Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkenca shqiptare në Kongresin e XI Ndërkombëtar të Studimeve të Evropës Juglindore

Prof. Ke Jing dhe prof. Shaban Sinani
Foto: Jordanka Ivanova

Kongresi i radhës Ndërkombëtar i Studimeve të Evropës Juglindore po zhvillohet në Sofje (31 gusht – 4 shtator 2015). Forumi është organizuar nga Instituti i Ballkanistikës me Qendër të Trakollogjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe është me moto: “Evropa Juglindore dhe integrimi evropian: aspektet politike, socio-ekonomike dhe kulturore” dhe është nën patronazhin e UNESKO-s. Ai mbledh në një vend elitën akademike botërore në fushën e studimeve të Evropës Juglindore. Pjesëmarrësit janë 250 dhe ata tregojnë rezultatet e veprimtarisë së tyre shkencore.

Shkenca shqiptare është prezantuar mjaft mirë nga studiuesit e dalluar shqiptarë dhe të huaj. Emrat janë shumë: prof. Naser Ferri nga Prishtina flet për integrimin e ilirëve në Perandorinë Romake, dr. Arsim Ejupi prezanton analizën e përbashkët të tij dhe të profesoreshës Lindita Rugova për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Luginën e Prehevës. Për punën e vet në fushën e linguistikës flet Xhelal Ylli.

Maria Morozova është nga Sankt Peterburgu dhe merret me gjuhësi shqiptare. Ajo është ndër krijuesit e Korpusit të gjuhës shqipe. Dëgjoni intervistën me të:

 

“Asimetritë e zhvillimit dhe ndikimi i tyre në zhvillimin demokratik të Shqipërisë” është titulli i kumtesës së profesorit Kosta Barjaba nga Tirana. Më e fortë është prania shqiptare në sesionin “Mediat dhe integrimi evropian i Evropës Juglindore” – atje studimet e tyre prezantojnë Lumnije Bajrami, Bardh Rugova dhe Rahman Paçarizi nga Prishtina dhe Alban Tartari nga Tirana. Nuk mund të përmendim të gjitha emrat e specialistëve të albanologjisë, të cilët po ndodhen në Sofje. Ju ofrojmë të dëgjoni fjalët e profesoreshes Ke Jing (Ke Xhing) nga Universiteti i studimeve të huaja i Beixhingut të Kinës dhe të profesorit Shaban Sinani nga Tirana:

Profesori Aleksandër Novik nga Universiteti shtetëror i Sankt Peterburgut të Rusisë gjithashtu është në Sofje për Kongresin e njëmbëdhjetë të studimeve të Evropës Juglindore. Ai prezanton dy kumtesa. Dëgjoni çfarë tha ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD