Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stojo Petkov: “Objektivi është syri im i tretë”

БНР Новини
3
Foto: Stojo Petkov

Më 15 tetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Bastunit të Bardhë. Kjo ditë i është kushtuar së drejtës për lëvizjen më të lehtë të njerëzve të verbër. Shënohet nga viti 1969 me vendim të Federatës Ndërkombëtare të të Verbërve me qëllim tërheqjen e vëmendjes së shoqërisë ndërkombëtare ndaj problemeve të njerëzve me probleme të të parit.

СнимкаBastuni i Bardhë është pranuar dhe si shenje mbrojtëse në ligjet për trafikun rrugor në të gjitha vendet e botës. Është pranuar si simbol për mëvetësinë e njerëzve të verbër. Në Bullgari 15 tetori është shënuar për herë të parë në vitin 1980 me aktivitete të organizuara nga Bashkimi i të Verbërve në Bullgari. Në vendin tonë ka rreth 18 mijë të verbër. E përfytyroni vet, në qoftë se  trokitja e bastunit të bardh është orientiri juaj i vetëm. Do të lëvizni vështirë, sidomos në qoftë se jetoni në ndonjë vendbanim bullgar, ku trotuaret që nuk janë të sheshta, mungesat e pllakave dhe gropave janë pengesat e përditshme me të cilat përballen njerëzit e verbër. E përditshmja e tyre është e vështirë, por ata kanë ambiciet dhe ëndrrat e veta dhe për realizimin e tyre kanë nevojë nga përkrahja jonë. Në ditën e sotme do t’ju tregojmë për një krijues-ëndërrtar – për Stojo Petkovin, 26 vjeçar nga Plovdivi. Në vitin 2008 ka mbaruar kurs të fotografisë te profesori Nikolla Lautliev në Akademinë e Arteve në Plovdiv. Stojo nuk është  i riu i radhës me fotoaparat. Ai është një krijues i pasionuar i cili beson në vetvete dhe në mundësitë e veta. Për krijimtarinë e tij hapi dyer Qendra -muze për Histori Bashkëkohore në Plovdiv, ku Stojo radhiti ekspozitën e tij të parë vetjake nën titulli “Objektivi – syri im i tretë”.

Снимка“E quajta ekspozitën “Objektivi – syri im i tretë” sepse unë kam vetëm 15%  prej shikimit d.m.th. jam me problem të të parit dhe dua t’u tregojë njerëzve, se edhe të ndryshmit gjithashtu kanë mundësi. Me anën e fotografisë e shoh botën më mirë. Fotoaparati më tërheq që nga fëmijëria. Bashkë me familjen tim udhëtojmë nëpër Bullgarinë dhe unë fotografoj objekte të ndryshme. Disa janë nën temat e përfshira në ekspozitë: arkitektura, portreti, peizazhi, teatri dhe sporti. E shoh botën më të bukur dhe më të mirë. Projektet e mia për të ardhmen janë të lidhura gjithashtu me fotografinë. Dua që ajo të mos jetë hobi, por profesion për mua. Tashmë jam duke u përgatitur ekspozitën e dytë, vetëm moton nuk e kam zgjedhur ende. Synoj “të kapë” çastin me fotoaparatin dhe të sfidojë spektatorët të zbulojnë mesazhet, të gjejnë për vete ato gjëra që janë fshehur prapa fotografive. Kam dëshirë të hapë një studio time. Kam dëshirë të ndihmojë  njerëzit e tjerë me probleme të ngjashme me timin që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrat e tyre.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD