Në drejtimin Prishtinë-Beograd-Cyrih artistë të ndryshëm nga këto tri qytete janë bashkuar rreth projektit “Baushtellë: Balkan Temple” për t’ia gjetur përgjigjen universale pyetjes “Në çka beson ti?”. Veprat që po prezantohen kombinojnë forma të larmishme të artit – muzikë, teatër, valle, poezi, përformans, video, fotografi etj.
Erëmira Çitaku është njëra nga pjesëmarrësit nga Kosova. Ajo është flautiste dhe poete. E shpreh veten e saj përmes simboleve postmoderne për të “mbytur” zhurmën e kohës, duke sjellë forma të reja artistike.
Znj. Çitaku, sa shqisa të nevojiten që të perceptosh Baushtellë: Balkan Temple?
“Shqisa e 6-të (qesh), niveli patafizik, i cili është jashtë njohjeve normative.”
Në çka beson ti?
“Unë besoj, në komunikim ndërnjerëzor në raport mes muzikës dhe gjuhës, kjo edhe konstituon veprën time me emrin “House of Being” (Shtëpia e Qenies). Inspirimi i filozofit gjerman Martin Heidegger, që “Gjuha është shtëpia e Qenies” më intrigoi që ta bëj një improvizim që është natyra e muzikantit që “Muzika është shtëpia e Qenies”. Ndoshta, këto edhe e përmbushin kushtin estetik, në çka unë besoj. Kjo është magjia mistike e jetës dinamike që e determinon qenien. Një inspirim direkt për këtë vepër është partneri im Labinoti i cili studion filozofinë dhe duke u ndeshur me librat e tij në dhomë është e pashmangshme të mos krijosh diçka të tillë.”
Çfarë është pjesëmarrja jote në këtë projekt?
“Në aspektin teknik nëse flasim është ndërveprim mes muzikës dhe poezisë si formë e komunikimit estetik. Kjo edhe e determinon karakterin e veprës dhe përmbajtjen e saj. Edhe pse përmbajtja është në rrafshin e kuptimit, kjo nuk është natyra e vërtet e veprës sime. Përmes efekteve elektronike dhe natyrës origjinare të flautës e prodhon mundësinë e një arti të ri konceptual, i cili vepron jashtë skemave tradicionale të të shikuarit. Arti është vetja, dhe konstituimi i vetes si koncept i brendshëm trupor që është tatuazhi që do ta mbajmë gjithë jetën. Kjo e largon kategorinë “masë” e cila në diskursin publik njihet si “publiku”, artisti është arti brenda natyrës së tij, dhe nuk është shërbëtor i eksternalitetit.”
Trego dhe për pjesëmarrësit e tjerë, të cilët të kanë bërë përshtypje?
“Tomorr Kuqi – për shkak të natyrës së njëjtë të komunikimit (muzikës). Mendoj se arti është pjesë e brendshme dhe derivon nga lufta e brendshme, kjo është ndoshta edhe origjinaliteti që artistët e mbartin."
House of Being
Withing the world
Within the music
Within the words
Within the being
Ready to listen
Ready to hand
Ready to join
Ready to be
With us you
With us me
With us music
With us words
Being in the world
A being that can be
A being that feels
A being that sparkel the words
Erëmira Çitaku ligjëron në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës. Ka studiuar në Francë. Mirëpo, studimet doktorale i ka kryer në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje. Erëmira është autore e librit “Shoshë” – një vepër multimediale me poezi në shqip, frëngjisht, bullgarisht, anglisht dhe serbisht, me muzikë dhe video punime. Erëmira drejton organizatën për art “Fryma e re”.
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..