Ekonomia e Bullgarisë shënon rritje prej afro 2% nga fillimi i vitit 2015. Kjo i detyrohet kryesisht konsumit të brendshëm, deklaroi për Radio Bullgarinë Desisllava Nikollova, ekonomiste e vjetër në Institutin për Ekonominë e Tregut. Vrulli ekonomik i detyrohet pagimit të shpejtë të mjeteve në kuadrin e projekteve evropiane. Tendenca tjetër pozitive është lidhur me rimëkëmbjen e tregut të punës nga fillimi i vitit.
Në fillim të 2015 kjo tendencë vazhdon, që është një lajm i mirë për ekonominë, të ardhurat dhe konsumin, deklaroi zonja Nikollova dhe shtoi:
“Rimëkëmbja e tregut të punës është njeri prej shkaqeve për rritjen e konsumit, sepse njerëzit kanë më shume resurse financiare. Një faktor tjetër i cili mbështet konsumin është deflacioni, i cili u ndërpre në fillim të vitit 2015, por gjatë muajve të fundit në vend përsëri raportohet për inflacion negativ. Në tërësi mund të thuhet, se ekonomia bullgare zhvillohet relativisht mirë kundrejt ekonomive të tjera evropiane. Do të ishte mirë të shohim ritmet e rritjes ekonomike nga 5%-6% siç ishin në periudhën para krizës, por në këtë moment koniunktura ekonomike dhe kërkimi i brendshëm në rënie pengojnë që Bullgaria të arrijë ritme të tilla të rritjes. Problemet e brendshme gjithashtu janë pengesë për rritjen e madhe. Në periudhën para fillimit të krizës Bullgaria gëzonte një fluks serioz të investimeve, por aktualisht këto investime nuk janë faktor kryesor për ekonominë vendase. Ato ishin zëvendësuar me përvetësimin e mjeteve evropiane dhe në vitin 2013, sidomos në 2014 dhe fillimin e 2015 vihet re një përvetësim i përshpejtuar i parave dhe pagesave për projekte nga periudha e mëparshme programore.”
Sipas Desisllava Nikollovës, njeri prej shqetësimeve në drejtim të mjeteve evropiane është lidhur me këtë, se në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2016 do të ketë një ngadalësim në përvetësimin e mjeteve evropiane, sepse jo të gjitha programet operative janë të miratuar në këtë moment dhe pagesat për programet e reja nuk kanë filluar ose ende janë të vogla.
“Është interesante të përmendet, se ka disa dega në ekonominë bullgare, të cilat shënojnë rritje serioze gjatë viteve të fundit. Shumica prej tyre janë në sferën e shërbimeve. Rritje më të madhe shënon industria IT, e cila është faktori më i madh në tregun e punës. Një sektor tjetër që shënon rritje serioze është autosorsingu i biznes shërbimeve të ndryshme, për shkak të shpenzimeve më të ulëta për punë dhe për krah të kualifikuar të punës në Bullgari. Në industri krijohen vende të reja të punës në disa sektorë. Njeri prej tyre është ai i prodhimit të pjesëve automobilistike. Bullgaria kthehet në lider rajonal në këtë sektor dhe pjesë e madhe e investimeve të huaja orientohen tek kjo nëndegë pas krizës.”
A ekziston rrezik që rritja e vazhdueshme e pagës minimale të punës të ndikojë negativisht mbi tregun e punës?
“Këto rreziqe ekzistojnë. Ne presim një efekt të tillë. Para pak kohe publikuam një studim mbi këtë çështje, prej të cilit u bë e qartë efekti negativ nga rritja e pagës minimale të punës mbi punësimin, sidomos mbi grupin më delikat të punëtorëve me kualifikim të ulët. Unë përmenda disa dega të cilat aktualisht krijojnë vende të punës për njerëz me kualifikim të lartë. Por aktualisht tregu i punës nuk krijon vende për njerëzit me arsim të ulët, ndryshe nga periudha para krizës.”
Sipas zonjës Nikollova, bullgarët me kualifikim të ulët duhet të mbështeten nëpërmjet një politike më të gjerë sociale, jo nëpërmjet rritjes së pagës minimale të punës.
Eksporti bullgar është njeri prej motorëve të ekonomisë. A do të pësoi ai dëme nga zhvillimi më i dobët ekonomik i Kinës?
“Si një ekonomi e hapur Bullgaria varet shumë nga eksporti i saj – mendon Desillava Nikollova. – Në periudhën pas krizës eksporti ishte motori kryesor i rritjes. Aktualisht vihet re një rrezik në rritje për ngadalësimin e eksportit, i cili rrjedh nga niveli më i ulët i ekonomisë kineze. Gjatë disa vjetëve të fundit Kina u kthye në importues të madh të mallrave nga Bullgaria. Vendi ynë eksporton kryesisht lëndë të para për ketë treg. Paralelisht me këtë nuk duhet të nënvlerësohet efekti dytësor nga ngadalësimi i ekonomisë kineze mbi eksportin bullgar në kuadrin e eksportit tonë ndaj ekonomive evropiane. Vendet e tjera të BE gjithashtu eksportojnë sasi serioze mallrash në tregun e Kinës, sidomos Gjermania, e cila është ndër partnerët më të mëdhenj tregtar të Bullgarisë. Ky efekt do të kishte ndikim, nëse ekonomia kineze shënon ngadalësime serioze.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..