Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizja turistike në Bullgari shënon 120 vjetorin e saj

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vitin 2015 mbushen 120 vjet nga “ftesa”  e shkrimtarit tonë të njohur Aleko Konstantinov, në të  cilën për herë të parë përdoret parulla e njohur për turizmin në Bullgari “ Njih Bullgarinë që të fillosh ta duash”. Pas ftesës së bërë, më 27 gusht të vitit 1895,   300 veta u  ngjitën në majën Çerni Vrëh të malit Vitosha   – në këtë mënyrë u vu fillimi i turizmit bullgar. Këtij aktiviteti  poeti dhe shkrimtari  ynë Ivan Vazov ia kushtoi vjershën e tij “Në majën Çerni vrëh”, fillimin e lëvizjes turistike ai e ka përmendur edhe në disa përshkrime të tij të udhëtimeve.

Kush nuk do që të kalojë kohen  e lirë në mal? Me siguri ka edhe njerëz të tillë. Por nga përvoja ime personale mund të them, se  me qëndrim të drejtë njeriu mund të gjejë frymëzim dhe qetësi, duke bredhur nëpër shtigjet e malit Vitosha. Era e lehtë dhe aroma e pemëve halore u sjellin kënaqësi  secilit që ka vendosur të dalë për shëtitje në mal. E paharruar do të mbetet për mua ngjitja për herë të parë në majën Çerni vrëh, kur isha nxënëse e klasës së 4. Atëherë ende nuk dija se shkoj nëpër gjurmët e Aleko Konstantinovit, por dija se  kjo shëtitje e lodhshme dhe e këndshme njëkohësisht do të mbetet për gjithmonë në kujtimet e mia.

Sivjet, adhuruesit e natyrës kanë mundësi të përfshihen në festimin me rastin e 120 vjetorit të fillimit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari më 30 gusht 2015 në majën Çerni Vrëh, ku do të zhvillohet Tubimi kombëtar turistik.

Në lidhje me  mënyrën e shëndetshme të jetesës, një lajm i mirë për banorët e Sofjes është, se para pak kohe Sofja u zgjodh kryeqyteti evropian  i sportit për vitin 2018. Sofja është një shembull i mirë për zhvillimin e aktiviteteve masive sportive. Iniciativa ka për qëllim  të popullarizojë zhvillimin e mënyrës aktive të jetesës dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive me pajisje të mira, me programe dhe aktivitete ndryshme.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD