Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vila “Armira” është kandidate për UNESKO

БНР Новини
Foto: bulgariatravel.org

Vila antike “Armira” në rajonin e qytetit tonë jugor Ivajllovgrad do të kandidojë për përfshirje në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s, informoi zëvendësministrja e kulturës docentja Boni Petrunova. Bëhet fjalë për pallatin më të pasur privat nga koha e romakëve, të zbuluar në trojet bullgare.  Është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të I-rë pas Krishtit nga një aristokrat i dalluar trak. Ndërtesa mbresëlënëse me dy kate është me sipërfaqe 2132 metra katrore – me një tarracë panorame dhe shumë ambiente (dhoma gjymi, dhoma për mysafirët, salla për bankete, kuzhina, dhoma për punë për gratë, banja etj.). Vetëm në katin e parë ambientet janë 22, të ndërtuara rreth një pishine me madhësi 11x7 m. Në një pjesë të ndërtesës janë ruajtur mbeturinat e sistemit romak për ngrohje (hipokaustit). Gjatë gjysmës së parë të shekullit të II-të pranë vilës “Armira” është ndërtuar një atelie për përpunimin e mermerit të bardë, karakteristik për këtë rajon. Në të janë ftuar mjeshtër nga qyteti Afrodizia të Azisë së Vogël, të njohur me shkollën e vet më të madhe të skulpturës të asaj kohe.

СнимкаTërë kati i parë ka qenë mbuluar me pllaka mermeri të përpunuara në mënyrë të përsosur dhe me afreske (mbi muret e dhomave më të rëndësishme dhe mbi tërë pishinën). Shumë i çmueshëm është mozaiku nga dhoma më e madhe e gjymit, ku ndodhet imazhi i njëri nga pronarët, bashkë me dy fëmijët e tij – këto janë portretet e vetme mbi mozaik nga epoka romake, të gjetura tek ne. “Ky monument unik ka të gjitha cilësitë e domosdoshme për të bërë propozimin e ri të radhës bullgare për listën e UNESKO-s” – nënvizoi Boni Petrunova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD