Që si fëmijë ajo ka pasur mundësinë për ta shijuar bukurinë e jashtëzakonshme të qytetit bregdetar Varna. Emri i saj është Bela Benova. Vetë ajo e quan veten udhëtare dhe fotografe, që bën prova për t’u bërë shkrimtare – me dy libra prapa kurrizit të saj. Mund të shtojmë se ajo e ka titullin “doktor” në degën e automatizimit, e ka mbrojtur doktoratën e saj në Francë, ka mbaruar gjithashtu për producente dhe teknologji incizuese në studio. Është e njohur edhe për ëndrrat e saj të guximshme në shënimet e udhëtimit me titull “Në rrugën e dritës që rreh” – një udhëtim i njohur me biçikletë që nga Durankullak e gjer te Rezovo, pas gjurmëve të fareve të detit. A duhet të kesh lindur pranë detit, që t’i duash faret?
Ja se si iu përgjigj Bela:
“Me siguri nuk është detyrueshëm. Mirëpo, sa për mua jam e bindur se kjo në ndonjë mënyrë e ka provokuar dashurinë time, sepse unë jam rritur duke e parë dritën e farit Gallata nga kati i fundit i shtëpisë sime në Varna dhe ndoshta diku atje, në fëmijërinë time të hershme ka lindur dashuria ime ndaj fareve dhe ideve spontane. “Në rrugën e dritës që rreh” lindi pas provave të mia disavjeçare për t’i grumbulluar të gjitha përshtypjet nga udhëtimi im me biçikletë, që e realizova me miqtë e mi në vitin 2007 deri në të gjitha faret bullgare. Kjo ide u zgjerua, pasi çdo verë ne i vizitonim faret e vendeve të tjera ballkanike. Shpresojmë se ky udhëtim do të vazhdojë edhe në kontinentet e tjera.”
Në erën e teknologjive moderne disa njerëz do të thonë se faret nuk janë aktuale, por bashkëfolësja jonë nuk është e këtij mendimi. Ajo mendon se pavarësisht se sa po përparon njerëzimi në lëmin e navigacionit dhe të komunikacioneve, çdo një njeri i detit, siç është vetë ajo, nuk mund të mos ndeshet në një moment me disa vështirësi po të gjendet në një stuhi detare. Atëherë tërë teknika mbetet në plan të dytë. Atëherë duhet ta kërkosh dritën në bregun shpëtimtar dhe gjithmonë ekziston shpresa për ta parë këtë rrëzë. Shumë prej neve ndoshta nuk na ka bërë përshtypje se faret gjithmonë janë të ndryshme. Çdo një prej tyre ka një dritë të vet. Në këtë mënyrë ai i orienton më mirë marinarët. Faret janë të ndryshme edhe si konstruksion, edhe si arkitekturë, madje edhe si pozitë.
Para disa ditësh doli në treg libri i dytë i bashkëbisedueses sonë “Dyert”. Ja se çfarë na tregoi autorja:
“Dyert” përbën një gërshetim prej tekstesh, të krijuara para disa vitesh. Më të hershmet prej tyre janë nga viti 1997, kurse ato më të reja – nga viti 2012. Çdo një prej tyre në ndonjë mënyrë është lidhur me Derën si simbol i kalimit drejt lirisë, i gjendjes kufitare, i kalimit në kohë dhe në hapësirë. Çdo një tekst është shoqëruar me një imazh – një fotografi të një dere të pikturuar me grafite. Fotografitë janë bërë gjatë muajit prill të vitit 2014 në rrugët e qytetit detar Funshal në ishullin Madejra të Portugalisë. Këtu është edhe simbolika tjetër, sepse ky ishull është një prej dyerve për lundruesit me jaht. Vizatimet në dyer janë vepra të piktoreve nga shtete të ndryshme të krijuara në kuadrin e projektit ndërkombëtar “Arti i dyerve të hapur”. Në projektin “Dyert” ka shumë mistikë, imagjinatë, ka realitete të rikrijuara në një mënyrë magjike. Shpresoj që lexuesit ta ndiejnë këtë, ta kalojnë pragun e Derës, në anën tjetër, dhe atje të takohemi” – tha në përfundim Bela Benova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..