Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionati Evropian i Petankut “Allbena 2015” – Bullgaria u radhit në elitën evropiane

Foto: petanquealbena.com

Petanku është një sport i lashtë, por në të njëjtën kohë edhe i ri. Ndërkaq është i arritshëm si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit. Që të praktikoni mjaftojnë vetëm 12 topa prej metali, një top të vogël prej druri të quajtur koshonet – cochonnet – në përkthim tekstual nga frëngjishtjaderr – një terren i sheshtë, por jo aq i fortë dhe një grup miqsh. Birra nuk është pengesë, përkundrazi vetëm e shton gëzimin nga loja.Ndryshe sporti petank ka një histori të vjetër dhe shumë tradita. Në variantin e tij modern lindi në Francë në fillim të shekullit XX, por historia e garave me topa prej metali lidhet me një argëtim të vjetër provincial, rrënjët e të cilit janë në shekujt VIII – IX.

СнимкаSot loja është një sport kombëtar në Francë dhe ka një popullaritet të madh në Belgjik, Holandë dhe në disa vende të tjera evropiane, dhe në ish kolonitë franceze në Azi dhe Afrikë. Ditët tona ky sport i arritshëm dhe argëtues praktikohet nga miliona njerëz në mbarë botën. Fillimi i garave botërore të petankut u vu në vitin 1959. Para nja 15 vitesh sporti petank në Bullgari lidhej kryesisht me aventurat gazmore në filmat e artistit Lui djo Fjunes të cilat ai i përjetonte bashkë me kolegët nga policia në Sen-Trope. Mirëpo, në vitin 2000 një grup entuziastësh në krye me Stefan Stamovit themeluan Federatën Bullgare të Petankut. Pesë vite më vonë ekipi i Bullgarisë Diego Ricibëri debutimin e tij në skenën ndërkombëtare në Kampionatin Botëror në Bruksel. Në vitin 2009 Asociacioni Evropian i Petankut organizoi në Nica Kampionatin e Parë Evropian. Pikërisht aty udhëheqësi i delegacionit bullgar Emill Makarov për herë të parë i propozoi vendit tonë të organizojë një forum prestigjioz ndërkombëtar. Ideja u mirëprit nga udhëheqësit e federatës evropiane. Gjashtë vite më vonë nga 24 deri më 27 shtator në pushimoren bregdetare bullgare “Allbena” u zhvillua Kampionati i Katërtë Evropian të Petankut. Në të morën pjesë përfaqësues të 34 shteteve evropiane.

Kampionati në “Allbena” ishte tepër dramatik dhe solli jo pak rezultate të habitshme. Garat u zhvilluan në dy disiplina –hedhje precize dhe triple – treshe. Kampion i Evropës në hedhjen precize u bë nxënësi i shkollës italiane Diego Rici. Në final, pas hedhjeve suplementare, ai korri fitore mbi përfaqësuesin e Belgjikës Baton Logan. Para kësaj në gjysmëfinalet italiani eliminoi favoritin Dillan Roshe nga Franca. Mbajtës të medaljeve të bronzta u bënë francezi Roshe dhe sllovaku Juraj Valent. Në këtë disiplinë përfaqësuesi i Bullgarisë Adell Abdellmalek arriti suksesin më të madh për vendin tonë në një kampionat zyrtar ndërkombëtar. Ai zuri vendin e 6-të në klasifikimin përfundimtar. Nxënësi i shkollës algjeriane Malek, i cili konsiderohet përfaqësuesi më i mirë bullgar në petank, u prezantua tepër mirë. Në çerekfinalet ai luajti kundër francezit Roshe. Para kësaj kur caktoheshin rivalët për çerekfinalet ai regjistroi një rekord kombëtar nga 37 pika.

Kampionët nga FrancaNë garën midis tresheve kampion i Evropës herën e katërt me radhë u bë favoriti i Francës në përbërje: Dillan Roshe – kampion i pazëvendësueshëm botëror dhe evropian gjatë katër viteve të fundit; Anri Lakrua – tetë herë kampion botëror; Mishell Lua dhe Damien Juro. Në final francezët mundën ekipin e fortë të Zvicrës me 13 kundrejt 8. Mbajtës të medaljeve të bronzta u bënë ekipet e Spanjës dhe Monakos.

Ekipi bullgarSkuadra bullgare shënoi suksesin më të madh deri tani. Malek, bashkë me Atanas Makarovin dhe vëllezërit Orlin dhe Ivo Rusevi – kampionë të Bullgarisë për dy vitet e fundit, u radhitën në vendin e nëntë prestigjioz. Kjo u siguron bullgarëve të drejtën e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror vitin e ardhshëm në Malajzi. Bullgarët nën udhëheqjen e trajnerit Sedrik Fransisko-Çiko fituan 4 nga 8 ndeshjet. Në turneun e kualifikimeve ekipi bullgare u radhit para skuadrave të Polonisë, Bjellorusisë dhe Sllovakisë. Në klasifikimin përfundimtar bullgarët mbrapsën vetëm para mbajtësve të medaljeve të argjendta dhe të bronzta – Zvicrës dhe Spanjës. Në grupin për caktimin e çerek finalistëve bullgarët realizuan një fitore mbi skuadrën e Suedisë, por humbën nga Franca dhe Zvicra.

Pas kampionatit të gjithë njëzëri shprehën kënaqësinë nga kushtet e mrekullueshme të siguruara nga Bullgaria për zhvillimin e garës. Udhëheqësit e petankut evropian i falënderuan kryetarit të Federatës Bullgare të Petankut Kalin Panajotov dhe vullnetarëve për përpjekjet e shumta në përgatitjen e terreneve, për sigurimin e kushteve të domosdoshme dhe për kalimin e qetë të garës. Pjesëmarrësit e huaj ishin unanim, se kushtet në pushimoren bregdetare “Allbena” janë të mrekullueshme. Kështu sporti petank, i cili sipas një legjende u krijua me mjete ushtarake – gjylet e pashfrytëzuara të topave, lindi shumë miqësi midis përfaqësuesve të mbarë Evropës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Vlladimir Neshkov, Manuell Savov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD