Edhe sivjet Bullgaria u përfshi në Natën Evropiane të Shkencëtarëve. Përveç në Sofje ajo u zhvillua në qytetet Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora, kështu edhe në 300 qytete të tjera evropiane. Organizatori i ngjarjes për Bullgarinë ishte Këshilli Britanik. Qëllimi kryesor i nismës është që të tregohen dhe të shpjegohen sferat e ndryshme shkencore dhe mundësitë e shkencës, të inkurajohen ata që dëshirojnë të bëhen shkencëtarë dhe shpikës. Në natën e shkencëtarëve morën pjesë Akademia Bullgare e Shkencave, universitetet e ndryshme bullgare.
Galeria kombëtare “Kuadrat 500” gjithashtu u bë mikpritëse e leksioneve dhe demonstrimeve. Autor i njërit nga prezantimet ishte d-r Todor Çobanov, i cili është me arsim arkeologjik dhe është zëvendës kryebashkiak për kulturën në Bashkinë e Kryeqytetit.
“Para kishës “Shën Sofja” ndodhet tumula më e rëndësishme, e gjetur nga arkeologët në qytetin tonë – tregoi ai. – Ajo ka një veçori unike, që e bën atë interesante për historinë e Sofjes. Ky është varri i vetëm këtu me mbishkrim, që informon për një person konkret – vari i Honorit. Honori ka qenë shërbëtor i Zotit, që do të thotë peshkop. Kur ka vdekur (ndoshta në një moshë shumë të vjetër) qytetarët e lashtë e kanë ndërtuar për të këtë monument. Nga pikëpamja shkencore vari është me rëndësi të madhe sepse mbishkrimi mbi të është një përzierje e rrallë mes gjuhëve greke dhe latine. Dhe është një dëshmi e qartë për përzierjen e këtyre dy gjuhëve në shekullin V-VI në territorin e qytetit.”
Në prezantimin e tij doktori Çobanov tregoi për objektet arkeologjike në territorin e qytetit, mbi të cilat po punohet. Pritet se vitin e ardhshëm do të përfundojnë gërmimet pranë Portës Perëndimore të Serdikës (siç është emri i lashtë i kryeqytetit të tanishëm Sofje). Akoma në vitet e 70-të të shekullit të kaluar atje filluan gërmimet e dy kullave të portës dhe të një pjese të rrugës kryesore të qytetit. Bashkë me këtë ishte gjetur një mozaik, për të cilin supozohet se është pjesë e bazilikës së stërmadhe, të ndërtuar me porosinë e perandorit Konstantin të Madh. Supozohet gjithashtu se brenda saj është zhvilluar i famshmi Tubim Kishtar i Serdikës në vitin 343. Për të ishin të pranishëm peshkopët e tërë Perandorisë Romake, numri i të cilëve atëherë ka qenë 400 veta. Natyrisht ata kanë ardhur në Serdikë me shoqëruesit e tyre. Ndërtesa e vetme e gjetur deri tani, në të cilën mund të mblidhen në një vend aq shumë njerëz është pikërisht kjo bazilikë.
Dhe një hollësi tjetër: nën pjesën veriperëndimore të qendrës së sotme të Sofjes ndodhet qendra e dikurshme e Serdikës, mosha e së cilës është më se 3000-vjeçare.
Objekti më i ri arkeologjik, mbi të cilit po punohet është Forumi i Serdikës në rajonin e sheshit të sotëm “Shën Nedelja”. Ku ka qenë “agora” (sheshi kryesor i qytetit të lasht) akoma mbetet e paqartë, por dihet se nën themelet e hotelit të sotëm “Ballkan” ndodhen rrënojat e Këshillit Bashkiak të qytetit të atëhershëm. Është gjetur dhe diçka tjetër – një pallat i madh me thesar të pasur në themelet e tij. Në thesar ka kryesisht monedha jubilare.
Në historinë e saj mijëvjeçare Sofja gjithmonë ka qenë qendër administrative dhe shpirtërore e rajonit. Për këtë arsye nuk janë befasuese zbulimet e pasura në territorin e saj nga kohët e trakëve dhe nga epoka romake. Është pak e trishtueshme se ndërtesat e mëdha në qendrën e Sofjes të ndërtuara në kohën e socializmit si Këshilli Bashkiak, Presidenca, Dyqani Qendror Universal dhe hoteli “Ballkan” pengojnë zbulimin e studimin e trashëgimisë arkeologjike të Sofjes.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..