Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Librin e rekordeve Gines

БНР Новини
Foto: arkiv

Është verë dhe është vapë. Vetëm po të përmendem fjalën Gines, provokojmë asociacione të lidhura me etje, me një pije freskuese me pak alkool, me shkumë, që është “e shenjtë” për adhuruesit e saj. Në fakt në Bullgari emir “Guinnes” më shumë lidhet me librin e njohur që sivjet ka një përvjetor.

Ideja për Librin e rekordeve Gines është e sër Hju Bijver (sir Hugh Beaver) – shefit të fabrikës për prodhimin e birrës “Guinnes”. Para 60 vjetësh, më 27 gusht 1955 në treg doli libri i parë i rekordeve dhe menjëherë u bë bestseller në Britaninë e Madhe. Edhe sot pas Biblës, Koranit dhe Citateve të Mao Ce Dunit, ai mbetet libri më i botuar në botë me të drejta autori. Ky koleksion mbledh jo vetëm arritjet e mëdha të njeriut, por edhe ekstremet e botës natyrore.

Në gjuhën bullgare libri “Rekordet e Ginesit” u botua për herë të parë në vititn 1999, para kësaj u importua edicioni i saj rus. Në të mund të shihen shumë emra bullgare. Nuk janë pak bullgarët në kategori “Sport”.

Zakonisht me krenari më të madhe përmendim rekordin e kërcimit së larti që i përkas atletes bullgare Stefka Kostadinova dhe tashmë 28 vjeç nuk është përmirësuar nga ndonjë sportiste tjetër. Më 30 gusht 1987 në kampionatin botëror të atletikës së lehtë ajo arriti rezultat 209 centimetra. Bullgarja nga qyteti Plovdiv ka gjithashtu medalje të artë nga Atlanta’96, pesë në stadiume dhe pesë në sallë.

Kemi akoma një sportiste legjendare – Jordanka Donkova. Arritja e saj në disiplinën 100 metra me pengesa 12 sek. e 21 qindta. Nga viti 1988 deri tani ajo nuk është tejkaluar.

Edhe në të kaluarën, edhe sot vajzat bullgare e gjimnastikës artistike në kanë dhënë shumë arsye për krenari. Maria Gigova dhe Maria Petrova ndodhen në Librin Gines si të vetmet kampione botërore që e kanë arritur këtë medalje të artë tri herë.

Bashkë me to në Librin e rekordeve figurojnë emrat e akoma 7 sportistëve bullgarë plus një detar.

Снимка“Yachtsman”-i legjendar kapiten Georgi Georgiev është i parë që bëri lundrim rreth botës. Me anijen me vela “Kor Karoli” ai nisi nga Havana më 20 dhjetor 1976 dhe mbërriti përsëri atje një vit më vonë më 20 dhjetor. Ai është marinari i vetëm në botë, i cili ka kaluar në sezonin e stuhive përmes rajonit të ashtuquajturave “Depresione të Mëdha Tropike” të Oqeanit të Qetë, afër ishujve Fixhi. Deri atëherë mendohej se kjo është përtej mundësive të njeriut. Por kapiteni Georgiev e bëri këtë. Ai është i pari që bëri një udhëtim të tillë me anije me vela. Dhe asnjëherë gjatë lundrimit nuk kërkoi ndihmë dhe nuk dha sinjal rreziku. 23 018 mile detare. I vetëm. Në kompaninë e një mace. Detari numër një i Bullgarisë është regjistruar në Librin e Ginesit për vitet 1981-1982.

СнимкаMë shumë rekordistë bullgarë ka në kategori “Arti i cirkut”. Grupi i familjes Kehajovi – legjendat e cirkut bullgar kanë arritur shumë rekorde. Ata gjetën vend në Librin Gines akoma në vitin 1978 me një salto mortale unike mbi një kolonë prej shtatë vetash. Despina Kehajova rrotulloi njëkohësisht 75 rrethe. Përfaqësuesi më i vogël i familjes 5-vjeçari Maksimës Garsia hyri në Librin e Rekordeve si motoristi më i vogël që hyri në “Globin e vdekjes” dhe u lëviz atje me shpejtësi 70 km/orë.

Nuk mund të përmendim të gjithë bullgarët që figurojnë në Librin Gines. Por nuk mund të harrojmë arritjen e shahistit Kirill Georgiev, i cili luajti me 360 partnerë, fitoi 280 ndeshje, në 74 ndeshje përfundoi me remi dhe humbi vetëm gjashtë.
Kitaristi Georgi Georgiev i bie kitarës në vazhdim të 49 orëve dhe kështu tejkaloi rekordin e një bullgari tjetër – Biser Raçev. Banakieri bullgar Penço Pençev hyri në listën e rekordeve me 2014 kokteje. Ai ka gjithashtu tri rekorde të tjera dhe ai nuk mendon të përfundojë.

СнимкаNë vitin 2005 11 961 veta morën pjesë në një valle në Sofje, por fatkeqësisht një vit më vonë në një qytezë rumune e përmirësuan rekordin tonë. Bullgaria është shteti i parë me rekord për mbledhjen e më shumë gajdeve në një vend. Më 16 maj 2012 në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës 333 gajdexhi interpretuan para publiku. Aq shumë gajde bile skocezët nuk kanë mbledhur.

Pas rekordeve individuale është mirë të përmendim edhe një rekord në kategori “Fe”. Kjo është statuja e Hyjneshës Mari në qytetin bullgar jugor Haskovo, e cila është me lartësi 32 metra. Kjo është skulptura më e lartë e Shenjtores në botë. Monumenti u inaugurua më 8 shtator 2003 dhe në 2005 u përfshi në Librin Gines.

Ka edhe shumë rekorde të tjera dhe shumë që do të arrihen në të ardhmen. Sepse bullgari është merakli. Sepse në Bullgari edhe fëmijët dinë se “Edhe ne i kemi dhënë diçka botës” – siç ka thënë shkrimtari i madhe Ivan Vazov. Dhe sigurisht bota nuk do të presë shumë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD