Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një histori sociale e psikiatrisë bullgare nga koha e komunizmit

БНР Новини

Çfarë ndryshime u bënë në psikiatrinë bullgare pas vitit 1994 dhe si vendosja e ideologjisë komuniste ndryshoi mjekimin dhe qëndrimin ndaj pacientit? Çfarë ishte specifike në praktikën klinike dhe cilat ishin shpërdorimet politike të regjimit, i cili e shfrytëzonte psikiatrinë në mosmarrëveshjet me njerëzit me bindje të ndryshme dhe disidentët? Ato janë pyetjet, përgjigjen e të cilëve kërkon studiuesi i ri me bursë “Fullbrajt” Xhulian Shehirjan në kuadrin e analizimit të historisë sociale të psikiatrisë dhe psikoterapisë në Republikën Popullore të Bullgarisë.

Xhulian Shehirjan në qendrën kulturore “Shtëpinë e Kuqe” në SofjeMë 24 shtator në “Shtëpinë e Kuqe” ai prezantoi para publikut bullgar disa prej konkluzioneve të bazuara mbi arkivat dhe intervistat me personel mjekësor nga koha e komunizmit. Puna kryesore e shkencëtarit të ri u përqendrua mbi rezultatet e metodave sovjetike të mjekimit të vendosura pas vitit 1994, metoda këto të cilat kishin të bëjnë me shfrytëzimin e tepruar të medikamenteve, me ideologjizimin dhe me institucionalizimin e problemeve psikike.

E pyetëm si lindi interesi i tij ndaj kësaj teme:

“Interesi im daton që kur për herë të parë vendosa kontakte me psikiatër të Spitalit “Sejnt Elizabeth” në Shtetin Uashington. Megjithëqë gjatë studimeve mësova psikanalizë dhe aplikimin e saj në patologjinë me qëllim komunikim me njerëzit me devijime nga norma, deri atëherë nuk kisha përshtypje nga qëndrimi i shoqërisë ndaj njerëzve me devijime psikike. Në Shtetet e Bashkuara dominon qëndrimi materialist. Atëherë te unë lindi pyetja, si u zhvillua psikiatria në Bullgari, ku pas Çlirimit nga zgjedha turke në vitin 1878 filloi një periudhë ashëdente të modernizimit dhe të depërtimit të metodave të ndryshme të mjekimit, duke përfshirë edhe psikanalizën. Mirëpo, çfarë ndodh pas vitit 1944, kur ideologjia u ndryshuar? Dhe në përgjithësi çfarë ishte fati i bullgarit, i cili që nga Çlirimi e deri më sot është objekt i ideologjive të llojllojshme dhe të praktikave të ndryshme klinike?”

Xhulian Shehirjan thekson, se gjatë komunizmit kishte mjekë terapeutik dhe psikiatër me qëndrim krejt të ndryshëm, të cilët arritën të shmangin represionet dhe pushimet nga puna. Ata përpiqeshin të sillen ndaj vuajtjeve të njeriut me metoda, që dalloheshin nga ideologjia zyrtare. Për shembull publikimet e profesorit Nikolla Shipkovenski, të lidhura me “terapinë çliruese”, e cila përqendrohet mbi personalitetin dhe ka për qëllim ndryshimin e mënyrës në të cilën pacienti e pranon vet veten.

Psikoterapia dhe psikanaliza pranoheshin si të rrezikshme për shoqërinë socialiste. Mirëpo, në vitet 70-të të shekullit të kaluar shumë prej psikologëve dhe psikiatërve filluan të interesohen për terapinë individuale dhe psikanalizën. Ata përpiqeshin të fshehin dituritë e tyre në këtë fushë me terapinë e lejuar zyrtarisht në grupe. Lidhur me këtë shkencëtari i ri Xhulian Shehirjan shpjegon:

“Ata filluan të praktikojnë terapinë individuale në mënyrë të fshehët jashtë orarit të punës. Kjo ndodhi në një klinikë fëmijësh, ku ata takoheshin me njerëz të moshuar. Ky rreth u formua pas të ashtuquajturit “Simpozium Danubian”, qëllimi i të cilit ishte të stimulohet interesi i mjekëve bullgarë ndaj terapisë në grupe. Kjo formë e re më lehtë përputhej me ideologjinë komuniste, sepse përfshinte individin në një kolektiv.”

Terapia me punë, qyteti i Lloveçit në vitin 1966, burra dhe gra bëjnë fshesëTerapia me punë është një nga specifikat e praktikës psikiatrike gjatë komunizmit. Ajo nuk pranohej në SHBA-në, sepse konsiderohej si një ndëshkim i vendosur nga komunistët mbi njerëzit me psikikë të sëmurë. Mirëpo, kjo nuk ishte ashtu, komenton Shekirjani. Një studim bërë në Vërmont ndër njerëzit me skizofreni, tregon, se terapia me punë është një mënyrë efikase për formimin e një mjedisi të përshtatshëm për të sëmurët, që punojnë në kolektiv. Gjatë studimeve Xhulian Shehirjan zbuloi edhe shembuj për shpërdorim politik të regjimit me psikiatrinë. Lidhur me këtë ai tregon:

Terapia me punë, Departamenti i Psikiatrisë, Spitali i Qarkut të Lloveçit, viti 1966“Profesori Milenkov kujtoi një praktikë, e cila flet për shpërdorimet politike të regjimit me psikiatrinë. Gjatë vizitave të diplomatëve perëndimorë, një kamionë e Ministrisë së Punëve të Brendshme kalonte përmes qytetit dhe mblidhte nga rrugët dhe lulishtet njerëzit që nuk dukeshin mirë dhe nuk kishin sjellje të ndershme. Milicët i silleshin në psikiatrinë nën pretekstin, se ata dukeshin me probleme psikike dhe se nevojiteshin për diagnozë. Mjekët bënin analiza që vazhduan disa ditë, dhe kështu sigurohej qetësi gjatë periudhës së vizitës së diplomatëve dhe burrështetasve në Bullgari.”

Në përfundim studiuesi i ri paralajmëron, se: “Ideologjia është me rëndësi, por nuk duhet të harrohet se ajo është një frenë, sepse psikiatria praktikohet nga njerëz. Do të jetë naive të mendohet, se gjatë kohës së komunizmit nuk bëheshin eksperimente, nuk aplikoheshin inovacione, nuk kishte konflikte.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga aktivi personal i Xhulian Shehirjanit dhe prof. Kiril Millenkovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD