“Nasekomix” bashkon disa emra të rinj dhe të njohur nga skena bullgare – Mihaill Vlladimirov Josifov (kitarë), Aleksandër Daniellov (beteri), Georgi Donçev (kontrabas) dhe Andronia Popova (Roni) (vokal dhe fizarmonikë). Disku përfshin 15 këngë, shumica prej të cilave janë në bullgarisht, teksti është i Marij Rosenit. Është incizuar në malin Rodope, në krahina gurore, plotë mistikë dhe legjenda. Ndër këto krahina është vendi i shenjtë pranë Tatulit, ku supozohet se ndodhet varri i Orfeut, si edhe krahinat Glluhite Kamëni (Gurët e Shurdhër), Belintash, Çudnite Mosotve (Urët e Çuditshme).
Si lindi ideja për incizimin e albumit të dytë në këto vende origjinale? Më shumë hollësi na tregon Roni:
“Gjatë vitit 2009 doli në treg albumi ynë i parë “Adam’s Bushes Eva’s Deep” dhe organizuam një turne. Atëherë filluam të interpretojmë shumë këngë të reja, të cilat lindnin në një moment të veçantë, sipas situatës. Të gjitha ato ishin lidhur drejtpërsëdrejti me natyrën. Periudha e jetës sonë ishte e tillë. Atëherë të gjithë ne interesoheshim se si një njeri mund të provokonte aftësitë e tij, duke bërë lidhje me natyrën. Tekstet, të cilat na shkruante atëherë Marij, e përmbanin këtë ndjenjë përrallore, kur jemi ndër natyrë. Atje flitet për gjigantë dhe xhuxhë. Natyra na bën për të gjetur vetveten, ajo ruan një energji të jashtëzakonshme, të cilën ne përpiqemi ta koordinojmë në këngët tona në album.”
“Gjigantët dhe xhuxhët” është një metaforë e shkëlqyeshme e gjendjes së njeriut – vazhdon tregimin e vet Roni. Nganjëherë jemi gjigantë, nganjëherë jemi të guximshëm si xhuxhë, por jemi të vegjël.” Premiera e albumit ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Ajo u mbajt në Alma Mater në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Salla është katrore, kurse ne donim që publiku të ishte pranë nesh, sikurse kishim repeticion, si një koncert në shtëpi, si të thuash. Në dallim të albumit tonë të parë, i cili ishte plotë emocione, “Gjigantët dhe Xhuxhët” është më intim. Prandaj kërkuam një mjedis të përshtatshëm, i cili t’u përgjigjet emocioneve të albumit. Kontakti me publikun ishte i mrekullueshëm. Pas kësaj nuk mund të ndaheshim. Njerëzit mbetën me ne dhe madje na ndihmuan në transportimin e aparaturës pas koncertit.”
Si muzikantët nga “Nasekomix” i krijojnë këngët e tyre, cilat prej tyre janë ndikuar më fort nga vendet e fshehta?
“I dua shumë të gjitha këngët e miь. Në fillim të gjitha këto kompozime nuk kishin një formë konkrete, madje nuk kishte instrumental. Imporvizonim shumë gjatë incizimeve. Thënë shkurtimisht ky material ishte një provokim i vërtetë për muzikantët. Një prej këngëve të fundit “Po vjen koha e re” e incizova pa ide konkrete. Melodinë e krijova në Belintash, kurse pas kësaj Misho e krijoi tërë instrumentalin. Nuk ka ndonjë gjenerator konkret të ideve. Nuk ka dhe ndonjë gjini konkretе të këngëve tona. Çdo një prej nesh i provon idetë e veta, kështu qe ato të mund të dëgjohen. Për përhapjen e albumit bashkëpunuam me një shtëpi botuese, e cila sivjet do të mbushë 25 vjet nga krijimi i saj. Atëherë do të paraqesim edhe një herë albumin “Gjigantët dhe Xhuxhët”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..