Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja është në duart e shpikësve të rinj

БНР Новини
Foto: bia-bg.com

16-vjeçari Dimitër Rangellov dhe 17-vjeçari Stefan Raçev, nxënës në gjimnazin profesional kombëtar “Xhon Atanasov”, janë fituesit e konkursit të sivjetshëm “Shpikës të rinj”. Konkursi zhvillohet për vitin e tretë me radhë. Organizator është fondacioni “Minju Ballkanski” në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike Bullgare. Qëllimi është provokim i interesit të të rinjve ndaj shkencave.

Dy të rinjtë fituan konkursin me tri shpikje – karrocë autonome, zile shkollore automatike dhe matës tapash. Dy prej këtyre tri shpikjeve tashmë përdoren në praktikë – zilja shkollore punon në shkollën e të rinjve. Matësi i tapave përdoret në një fabrikë për prodhimin e pijeve freskuese në Pernik (Bullgari Perëndimore).

Më shumë për projektet e tyre na treguan Dimitër dhe Stefan:

“Karroca autonome është me dy senzorë infra të kuq dhe me një senzor zhurmash. Senzorët infra të kuq janë për evitimin e pengesave dhe punojnë 10 centimetra përpara. Senzori për zhurmë është për 50 centimetra përpara. Karroca mund të përdoret nga të verbëritë. Ajo krijon një kartë të terrenit para përdoruesit dhe kështu ai mund të kuptojë ku ka pengesë. Muznd të shkojë përpara njeriut të verbër dhe të tregojë rreziqet eventuale” – tha Stefan Raçev. “Projekti ynë i dytë është një zile shkollore , e cila tashmë punon në shkollën tonë. Mund të përdoret me grafikë të ndryshëm. Është gjysmë autonome – d.m.th. kur vendoset duhet të ndizet. Pastaj ajo punon automakisht dhe kështu evitohen gabimet njerëzore. Projekti i tretë është një matës i tapave. Tashmë disa muaj punon në një fabrikë për pije freskuese dhe me një algoritëm të posaçëm llogarit sasinë për mbushje në çdo një shishe dhe për sa shishe ka nevojë. Mund të përdoret në industri, por akoma nuk e kemi patentuar” – tregoi Dimitër Rangellov.

Çmimi i konkursit është një pajisje teknike të domosdoshme për përsosjen e projekteve dhe për shpikje të reja. Për të ardhmen të rinjtë kanë ide të përbashkëta. Shpresojnë se çmimi do t’i lejojë të punojnë më efektivisht mbi një projekt të ri  -pajisje që do të ofrojë informacion për gjendjen e rrugëve dhe do të ndihmojë për evitimin e aksidenteve.

СнимкаVendin e dytë në konkurs e zunë Ilian Iliev nga Gjimnazi i Gjuhëve të Huaja – Plovdiv dhe Konstantin Dimitrov nga shkolla e mesme “Canko Cerkovski” të qytetit Polski Trëmbesh (Bullgari Veriore). Projektet e tyre janë në sferën e robotikës dhe automatikës.

СнимкаNë vend të tretë janë Denisllav Kirillov, Melani Eftimova dhe Daniell Velinov nga qyteti Kystendill (Bullgari Jugperëndimore). Projekti i tyre është lidhur me përdorimin e dritës fluoreshente në analizat mikroskopike të tokës. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD