Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori i telekomunikimit në Bullgari është në prag të 4G-s, Evropa përgatitet për 5G

БНР Новини
Foto: arkiv
Rrjeti i telekomunikimit po shtrihet mbi tërë rruzullin tokësor dhe në fakt është makina më e madhe dhe më e ndërlikuar, e krijuar nga njeriu. Të dhënat e Bashkimit Ndërkombëtar të TelekomunikaciONIT për vitin 2014  tregojnë se numri i përdoruesve  të shërbimeve mobile është pothuaj 6.9 mlrd, duke pasur parasysh se popullsia e globit është 7.1 mlrd. Sipas prognozave tregtare për vitin 2015 shitjet e smartfonave do të jenë më shumë sesa ato të kompjuterëve, tabletëve dhe lojëravekompjuterike, të llogaritur së bashku.

Më 15 shtator 1995 filloi funksionimi i rrjetit të parë GSM në Bullgari. Ai filloi të punonte me 6 stacione kryesore që mbulonin rajonet qendrore të Sofjes. 20 vjet më vonë numri i këtyre stacioneve është rreth 5000. 96% të territorit të Bullgarisë dhe 99% të popullsisë së saj kanë lidhje 3G.

Gjatë verës së vitit 2014 filloi ofrimi i internetit mobil në Bullgari me standard LTE (të brezit të katërt). Deri në fundin e vitit të kaluar përdoruesit bullgarë të LTE-së ishin 0.3% të të gjithë abonentëve të internetit mobil. Sipas ofertave të furnizuesve shpejtësia e download-it është deri më 75 Mbps, ajo e upload-it – deri më 25 Mbps dhe në varësi nga tarifa e zgjedhur të abonimit trafiku me shpejtësi maksimale mund të arrijë 300 GB për një muaj. Sipas të dhënave të BE-së për vitin 2014 Bullgaria është në një nga vendet e fundit ndër 36 shtetet anëtare me 36% abonentë në rajonet me rrjet të ndërtuar të brezit të katërt. Kjo përqindje për Evropë është 80.

СнимкаSpektri i domosdoshëm për ndërtimin e rrjetit 4G është 900, 1800, 2100 MHz dhe interesi i operatorëve ndaj këto gjerësi për zhvillimin e rrjeteve celulare të brezit të katërt është i madh. Aktualisht tërë spektri me gjerësi 900 MHz është ndarë barazisht midis tre operatorëve më të mëdhenj. Në fillim të shtatorit Komisioni për Rregullimin e Komunikacioneve shpalli se do të organizojë një tender për lëshimin e lejeve për përdorimin e spektrit të frekuencave në vijën 2.50-2.69 GHz. Këto frekuenca do t’u japin operatorëve mundësi për zhvillimin e rrjetit të brezit të katërt, i cili për fat të keq akoma nuk është ndërtuar plotësisht.

Në të njëjtën kohë në Japoni kanë ambicien të mbulojnë shtetin me rrjetin e parë 5G – pritet se funksionimi i tij do të fillojë para nisjes së Lojërave Olimpike në Tokio në vitin 2020. (5G do të arrijë shpejtësi më se 1 Gbps – diçka që do të lejojë shkarkimin e një filmi HD për 30 sekonda. Zhvillimi i standardeve për 5G rrjetet për Evropë është planifikuar në kuadrin e programit “Horizont 2020” me buxhet 6.2 mlrd. euro.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD