. Është absurde të evitojmë kontrollimet dhe të shkojmë  tek konkluzionet. Del, se administrata tatimore do që të ushtrojë presion shoqëror mbi importuesit, prodhuesit dhe tregtarët dhe ata vetë të ulin çmimet dhe jo të kryen punën për të cilën i paguajnë.”

Sipas të dhënave të Portalit Energjetik Evropian, vlera mesatare në BE për litër karburanti (dizel dhe benzinë) pa akciza dhe TVSH, pavarësisht a është import ose prodhimin vendas, është 0.552 euro; për Bullgarinë kjo vlerë është 0.617 euro. Në këtë mënyrë vendi ynë është në vendin e katërt me çmimin më të lartë neto të karburanteve pas Danimarkës, Maltës dhe Italisë. Gjatë vitit 2014 rreth 45% prej benzinës dhe 35% prej dizelit  në tregun tonë ishin nga importi. Nuk mund të pohohet me siguri a përdoren këto sasi për kënaqjen e nevojave të tregut ose një pjesë prej tyre  eksportohet. Diferenca deri në 100 për qind u takon rafinerive vendase, më e madhja prej të cilave është “Lukoil”. Nga ana e tij, prodhuesi në qytetin Burgas eksporton rreth 50% prej prodhimit të tij.

  dhënat e Portalit Energjetik Evropian tregojnë gjithashtu, se Bullgaria është vendi me akcizë më të ulët në BE. Pasi shtojmë edhe komponentin e tretë të çmimit – TVSH, vendi ynë për nga çmimi i karburanteve radhitet mes 7 vendeve të fundit të klasifikimit në BE.

Vërtet a ekziston kartel, vështirë mund të vërtetohet. Para tre vjetësh Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës doli me përfundim për ekzistencën e kartelit në tregun e karburanteve, që pas kësaj ishte hedhur poshtë nga gjykata. Tihomir  Bezllov nga Qendra për Studimin e Demokracisë është kategorik: ”Flitet se ekziston një marrëveshje e fshehtë  për kartel në këtë sektor, por kjo nuk mund të vërtetohet”.

Kalojan Stajkov e shoh problemin në vend tjetër:

“Problemi me të gjitha institucionet kontrolluese është se, nuk janë të pavarura. Ata nuk mund të kryejnë punën e tyre, sepse mbi to ushtrohet presion politik. Para disa viteve Komisioni për mbrojtjen e konkurrencë doli me argumente të dobëta dhe në fakt nuk vërtetoi asgjë. Tani dalin politikanë dhe deklarojnë: “Kemi kartel”, por pse komisioni i cili duhet të konstatojë një situatë të tillë nuk ndërmerr veprimet përkatëse?”

Cilësia e karburanteve, kontrolli dhe vlerësimi i tregut janë tre problemet, që kanë të bëjnë me çmimin e karburanteve, të cilat shteti nuk arrin t’i zgjidhë, mendon Tihomir Bezllovi. Ato nuk zgjidhen sepse mungojnë kuadro me kualifikim të mirë në administratë, të cilët të punojnë me sistemet dhe pajisjet që bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara. Kallojan Stajkov rekomandoi që të realizohet një kontroll nga ana e Agjencisë për inspektimet shtetërore financiare  siç ishte bërë para pak kohe në fushën e energjetikës.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD