Perdja ra, aktorët nisën duke menduar se kanë plotësuar detyrat e tyre, derisa publiku mbeti krejt i hutuar. Kështu në fund të kësaj jave në Nju Jork përfundoi sesioni i shumëpritur i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pritej se elita botërore do të merrte vendime konkrete për problemet më të dhimbshme të Planetit, midis tyre edhe për konfliktin në Siri, i cili është shkaku për valën e stërmadhe të migrantëve në shtetet e pasura të Kontinentit të Vjetër, kështu edhe për kërcënimin në rritje nga Shteti Islamik. Motoja e sesionit të sivjetshëm ishte “Organizata e Fortë e Kombeve të Bashkuara. Një botë më e mirë”. Për fat të keq të dy mesazhet mbetën vetëm urime të mira.
Në këtë forum Bullgaria u prezantua nga presidenti Rosen Plevneliev. Në fjalinë e tij në debatin e përbashkët të sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ai nënvizoi se veprimet e koordinuara të komunitetit ndërkombëtar kundër ekstremizmit agresiv kanë një rol vendimtar dhe se OKB-ja është platforma më e mirë për menaxhimin dhe koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare. Plevnelievi nuk përmendi konkretisht Shtetin Islamik, por tha se derisa vazhdon konflikti në Siri do të vazhdojë edhe kriza e refugjatëve. Ai bëri thirrje për këtë se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë ndonjë mënyrë për diferencimin e njerëzve që shpëtohen nga lufta nga ata, të cilët kërkojnë vetëm kushte më të mira për jetë. Presidenti bullgar shtoi gjithashtu se kriza e migrantëve sjell shumë rreziqe për sigurinë. Përveç mundësive për infiltrimin e ekstremistëve në territorin e Evropës, ajo shtron çështjen për trafikun ilegal të njerëzve, që kërkon veprime të menjëhershme dhe të koordinuara, tha Plevnelievi.
Në fakt kërcënimi i Shtetit Islamik, kriza në Siri dhe vala e migrantëve janë çështje të ndërlidhura. Për minimalizimin e ndikimit të Shtetit Islamik dhe për kufizimin e migracionit ka nevojë për një zgjidhje efektive të konfliktit në Siri. Dhe në këtë lidhje ka nevojë për mirëkuptim mes SHBA-së dhe Rusisë. Takimi i Obamës dhe Putinit në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tregoi se pozitat e dy superfuqive janë krejt të ndryshme. Dhe sipas analizatorëve, bile që të gjejnë ndonjë kompromis ai do të mbetet vetëm formal.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve..