Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stive Hanke: Ka përmirësim të cilësisë së kredive në sistemin bankar

Foto: BTA

Ekonomia e Bullgarisë prezantohet më mirë se sa ajo në vendet e BE. Ky është komenti i krijuesit të Bordit valutor bullgar prof. Stiv Hanke para Radios Kombëtare Bullgare. Përmirësim gjatë këtij viti ka edhe në cilësinë e kredive në sistemin bankar.

“Sipas të dhënave që janë publikuar në sajtin e Bankës Popullore Bullgare gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 në sistemin bankar ka më pak kredi të pa shërbyera në krahasim me po këtë periudhë të vitit të kaluar” – shpjegon profesori. “Kjo vlen si për bankat e grupit të parë, ashtu edhe për grupin e dytë (Banka Popullore Bullgare i ndan bankat në tre kategori në varësi të përmasës së aktiveve të tyre). Nëse pjesëtohen kreditë e pa shërbyera me kapitalin personal të bankave, shohim, se gjatë tre muajve të parë të 2014 koeficienti është 121 % ose kreditë e pa shërbyera tejkalojnë kapitalin personal të sistemit bankar. Gjatë këtij viti raporti është rreth 97 %, prandaj mendoj, se cilësia e kredive është më e lartë.”

Nga ana tjetër, kreditë e reja gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të 2015 bien me rreth 10% kundrejt vitit të kaluar. Sipas profesorit të ekonomisë së aplikueshme, në pah është efekti disiplinues i krizës greke, i cili i shtyn bankierët bullgarë të jenë më të kujdesshëm.

“Të dhënat nuk janë të plota, sepse Banka Popullore Bullgare publikon informacion të përgjithësuar me vonesë të madhe. Prandaj, sistemi bankar i Bullgarisë duket si një shportë e madhe me molla. E kemi të qartë gjendjen e mollëve, por me gjithë atë mund të ketë në shportë molla me cilësi të ndryshme”, komentoi financieri. Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Borisov, se u është dhënë ndihmë për likuiditetin disa bankave bullgare, Hanke është kategorik:

“Do t’i rekomandoja Bankës Popullore Bullgare të shikojë dhe të publikojë balancat e të gjitha bankave çdo muaj, në vend që të priten të dhënat tremujore për kreditë e këqija, siç është  praktika e tanishme. Punojmë me të dhëna nga fundi i marsit, por jemi në shtator. Rreziku i madh në Bullgari është në  të panjohurën. Askush nuk di çfarë mund të ndodhet, siç ishte fiaskoja me Bankën Korporative Tregtare. Mungon transparencë dhe parashikueshmëri dhe kjo e kthen Sofjen në kryeqytetin botëror të thashethemeve. Transparencë ka në Bordin valutor. Të dhënat janë të sakta dhe të qarta, dihet çfarë po ndodhet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD